gadget-top3-vere2017
Lajmet e fundit

Top 3 gadget 📲 që ju duhen për pushimet verore 2017 🍉 🌅 🌴 🏖

Vera filloi me ditët me diell dhe me festat e shumëpritura për ata që janë tashmë të lirë nga angazhimet e punës dhe shkollës. Cilado qoftë situata juaj, ne kemi vendosur një përzgjedhje të kujdesshme të pajisjeve teknologjike të vogla (gadget) për të shijuar verën. Rezultati është një listë me top 3 propozimet për të gjitha nevojat dhe buxhetet. Ju garantojmë se të gjitha gadget kanë kualitet dhe cilësi të lartë.

[ms_heading style=”doubleline” color=”#81d742″ border_color=”#81d742″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]1. USB “On The Go”[/ms_heading]

 

USB-gadget-sandisk-foto

Sipas një studimi me ardhjen e verës realizojmë 3 herë më shumë fotografi sesa në dimër. Për këtë arsye celularit tonë mund ti mbarojë shumë shpejt memoria e brëndshme si edhe microSD. Nëse nuk dëshironi ti fshini fotot shpejt e shpejt ose thjesht doni ti ruani të gjitha atëherë mund të përdorni USB “On The Go”. Lidhni direkt USB me celularin tuaj dhe trasferoni të gjitha fotot tek USB (duke liruar kështu memorien e celularit). Kur pushimet të mbarojnë 😢 mund të lidhni USB me kompjuterin tuaj personal dhe ti trasferoni të gjitha fotot. Duke filluar nga vetëm €12.76. Më poshtë keni versioni si për celularin tuaj Android si për celularin tuaj iOS.

[ms_heading style=”doubleline” color=”#81d742″ border_color=”#81d742″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]2. Karikues celulari me panel diellor 🌞[/ms_heading]

Sa herë ju shkarkohet celulari gjatë ditës normalisht? Imagjinoni sa herë në verë duke shkrepur 100 foto në ditë + video + telefonata etj. Zgjidhja është e thjeshtë. Kthejmë energjinë diellore në bateri për celularin. Karikuesi Dodocool është perfekt. Ka një bateri prej 10.000mAh (mund të karikoni 5 herë celularin tuaj) dhe karikohet direkt vetë nga rrezet e diellit. Atëherë sipas mendimit tuaj është më mirë të keni 7 powerbank në një grup miqsh apo vetëm një që nuk mbaron kurrë? Dodocool nuk ka problem as ujin dhe as pluhërat.

Tek portat USB mund të karikoni një celular me 5V dhe 2.1A ose dy celularë njëkohsisht duke zvogëluar korentin në 1A. Çmimi më pak se €50

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#81d742″ border_color=”#81d742″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]3. FileHUB nga RavPower[/ms_heading]

 

FileHUB është një produkt me funksione të ndryshme: PowerBank (karikues celulari), WiFi Extender (përhapës sinjali wireless), NAS, Router dhe AccessPoint. Edhe pse kompakte ka një bateri prej 6000 mAh që e lejon atë që të ketë rezerva të energjisë për rreth 5 orë përdorimi të vazhdueshëm me streaming video. Bateria mund të përdoret si karikues për celularin me anë të portës USB me prodhim 5V 1A.

Mund të lidhet me një rrjet WiFi dhe të veprojë si një Extender me WiFi b/g/n 2.4 GHz deri në 300 Mbps. Falë kabllit Ethernet Cat5E mund të përfaqësojë një Access Point për 5 pajisje në të njëjtin moment. Përndryshe mund të lidheni me një modem dhe ta përdorni si një router (konfigurimit nuk është i lehtë).

Karakteristika kryesore, megjithatë, është se lexon pajisjet e magazinimit në sajë të një porte SD dhe microSD deri në 128GB (NTFS/FAT16/FAT32) dhe në një poret USB. Pasi të jenë të lidhur pajisja do të bëhet e arritshme nëpërmjet rrjetit të krijuar nga FileHub. Përndryshe, ju mund të lidheni me anë të kabllit ose WiFi me një rrjet dhe pajisjet ekzistuese  do dalin në nivel lokal online. Me këtë funksion, FileHub + Hard disk mund të krijoni një NAS (Network Attached Storage) të vërtetë.

Ju mund të bleni FILEHUB në Amazon për vetëm 42.99 €.

 

Çfarë mendoni mbi këto gadget? Kush ju pëlqen më shumë?

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.