samsung galaxy J7 nxt-foto
Celulare Lajmet e fundit

📱Samsung Galaxy J7 NXT: shtohet familja Galaxy

Samsung ka njoftuar zyrtarisht një smartphone të ri në Indi. Ai bën pjesë në klasën e ulët të grupit J. Do të quhet: Samsung Galaxy J7 NXT.

Për sa i përket karakteristikave teknike, Galaxy J7 Nxt do të ketë me një ekran Super AMOLED 5.5″ me rizolucion HD. Proçesor Octa Core KOS me 1.6GHz dhe 2GB RAM. Memorie të brendshme do jetë prej 16GB dhe nëpërmjet një mikro SD mund të shtojmë deri në 256GB. Bateria është 3000 mAh dhe nuk duhet ta kemi problem që të kalojmë 24-orët.

Lexo edhe Data zyrtare e Galaxy Note 8

Sistemi operativ është Android 7.0 Nougat, ndërsa sektori media përbëhet nga një kamera 13MP të pasme dhe një 5MP përpara (për selfie).

Skeda teknike

Ekrani: Super AMOLED 5,5 “rezolucion HD (1280×720)
Proçesori: Octa Core @ 1.6GH
RAM: 2 GB
Memoria: 16GB hapësirë të brendshme (SD mikro deri në 256GB)
Kamera: 13MP
Kamera për selfie: 5MP
Sistemi operativ: Android 7.0 Nougat
Bateria: 3000 mAh
Përmasat: 152.4 x 78.6 x 7.6 mm
Pesha: 170g

Pajisja do të jetë në dispozicion për blerje vetëm në Indi me një çmim prej rreth 154 euro. Asnjë informacion mbi komercializimin e mundshëm në Europë. Besojmë gjithsesi se do importohet shumë shpejt nëse do ketë sukses.

©ose.al • shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “📱Samsung Galaxy J7 NXT: shtohet familja Galaxy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.