[2018] iOS ose Android, cili është sistemi më i mirë ?

0
884
views
iOS ose Android

Në dekadën e fundit debati se kush është më i mirë iOS ose Android nuk ka fund. Prandaj vendosa të shkruaj këtë artikull ku do të krahasoj këto dy sisteme operative.

Ato çfarë do të krahasoj janë:

  • Baziket
  • Përformanca
  • Aplikacionet
  • Varieteti
  • Përshtatshmëria
  • Përditësimet
  • Bateria

 

iOS ose Android – Baziket

iOS apo Android

 

Në pamje të parë përsa i përket ndërfaqjes, këto sisteme operative mund të duken të ngjashme për shumë persona. Por përsa i përket funksionalitetit ato janë me kilometra larg njëra tjetrës. iOS është sistemi i operimit kryesor  që përdoret tek iPhone, iPad, iPod si dhe në versionet e Apple TV dhe Apple Watch. iOS është gjithmonë i azhornuar dhe përdor gjithmonë maksimumin e asaj çfarë Apple i jep.  Për shumë veta Apple është dhe sistemi më i sigurtë kjo pasi kujdeset më shumë ndaj programve që janë krijuar nga palë të treta.

E kundërta e iOS është Android. Ky sistem në pronësi të Google, është një sistem i hapur i bazuar në kernelin e Linux. Kjo do të thotë që gjithkush është i lirë të përmirësojë, ndryshojë dhe adaptojë Android. Kjo ka bërë që Android të jetë shumë më i shpërndarë se iOS dhe të gjendet në një shumëllojshmëri telefonash. Por kjo lirshmëri shikohet dhe si kërcënimi më i madh i Android.

 

iOS ose Android – Përformanca

 

iOS apo Android

Shumë persona do të thojnë që Apple nuk përdor shumë RAM për çmimin që iPhone del në treg. E vërtetë, telefonat më të mirë të Android vijnë në ditët e sotme me minimumi 4 Giga RAM dhe ka modele që shkojnë deri në 8 Giga. Por përse përdorin iPhonat vetëm 2-3 Giga?

Një fjalë: OPTIMIZIMI. iPhone nuk ka nevojë për më shumë RAM vetëm sepse sistemi iOS është shumë i optimizuar. Ai mund të mbajë një duzinë me programe hapur me vetëm 2 Giga RAM. Ndërkohë, telefonat Android me 2 Giga RAM nuk mbajnë as gjysmën e tyre hapur. Ata duhen të kenë 4 ose më shumë  për të konkurruar  me iPhone.

Ok RAM-i po Proçesori?

Dhe një herë proçesori i Apple mund të duket se është i prapambetur por nuk është ashtu siç duket. Proçesori A10 i iPhone 7 është me 4 bërthama ndërsa A11 Bionic i iPhone X vjen me 6. Megjithatë telefonat me Android  edhe ato më të lirët kanë vite që vijnë me proçesora me 8 bërthama.

Por ky numër nuk do të thotë asgjë. Edhe pse A11 dhe Snapdragon 845 janë ndërtuar me të njëjtin proçes 10nm, optimizimi i A11 bën që ai të jetë shumë  më i shpejtë se ai i Snapdragon. Edhe iPhonat më të vjetër njihen të jenë më të shpejtë se telefonat më të rinj të Android.

Përsa i përket përformancës iOS është fitues.

 

iOS ose Android – Aplikacionet

iOS apo Android

Përsa i përket numrit të aplikacioneve iOS kishte gjithmonë vendin e parë. Megjithatë sot Play Store ka 3,5 milionë  aplikacione gati për tu shkarkuar duke lënë mbrapa App Store me 2,2 milion aplikacione. Ky ndryshim i madh në numër vjen dhe si pasojë e natyrës së hapur të Android si dhe lejimit të Android për të shkarkuar programe dhe nga palë të treta me anë të APK.

Por ky numër nuk vlen pasi të gjithë e dimë që sasia nuk barazon kualitetin. Ndërkoh që Android është i pari në numër, kontrolli strikt i Apple bën programet të jenë me kualitet më të lartë dhe më të sigurtë.

Përsa i përket kualitetit të aplikacioneve iOS del fitues

Tani vijmë tek çmimi. Play Store definitivisht ka më shumë aplikacione falas se App Store, por kjo vjen si pasojë e rreklamave që këto programe kanë. Por të paktën Android të lë mundësi të zgjedhësh. Falë versioneve .apk dhe versionet me lek mund të shkarkohen falas (gjithmonë duke pasur parasysh burimin nga merren).  Gjithashtu për ata që kanë qejf të luajnë Android ofron dhe emulator ( për shembull për lojërat e PSP)  këtë gjë nuk e lejon iOS.

