telefonat me te shitur ne bote iOS ose Android
Lajmet e fundit

3 celularet me te mire poshte $200 [MAJ 2019]😱😱

Maj 2019 – 3 celularet me te mire poshtë 200$

Maj 2019 – 3 celularet me te mire poshtë 200$. Nuk keni një buxhet të madh në dispozicionin tuaj? Mos u shqetësoni, këtu kemi 3 celularët kryesorë  që mund ti merrni për më pak se 200 dollarë 👉 le ti kontrollojmë ato!

Redmi Note 7 – Skeda Teknike

Si në pjesën më të madhe të listës sonë nën 200$, ne do të fillojmë me një pajisje Xiaomi; pikerisht Redmi Note 7 4GB RAM. Ky celularësh kompakt me nje ekran 6.3″ mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 660, 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme 😍😍😍 Celulari ka mundesine edhe te memories SD.

 

3 celularet me te mire - redmi note 7

Xiaomi Redmi Note 7 gjithashtu vjen me një kamerë të pasme me rezolucion të lartë 48MP, një fotokamere për selfie 13MP dhe një bateri të madhe (për madhësinë) 4000mAh. Celulari është në dispozicion në një version global, kështu që do të thotë se mbështet 4G LTE në grupin 20 (ndër të tjera), mjaft vendimtar në Evropë. Porta USB-C ndihmon ne karikimin e shpejte te celularit.

 

Xiaomi Mi 8 Lite – Skeda Teknike

Dëshironi të keni një telefon Xiaomi për vlerën e tij për para, me MIUI-n e fundit? Kontrolloni Mi 8 Lite. Ky eshte versioni i vogel i Xiaomi Mi 8, me Qualcomm Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 64 GB  memorie të brendshme.

3 celularet me te mire - mi 8 lite

 

Në anën e lidhjes kemi mbështetje për rrjetet 4G LTE, duke përfshirë grupin 20; bateria e integruar ka një kapacitet prej 3350mAh. Dy fotokamerat kryesore jane prej 12+5 MP ndersa ajo e selfiet eshte prej 24MP. Ekrani eshte 6.26 FHD+.

 

Huawei Honor 10 Lite – Skeda Teknike

Nëse jeni të gatshëm të shpenzoni pak më shumë se $200, atëherë duhet të shikoni Huawei Honor 10 Lite. Telefoni Honor, i lançuar kohët e fundit, kryen shumë funksione fale procesorit te fuqishëm HiSilicon KIRIN 710 CPU, e lidhur me 3/4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme (expandable). Do kemi një ekran të madh prej 6.21″ FHD + 18:9 dhe konfigurimi i dyfishtë i kamerave Huawei.

3 celularet me te mire - honor 10 lite 

 

Kombinimi i kamerës së pasme është i përbërë nga një sensor kryesor prej 13MP me F/2.2 që mund të regjistrojë video 4K dhe një 5MP të mesme për të krijuar foto me efekt të zbukuruar bokeh; ndërkohë në pjesën e përparme gjejmë një kamera 24MP me aperturë F/2.0.

Huawei Honor 7x është ushqyer nga një bateri kapaciteti 3400mAh dhe mbështet lidhjen 4G LTE në shumë rrjete, për fat të keq për evropianët nuk ka asnjë mbështetje grupi 20. Ka NFC dhe vjen direkt me Android 9 Pie te instaluar.

ose.al – shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

3 thoughts on “3 celularet me te mire poshte $200 [MAJ 2019]😱😱

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.