test shpejtesie One Plus 5T vs iPhone X
Krahasime

[TEST SHPEJTESIE] One Plus 5T vs. iPhone X • Kush fiton?

Test Shpejtesie (€560) One Plus 5T vs iPhone X (€ 1.200) :

 

One Plus 5T vs iPhone X: Shihni me vemendje ate qe ndodh ne video. Ne perdorimin e perditshem, One Plus 5T eshte padyshim celulari me i shpejte, edhe ne krahasim me iPhone X i cili vihet ne jete nga super procesori i ri A11 Bionic.

Ajo qe vihet re eshte shpejtesia e OP 5T deri ne aplikacionin e fundit. Ky aplikacion ka per funksion perpunimin, krijimin dhe modifikimin e videove. Pra kerkon nje frekuence procesori me te vertete te larte, dhe nje fuqi procesori te madhe. Shihet qe i gjithe avantazhi i mbledhur nga OP 5T ne aplikacionet e meparmshme rekuperohet totalisht nga iPhone X tek aplikacioni i fundit i perpunimit te videove. Procesori i fuqishem A11 Bionic eshte me te vertete surprizues ne kete aspekt, dhe arrin te barazoje rrezultatin ne “xhiron e pare” te aplikacioneve.

Por gara vazhdon, dhe disavantazhi i madh i iPhone X ne krahasim me OP 5T ka te beje me memorien RAM. Shihet qe ne rikthimin tek aplikacionet e hapura ne “xhiron e pare”, One Plus 5T eshte i pakapshem. Ai disponon nje RAM prej 8 GB, qe i mundeson punen e njekohesishme ne te gjithe aplikacionet e hapura me pare. Ndersa RAM i iPhone X qe arrin nje maksimum prej 3 GB eshte nje limit i madh. Vihet re ne fakt qe iPhone X humb ndjeshem terren ne “xhiron e kthimit” per shkak te faktit qe shume aplikacione te hapura me pare, nuk arrin ti mbaje ne funksion per nje kohe te gjate dhe per kete arsye ato ri-startohen.

Perfundimi eshte i qarte, One Plus 5T vazhdon te mbaje shiritin e celularit me te shpejte ne treg, pavaresisht procesorit A11 Bionic te Apple. Edhe një herë tjetër tregojmë që çmimi nuk është gjithçka tek një celular.

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

3 thoughts on “[TEST SHPEJTESIE] One Plus 5T vs. iPhone X • Kush fiton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.