Celulare Krahasime

ZTE AXON 9 top class i ri me çmim te ulet dhe karakteristikat top!

ZTE Axon 9 eshte konfirmuar nga kompania kineze si trasheguesi i Axon 7, dhe do te prezantohet ne vitin 2018. CEO i ZTE, mister Cheng Lixin, pelqeu disa imazhe te publikuara ne social network kinez Weibo, te cilat thuhej se paraqesnin per here te pare ZTE Axon 9.

Megjithese materiali ne fjale nuk mundet te quhet absolutish zyrtar, mund te thuhet se te pakten eshte i perafert me imazhin qe ka ne koke zoti Lixin per Axon 9. Shihet qe design-i do te jete modren, tashme duke ndjekur moden e momentit. Ekrani thuajse pa korniza dhe me raport 18:9. Fotokamera kyesore do te jete e tipit “Dual Camera” ndersa ekrani vete do te kete teknologjine AMOLED prej 6” dhe rezolucion 2880 x 1440 pixel.

Top class do te jete dhe proçesori i ZTE Axon 9, pra SnapDragon 845, i ndihmuar nga 4 GB RAM dhe 64 GB ROM. Sistemi operativ i bazuar normalisht ne Android Oreo 8.0. Ne fakt pritet qe te kete dhe variante te tjera me RAM me te larte se “vetem” 4 GB.

Sensoret e fotokamerave do te jene te pakten prej 20 MP per ate kryesoren, dhe 13 MP per fotokameren selfie.

Celulari pritet te prezantohet ne eventin MWC 2018 ne Barcelone, dhe do te kete me siguri nje çmim mjaft interesant per keto karakteristika, qe llogaritet diçka me shume se 400 $ nga fabrika.

Foto ZTE Axon 9:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.