Hard disk SSD
Krahasime Laptop PC PC

SSD, ja perse kthen ne jete PC e vjeteruar dhe te ngadalte • ose.al

SSD vs. HDD

SSD apo HDD ? Ky i fundit eshte shkurtimi i “Hard Disk Drive”, pra disku i memories qe kompjuteri juaj ka ne kete moment. Ai perben nje nga parametrat kryesor te nje kompjuteri dhe ju vendoset cilin PC te blini edhe duke u bazuar ne kapacitetin e memories. HDD eshte disku i memories me i perdorur ne treg sepse ka kapacitet te larte memorie dhe nje kosto te ulet. Kjo eshte arsyeja qe kompjuteri juaj eshte prodhuar me nje HDD.

Por a eshte HDD sistemi me i mire per memorien e PC tuaj ? Absolutisht Jo, dhe ja perse:

Pergjigja eshte e thjeshte: nuk eshte me i miri sepse sot egziston mundesia e zevendesimit te HDD me nje SSD (Solid Disk Drive). Ky hardware mundeson nje memorie flash solide, pa patur nevojen e perdorimit te magneteve, disqeve apo motoreve te memories (si ne rastin e HDD). Mungesa totale e pjeseve mekanike qe mundesojne memorien ka nje sere vantazhesh qe do ti karakterizojme me poshte.

Ne qofte se kompjuteri juaj eshte bere super i ngadalte, i vjeteruar, i rende, zhurmues dhe nxehet shpejt, atehere keni mundesi ta rivitalizoni duke instaluar nje SSD te ri. Kostoja e SSD tashme ka rene ne vlere rreth nga 70 € ne 500 € ne baze te kapaciteteve qe deshirohen. Por nje SSD i thjeshte per nje kompjuter personal mund te gjendet me çmim nga € 70 ne € 130.

Te ndryshosh HDD ne SSD dhe te instalosh kete te fundit eshte nje proces mjaft i thjeshte. Me poshte nje video fare e shkurter qe tregon se si te instalohet nje SSD.

Vantazhet kryesore te instalimit te SSD ne kompjuterin tuaj te vjeter:

1. Koha e hapjes se programeve

Nje SSD ka nje kohe aksesi ne programe prej 35 – 100 mikro sekonda. Eshte nje kohe thuajse 100 here me e shpejte se sa ajo e nje HDD, te cilit i duhen 5.000 – 10.000 mikro sekonda. Kjo do te thote se shpejtesia e hapjes se nje programi rritet me 100 here dhe puna e tij shpejtohet 100 here me shume se sa ajo aktuale.

2. Besueshmeria

SSD nuk ka asnje pjese mekanike. Nuk ka disqe, magnete apo motorr. Perdor memorien flash, e cila eshte me performante dhe me e besueshme sesa memoria e nje HDD. Mendoni sa here eshte prishur nje HDD sepse digjet disku apo prishet motorri. Nje SSD eshte thuajse e pamundur te prishet nga aktiviteti normal apo i sforcuar. Te dhenat tuaja jane te sigurta.

3. Harxhimi i energjise

SSD perdor me pak energji sesa nje HDD standart. Kjo do te thote qe perdoruesi kursen ne fature energjie. Por mbi te gjitha do te thote qe kohezgjatja e baterise te pakten dyfishohet.

4. Zhurma

Duke mos patur asnje pjese mekanike. Asnje disk, magnet apo motorr, SSD ben shume pak zhurme. Funksion ne menyre fluide pa u sforcuar dhe nuk degjohet kur punon me kapacitet te plote.

5. Permasat

Ne pergjithesi permasat e nje SSD jane shume here me te vogla se ato te nje HDD. Zakonisht ne treg gjehen SSD me permasa 2.5”, 1.8” ose 1.0”.

6. Nxehja

Mungesa e pjeseve mekanike, dhe per rrjedhoje pjeseve levizese mundeson mos nxehjen e SSD. Ajo gjeneron pak nxehtesi dhe ne kete menyre rrit jeten e kompjuterit dhe te “motherboard”. Kjo sepse temperaturat e ulta nuk lejojne shkrirjen apo demtimin e elementeve  kompjuterike.

7. Magnetizmi

SSD nuk ka pjese magnetike. Keshtu nuk mund te jete e influencuar nga fushat magnetike te Tokes. Gjithashtu nuk influencohet nga fusha magnetike artificiale, qe ne rastin e HDD zakonisht perdoren per te vjedhur te dhena.

Per tu theksuar se keto avantazhe jane ato me kryesoret, sepse perdorimi i nje SSD ka shume avantazhe te tjera te kuptueshme per tekniket ose personat e mire informuar.

copyright © ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

3 thoughts on “SSD, ja perse kthen ne jete PC e vjeteruar dhe te ngadalte • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.