Surface Go vs. iPad

0
326
views
surface vs ipad

A do të mundet Surface i ri nga Microsoft të vjedhë vëmendjen e të famshmit iPad ?

Surface Go dhe iPad janë dy tabletët më të fuqishëm momentalisht. Por jo të gjithë tabletët janë të krijuar njësoj. Nga të gjithë tabletët e tjerë më kosto të ulët në treg – Microsoft duket se nuk ndalet së rivalizuari Apple dhe qëllimi i vetëm është mposhtja e Apple.

Në këtë postim do të krahasojmë gjerësisht dy modelet më të kërkuara në treg momentalisht. Së bashku do të ekzaminojmë të dyja rastet si atë të blerjes së një Surface Go – dhe – atë të blerjes së një iPad. Shpresojmë që dhe ju lexuesve tju informojmë më shumë. Ndoshta më pas të vendosni nëse doni të bleni një tablet së shpejti.

Të dy pajisjet touchscreen kanë hardware të mirë, display fantastik dhe gjithashtu janë lehtësisht të transportueshëm.

Të gjithë i bëjmë pytje vetes tani se kush është më i miri? Për tju përgjigjur kësaj pyetjeje do vendosim kokë-më-kokë Surface Go 400$ dhe iPad 360$ në një duel klasik.

Fillimisht do të shpjegojmë tre pikat kryesore të krahasimit – DIZANJIPERFORMANCA – dhe – PORTABILITETI. Më pas do të japim avantazhet e blerjes të secilit nga tabletët. Në fund do jetë një konkluzion përfundimtar për sa i përket të dy tabletëve.

Tani bëhuni gati sepse për gati 10 minuta do të jemi bashkë në këtë maratonë. Le të fillojmë shpejt pa humbur kohë. 😉 😛

sufrace vs ipad

DIZANJI
Apple iPad i 2018 vjen me dizanjin klasik të të të gjithsë serisë së iPad-ëve. Në ndryshim nga paraardhësit e tij ai duket krejt njëlloj dhe kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Pamja e përgjithshme e të dy tabletëve në fakt duket me të vërtetë premium. Por duhet ta pranojmë që kjo nuk është ajo më superiorianë botën e teknologjisë.

Është e qartë se Surface Go është shumë mirë i përshtatur me mouse dhe tastierë sesa me touch.

Nga ana tjetër software i iPad nga Apple është më shumë funksional dhe i përshtatshëm për touch.

Kur vjen puna tek lidhjet e jashtme, Surface Go vjen me një USB-C. Gjithashtu është i pajisur me lexues karte MicoSDXC dhe sigurisht vend per kufje. Dihet që iPad ka më pak mundësi lidhjeje me vetem një vend për kufje dhe një Lighting port.

Software tek dyja është dallueshëm i ndryshëm. Apple iPad është i fuqizuar nga platforma iOS dhe është i limituar tek aplikacionet nga App Store. Ndërsa Surface Go fuqizohet nga Windows 10 i plotë. Pavarësisht se Surface Go vjen me Windows 10 S që të detyron të përdorësh vetëm aplikacione nga Windows Store me disa manovrime të vogla mund të instalosh Windows 10 – versionin e plotë.

surface vs ipad

PERFORMANCA
Një nga aspektet më të rëndësishme të një tableti është Display – ose Ekrani. Të dy tabletët kanë në panel touchscreen fantastik. Tableti i Apple vjen me një ekran me rezolucion 2,048 x 1,536 Retina që e bën të duket i mprehtë dhe me ngjyra të mira . Nuk është një ekran aq i zi sa ne jemi mësuar me ekranët e Samsung po për një cmim prej 350$ është shumë mirë. Surface Go ka një rezolucion më të vogël – 1,800 x 1,200 me një densitet pixel-ash shumë më të ulët sesa iPad(256 vs 217) por përsëri duket shumë mirë në ekranin 10-inç.

