Galaxy S9 VS Xperia XZ2
Celulare Krahasime

Galaxy S9 VS Xperia XZ2, ja pse Sony eshte me larte se Samsung

Galaxy S9 dhe S9+, ashtu si dhe Xperia XZ2, u prezantuan ne oret e fundit ne MAW te Barcelonesh ashtu siç dhe ju kishim njoftuar. Te dy jane top class respektivisht per Samsung dhe Sony, dhe qe te dy kane nje çmim paksa te kripur sidomos per vendin tone. Ne pamje te pare, karakteristikat teknike jane shume te ngjashme, dhe ne perdorim te perditshem besojme nuk ka diference substanciale mes dy telefoneve.

Por duke bere nje studim me ne detaj, normalisht duke pritur te perdorim ne duar te dy dispozitviet, mund te vihen re disa diferenca jo te vogla qe mund te nxjerrin Xperia XZ2 ne nje nivel pak me te larte se Galaxy S9 ne disa aspekte:

1) 10-bit HDR i vertete

Sony Xperia XZ2 eshte celulari i pare ne bote qe ka sensoret fotokameral me kapacitet rregjistrimi10-bit HDR 100%. Ndersa Galaxy S9 dhe S9+, megjithese kane te njejtin proçesor me Sony por edhe sensore fotografik ne lartesine e duhur, nuk paraqesin kete funksion per arsye se Samsung ka vendosur te mos ta implementoje.

2) 960 fps Super Slow Motion ne video 1080 p

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ rregjistrojne video super slow motion 960 fps “vetem” per video 720p. Ndersa Xperia dhe sensoret Sony arrijne deri ne nje maksimum prej 1000 fps ne video 1080p.

3) Kapaciteti RAM

Xperia XZ2 vjen me RAM prej 6 GB ndersa Galaxy S9 “vetem” 4 GB. Normalisht kemi permiresim tek S9+ me 6 GB RAM

4) Kapaciteti i Baterise

3300 mAh per Xperia XZ2, nderohe qe seria Galaxy S9 dhe S9+ kane vetem 3000 mAh. SD845 do te jene me funksional tek Sony.

5) Cmimi

Ky aspekt nuk eshte per tu hedhur poshte, perkundrazi. Ndoshta eshte nder aspektet me te rendesishme. Nga te dhenat e para, do te kete nje diference deri ne 200 $ midis dy celulareve ne favor te Xperia XZ2.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.