Objektivi ynë

ose.aleshte nje platforme online e krijuar rishtazi nga nje grup te apasionuarisht dhe ekspertesh ne fushen e teknologjise ne pergjithesi, me vemendje te veçante per boten e Smartphone.
 
Platforma i sherben perdoruesit final te forumit informacione te detajuara teknike, recensione mbi produktet, keshilla mbi investimet dhe shpenzimet teknologjike, asistence telematike mbi problematikat e ndryshme.
 
Perdoruesit dhe miqte e platformes i gezojne keto sherbime totalisht FALAS. 
 
Sherbimi falas, trasparent dhe ekspert mundeson aktualisht rreth 400 klikime ne dite ne faqen
 www.ose.al dhe rreth 9.500 ndjekes ne faqen Facebook. Numrat jane ne rritje eksponenciale  ndonese forumi ka nisur pune ne maj te vitit 2017.

Kush jemi

Editor in Chief - Developer, Social Media & Creative Director

I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".

Editor in Chief - Legal Affairs, Representative & PR Manager

Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Deputy Editor - Programmer & IT expert

Diplomuar në Inxhinieri Informatike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, aktualisht ushtroj profesionin e "Software Developer". Pasioni për teknologjinë më shtyu të bëhem pjesë e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë", vëndi ideal për të ndarë këtë pasion me lexuesit e shumtë.

Deputy Editor - Developer & IT Expert

Jam diplomuar për Informatikë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Bota e teknologjisë dhe njohuritë e reja më kanë tërhequr gjithnjë dhe tek "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë" gjeta vëndin e përshtatshëm për të shkëmbyer njohuritë e mia si dhe për të marrë informacione të reja e të vazhdueshme.

News Editor - Senior Reporter & Secretary

Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

News Editor

Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

News Editor

Ekonomist dhe përkthyes i apasionuar pas teknologjisë dhe sidomos pas smartfonëve. Gjeta hapësirën për të shkruajtur tek "ose.al - Shtëpia e teknologjisë", ku shpirti i skuadrës dhe pasioni ka formuar një portal pararojë për të gjithë shqiptarët.