Duke lënë mënjanë ekranet kalojmë tek pjesët hardware-ike të tabletëve. Apple iPad-i vjen me procesorin A10 Fusion i shoqëruar me 2GB RAM dhe memorie e cila varion nga 32GB – 128GB. Surface Go nga ana tjetë paketon një procesor Intel me dy berthama Pentium Gold me 4 GB RAM dhe memorie 64GB. Por kjo nuk është mundësia e vetme sepse Mircosft ofron opsionin më 8GB RAM dhe 128GB memorie. Në letër kjo i jep avantazh Surface Go por gjatë testimeve nuk është se kishte ndonjë dallim të madh ndërmjet tyre.

Diferenca më e madhe ndërmjet të dyve është performance grafike. Edhe pse procesori Pentium ka çipin e grafikave Intel HD 615 – ky processor nuk është i aftë të përballojë as rendering më të lehta 3D të PowerPoint. Nga ana tjetër iPad është i ndërtuar posacerisht për të përballuar lojra të rënda dhe thuajse merr përsipër të hapë cdo gjë të shkarkuar nga App Store.

iPad gjithashtu ka lidhje LTE (4G) të cilën Surface Go nuk e ofron momentalisht.

surface vs ipad

PORTABILITETI
Me vetëm  458 g – iPad është dalueshëm pak më i lehtë sesa Surface Go i cili peshon 520g pa tastieren. Gjithashtu iPad është pak më kompakt me një madhësi 9.7 inch (24.6cm) ndërsa Surface Go 10 inch (25.4 cm).

Edhe bateria duket se është në favor të hardware-t të Apple. Apple reklamon për rreth 10 orë bateri me nje përdorim të zakonshëm. Nga ana tjetër Microsoft me përdorim të përgjithshëm tregon se bateria e Surface Go mund të përballojë një ditë pune –  pra 8 orë përdorim.

Për pajisje të lehta dhe të vogla si këto në mendimin tonë do të zgjidhnim iPad si shoqruesin tuaj gjatë ditës. Normalisht që 2 orë bateri më shumë bëjnë diferencën .

KËTO JANE TRE FUSHAT KRYESORE KU KEMI KRAHASUAR TË DY TABLETËT.

HË SI JU DUKET KUSH FITON? 😉

Le të kalojmë tani tek pjesa ku do i bëjmë qejfin të dy tabletëve duke nxjerrë në pah anët pozitive të tyre. 😛

surface vs ipad

Pse duhet të blej iPad nga Apple?
Nëse po kërkoni thjesht një tablet iPad është zgjedhja e cila duhet të bëni për momentin. Versioni normal fillon nga 329$ për modelin me 32 GB dhe vetëm Wi-Fi pa rrjet telefonik. Nëse doni modelin tjetër do tju duhet të shtoni edhe 100$ për të marrë versionin me 128GB. Ndërsa modeli me rrjet telefonik kushton 459$. Të gjitha modelet kanë vetëm 2GB RAM dhe processor A10 nga Apple.

Momentalisht ju nuk mund të bleni një verison të Surface Go me rrjet telefonik. Për këtë do duhet të presim. E besoni apo jo ju mund të merrni iPad e fundit për 70$ më pak. Nëse nuk doni të harxhoni shumë – fituesi këtu është iPad.

Gjeneratat e fundit të iPad suportojnë Apple Pencil ( Lapsin Apple) të cilin mund ta merrni për vetëm 99 dollarë. Surface Pen (Lapsi i Microsoft) kushton vetëm 80 dollarë. Gjithashtu nëse do tju duhet një tastierë edhe kjo do tju kushotjë. Për tastierat mund të shikoni në Shopping Websites – ku do të gjeni një larmishëmri tastierash.

Versioni për tablet i Windows 10 nuk është aq i mire sesa ai i Apple për iPad.

