#KRAHASIM: smartphone kampioni i baterise per vitin 2018 !

0
448
views

Huawei Mate 20, vëllai i vogël i Mate 20 Pro, mund të jetë një nga telefonat më të nënvlerësuar në botë. Ai jo vetëm ka chipin e parë 7nm të Android që bën atë një ndër telefonat më të shpejtë Android në botë, por gjithashtu ka një bateri të madhe prej 4,000 mAh dhe një ekran LCD të një niveli të lartë.

Mjaft mbresëlënës eshtë fakti që Mate 20 arriti rezultatin më të lartë të çdo telefoni “dytësor” (pra jo Top i gamës) në 2018 kur është fjala për jetën e baterisë!

Me një rezultat prej 14 orësh dhe 26 minutash kohëzgjatje baterie, ai u pozicionua shumë lart mbi konkurencën e kompanive të famshme. Hidhni një sy në grafikun e mëposhtëm për të parë ndryshimin befasues në jetën e baterisë së Mate 20:

kampioni i baterise

Pajisja e vetme që afrohet më shumë me të është iPhone XR, i cili shënoi 11 orë kohëzgjatje të jetë së baterisë, por nëse duhet krahasuar me Mate 20 është prapa.

Në jetën reale, është e mundur të përfitoni edhe plot dy ditë të përdorimit nga Mate 20, ndërsa me shumicën e telefonave të tjerë këtë vit, bateria zgjat thuajse një ditë të plotë, por zakonisht jo më shumë.

Kur është fjala për kohët e ngarkimit, Mate 20 i pajisur një ngarkues të shpejtë “Quickcharger” dhe përkundër madhësisë së madhe të baterisë, është në gjendje të rimbush plotësisht baterinë në vetëm një orë dhe 40 minuta. Kjo nuk është i afrueshëm me ngarkimin ultra të shpejtë të Mate 20 Pro, por mbetet gjithësesi nje nder me te miret!

kampioni i baterise

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20