Këtë kategori e fiton Android pasi  të paktën e lejon përdoruesin të zgjedhi ndërmjet versionit me pagesë apo falas (.apk)

iOS ose Android – Varieteti

iOS apo Android

Tashmë prej disa gjeneratash, kemi parë të njëjtën gjë nga Apple. Çdo vit ne shikojmë një iPhone në versionin “normal” dhe “plus” me iPhone SE që ishte versioni i lirë i iPhone. Gjërat ndryshuan pak vitin e kaluar me iPhone X, i cili ndryshoi dizajnin e iPhone që ishte i njëjtë prej 3 gjeneratash. Gjithashtu përdoruesit mund të zgjedhin dhe të blejnë modelet e vjetra të iPhone, kjo sepse Apple i përditëson telefonat edhe 4-5 vjet pas lançimit. Por zgjedhjet e telefonave mbarojnë këtu  përsa i përket Apple dhe iOS.

Në krahun tjetër është Android me një larmishmëri telefonash dhe një mori kompanish që lançojnë një duzinë me telefona çdo vit. Kjo do të thotë që gjithsecili mund të gjejë një telefon që i përshtatet. Por kjo larmishmëri nuk është domosdoshmërisht e mirë pasi kjo bën dhe që sistemi të jetë i vështirë për tu mirmbajtur dhe përditësuar.

Përsa i përket varieteteve Android është fitues. Gjithkush mundet të gjejë një telefon që i përshtatet dhe nuk është i limituar të zgjedhë vetëm 3-4 modele.

iOS ose Android – Përshtatshmëria

iOS apo Android

E panevojshme të thuhet që iOS është shumë stabil, por nuk është aspak i përshtatshëm. Çdo iPhone vjen me të njëjtën pamje dhe duket njësoj për çdo përdorues, pavarësisht fotos që ato kanë vënë. Widget janë thuajse jo ekzistent në iOS. Gjëja e vetme që mund të ndryshoni tek iOS është vetëm Wallpaper.

Me Android është komplet e kundërta. Ai i lejon përdoruesit të ndryshojnë rrënjësisht pamjen e saj. Nuk ju pëlqejnë ikonat? mund ti ndryshoni, nuk ju pëlqen tema? mund ti ndryshoni.  Mund të shkoni dhe një shkallë më lart dhe ti bëni Root telefonit por kjo mund të ju heqi garancinë e telefonit.

Fitues është Android.

iOS ose Android – Përditësimet

iOS apo Android

Siç u përmend dhe më para, paisjet e Apple njihen të jetojnë gjatë dhe shumicën e kohës duke mos humbur përformancë. Arsyeja kryesore e kësaj jëtëgjatsie është përditësimi i iOS i cili vjen për 5 vjet. Kjo për arsye sepse Apple e ka shumë të lehtë ti mbajë telefonat e përditësuar pasi ka vetëm disa modele.

Në anën tjetër Android janë shumë të avashtë në përditësim, veçanërisht telefonat me version shumë të modifikuar të Android. Në këto raste një përditësim do muaj që të arrij tek çdo telefon. Për modelet kryesore të Android zakonisht vijnë tre përditësime, modelet mesatare vetëm një ose dy në qoftë se janë popullor. Përsa i përket telefonave të lirë atëhere shanset për një përditësim janë shumë të vogla. Të vetmit telefona Android që marrin përditësime direkte janë ato të prodhuar nga Google ose ato me Android të pastër.

Fitues është  iOS

iOS ose Android – Bateria

iOS apo Android

Përsa i përket baterisë iPhone nuk njihet si kampion. Përdoruesit e Apple shikohen gjithmonë me karikues në dorë duke kërkuar për priza. Por dhe telefonat Android nuk është se janë më mirë, por teknologjia e baterisë dhe e karikimit ka evoluar shumë më shumë tek Android. Karikimi i shpejtë dhe me wireless ka vite që suportohet dhe përdoret nga Android. Tek iPhone u desh prezantimi i iPhone X që Apple të prezantonte karikimin e shpejtë dhe wireless. Edhe tani dhe karikuesi i shpejtë nuk vjen në kuti por blihet në vete për vetëm 60$, me këtë çmim mund të blihet një telefon i ri Android.

Fitues është  Android