Interface i 100% touch, dhe si rezultat është perfekt në tablet. Kjo mund tju shtyje serjozisht të konsiderioni iPad si mundësi blerjeje.

surface vs ipad

Pse duhet të bleni Microsoft Surface Go?
Reklamimet e Apple për iPad konsistojnë në sloganet që “ai është si një komojuter”. Por problemi qëndron që nëse me të vërtetë doni në kompjuter, një kompjuter me përmasa telefoni, dicka për produktivitet – Surface Go është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Mjafton të përmendim disa gjëra bazike. Ai është një kompjuter i vërtetë. Është një pajisje e cila ka të implemetuar versionin e plotë të Windows 10. Gjithashtu Surface Go nuk mund ti shtosh vetëm një tastierë. Ai është i dizenjuar në mënyrë të tillë që të mos punojë jo vetëm më tastierë por edhe me mouse – gjë të cilën iPad nuk e ofron.

Surface Go nuk është “si një kompjutër” – ai është një kompjuter.

 Pra, edhe pse Surface Go është touchscreen ti nuk ke pse ta përdorësh atë. Thjesht e kthen atë në një laptop dhe vazhdon punën si zakonisht.

Me të vërtetë Surface Go nuk është një tablet aq i mirë sa iPad por ti mund ta përdorësh në atë mënyrë. Gjithashtu duke shtuar këtu dhe suportin për Surface Pen ai të jep mundësinë gjigande për ta kthyer atë në një fletore dixhitale.

Surface Go është pak më i shtrenjtë. Çmimet fillojnë nga 399$ versioni me 4GB RAM dhe 64GB memorie – dhe Windows 10. Ja vlen ta përsërisim përsëri që me të vërtetë iPad mund të jetë shumë i mirë por funksionon me një system operativ telefonik.

Store apo Dyqani i Windows 10 me të vërtetë nuk mund të ketë aq shumë aplikacione sa ‘dyqani’ i Apple – por ai ka aplikacionet më kryesore si Netflix, Spotify madje edhe iTunes. Pastaj nëse do aplikacionet tjera për Desktop mund të dalësh nga moda S dhe kalon ne full Windows 10.

Pika më e fortë e Surface Go është OS (Sistemi i Operimit). Ti nuk do kesh limitime në ndryshimin e rrjedhës së punës apo në hapjen e programe të ndryshme. Surface Go është një mini PC (kompjuter

Tani erdhëm tek momenti final. Të shohim se kush është fituesi edhe pse besojme se tani secili nga ju e ka zgjedhur te preferuarin e tij.  🙂

surface go vs ipad

KONKLUZIONET
Si Microsoft dhe Apple bëjnë tableta fantastik, dhe sigurisht që mund të punoni dhe të luani njëkohësisht në to. Në iPad, ka më shumë kufizime në mënyrën se si do të punoni, dhe nëse jeni të dhënë pas tastierës ose miut (mouse) , është e vështirë të mos zgjedhësh Surface Go.

Si një blerje e thjeshtë tableti, iPad është shumë më lart nga të gjithë tabletët e tjerë. Versioni i Windows 10 për tablet nuk është shumë i mirë duke e krahasuar me App Store të Apple i cili është i tejmbushur me lojra dhe aplikacione nga më të ndryshmit.

Por për çdo gjë tjetër, Surface Go është një zgjedhje më e mirë. Ka më pak kompromis, Windows Ink është i shkëlqyeshëm, dhe ajo që keni është një tablet i vogël që hap të njëjtat programe si kompjuteri juaj laptop ose desktop.

Surface Go nuk është “si një kompjuter”, është një kompjuter. Dhe nëse kjo është ajo që kërkoni, është ajo që duhet blerë.

Shpresojmë që nëpërmjet këtij artikulli të jeni informuar më shumë rreth të dy tabletëve – dhe të keni një ide më të qartë se ku dallojnë të dy këto tablete. Do të ishtë pak e njëanshme zgjedhja nga ana jonë e një tableti duke ditur se të gjithë kanë të preferuarin e tyrë. Në fakt edhe ne kemi opinione të ndryshme rreth të dyve.

Ju ftojmë të komentoni më poshtë të preferuarin tuaj dhe të na ndiqni në lajmet e tjera po kaq të detajuara si këto. 🙂 😉 

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20