Galaxy S10 vs iPhone XS
Krahasime

Galaxy S10 vs iPhone XS – Kush fiton?

Apple vs Samsung. Galaxy S10 vs iPhone XS. Beteja midis Samsung dhe Apple ka qenë shumë e zjarrtë përgjate gjatë shumë viteve dhe kjo betejë sapo është rindezur përsëri me lancimin e Galaxy S10.

Edhe pse për disa S9 i vitit të kaluar nuk ishte smartphone ideal për tu përballur me kryevepren e Apple me iPhone X këtë vit Samsung ka ndryshuar komplet lojën duke sjellë për të gjithë ne një smartphone më një pamje të re e cila duket se do të jetë tani fytyra e Samsung për disa sezone. Një pamje e guximshme me një prerje të vogël në ekran për kamerën është mrekullia që Samsung ka përgatitur për këtë përvjetor të linjës Galaxy.

VIDEO iPHONE XS vs SAMSUNG GALAXY S10 – Tirana 2019

 

Nderkohë Apple me iPhone XS duket se po i humbet vemendja pas të gjitha këtyrë gjërave që Samusung ofron tek S10. Pavarësisht kësaj XS mbetet një smartphone i linjes premium dhe ne ketë artikull do të japim verdiktin tonë si staf i Shtëpisë së Teknologjise se kush fiton.

Te dy keto smartphone mund ti gjeni prane dyqanit TechTronic i cili mundesoi krahasimin e ketyre dy smartphoneve ne Tirane.

Samsung-Galaxy-S10 vs iPhone-XS

Dizanji: NOTCH ose vrime-ne-ekran?

iPhone XS ka një dizanj fantastik me një ekran të shndritshëm dhe kualitet-ndertimi ( build-quality ) të rangut të lartë. Edhe pse Notchi duket me të vërtetë i madh në krahasim me vrimen në ekran tek S10 ai gjithsesi mbetet një ekran me bezels shumë të holla dhe i kënaqshëm për syrin.

Megjithatë është e qartë se Samsung ka bërë një lëvizje të guximshme më Galaxy S10. Me prezantimin e “ekranit me vrimë” Samsung tani ofron një ekran akoma më të madh dhe me bezels akoma më të holla.

Te dy ekranet janë me të vërtetë super si në pamje edhe në përformancë por këtë raund shkojmë më Galaxy S10.

Verdikti: Samsung Galaxy S10

Samsung-Galaxy-S10 vs iPhone-XS

Ekrani: SAMSUNG vs SAMSUNG

XS vjen me një rezolucion 2436 x 1125 px që është një grimcë më lart se 1080p po rezultati përfunidmtar është I shkëlqyer. Ka një panël 5.8 inç OLED që është i freskët dhe i gjallë në ngjyra … dhe në të vërtetë është I prodhuar nga Samsung, besojeni apo jo.

Galaxy S10 ka një rezolucion shumë herë më të lartë pre 3040 x 1440. Gjithmonë panelet OLED të Samsung-ut janë fantastike dhe tek S10 kanë një vecori të shktuar atë të Dynamic AMOLED Infinity O e cila është tepër e ndritshmë dhe e mprehtë.

Verdikti: Samsung Galaxy S10

Kamera: Shkrepje të mprehta

Vitin e kaluar me S9 Samsung revolucionoi mënyrën se si një kamer funksiononte në smartphone duke prezantuar kamerën me dy hapje dhe tek S10 kjo vecori është akoma prezente por tani me një kamer të shtuar mbrapa.

Tani Galaxy S10 ka lente kryesore me 12 megapixel me kënd të gjerë që mund të ndryshohet midis hapjes te perturës me f / 1.5 dhe f / 2.4, si dhe një lente ultra të gjerë 16MP me f / 2.2 dhe një lente telefoto 12MP me  f / 2.4 . Lentja ultra-gjerë është super e këndshme për të luajtur, duke pasur parasysh atë që ajo është e aftë të fusë në një fotografi.

iPhone XS zgjedh një lente rekreative prej 12MP, me një kënd të gjerë me f / 1.8 dhe telefoto me  f / 2.4. Ai ka një instalim të shkëlqyer, të  aftë për të kapur detaje mbresëlënëse dhe ngjyra të sakta, me tiparin e ri Smart HDR që kombinon shkrepje të shumëfishta për të nxjerrë pikat kryesore dhe hijet.

Ne i kemi testuar të dyja kamerat e këtyre smartphoneve ne kushte të njëjta dhe rezultatet janë tëk video më poshtë.

Në pjesën e përparme, Galaxy S10 ka një selfie-cam mjaft të thjeshtë prej 10MP (f / 1.9), ndërsa iPhone XS ka sistemin TrueDepth të Apple (duke përfshirë një kamerë 7MP), e cila paketon sensorë 3D të skanimit të fytyrës për gjëra të tilla si siguria e ID Face dhe Animoji.

Verdikti: Barazim

Samsung-Galaxy-S10 vs iPhone-XS

BATTERIA !? – Vendosni ju 😏

Bateria e Galaxy S10 do të zgjasë më shumë normalisht sepse vjen me plot 3,400mAh kundrejt 2,656 mAh tek iPhone XS. Telefoni I Aple mund të zgjasë një ditë të plotë më përdorim mesatar por nuk ëhstë I ndërtuar për të përballuar lojrat dhe video-streaming. Edhe pse S10 nuk ka baterinë më të madhe dhe më të mirë në botë ai duron më shumë se XS dhe është padyshim fituesi I kësaj sfide duke shtuar edhe faktin se ai mund të karikojë iPhone XS me vecorinë e re PowerShare.

Verdikti përfundimtar : Samsung Galaxy S10

Telefonat e Apple nuk janë ndërtuar për t’i bërë ballë një beteje sipas kategorive me telefonat Android, dhe Samsung gjithmonë i paketon smartphonët e tyre të mbushura me teknologji të përparuar. Por si përvojë e përgjithshme të dy smartphone-t janë të shkëlqyer.

Kur çmimi të hyjë në lojë duhet t’i japim kreditet për Samsung. Galaxy S10 kushton 799$  dhe ju kursen një pjesë të ndjeshme ne krahasim me Apple iPhone XS që ksuhton 999$.

Duke përjashtuar rastin kur jeni një fans i fiskuar pas Apple, ne do t’ju drejtonim të zgjidhnit smarpthonet më të fundit nga Samsung, linjën e Galaxy S10.

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.