Krahasime

Galaxy S10 vs iPhone: 5 arsye për të kaluar në Galaxy S10!

Po bëhen gati dy muaj nga eventi i Unpacked i Samsung nga ku u prezantuan S10, S10+, S10e, S10 5G dhe Galaxy Flex dhe pyetja që më vjen nëpër mend është: A duhet ta konsiderojnë kalimin nga iPhone në Samsung përdouesit e iphone?

Më poshtë do të bëj një krahasim të telefonave më të mire që  ofrojnë këto kompani.

Galaxy S10 vs iPhone: Skeda teknike

1.Ekrani

Samsung prodhon  disa nga ekranet më të mira për smartphone dhe të gjashte telefonat me sipër përdorin këto ekrane. iPhone XS, XS Max dhe sigurisht e gjithë linja e Galaxy S10 i përdor këto ekrane OLED.

Ato të gjitha janë super të mprehta, cep më cep dhe super të bukur. Ato ofrojnë ngjyra vibrante, ndriçim fantastik dhe super kontrast. Linja e Galaxy S10 është e para që përdor çertifikatën HDR10+, në anën tjetër iPhone Xs dhe XS Max suportojnë vetëm HDR10.

2.Notch

Ndryshimi tjetër është tek madhësia dhe vendosja e notch. Telefonat e fundit të Apple përdorin të njëjtën notch ashtu si dhe iPhone i vjetshëm.  Nuk është shumë e gjerë por është e gjatë dhe lë shum pak hapsirë në anësore. Ndërsa linja e re e Samsung ka një prerje shumë më të vogël.

Kjo do të thotë se Telefonat e rinj të Samsung do japin më shumë hapsirë për të përdorur ekranin si dhe prerja e re  e Samsung ka frymëzuar dhe shumë përdorues për të krijuar posaçërisht wallpaper për të shfrytëzuar notch.

 

3.Bateria

iPhone XS, XS Max dhe XR mund të jenë ndoshta telefonat Apple që mbajnë bateri më shumë se të gjithë paraardhësit e tyre. Veçanërisht iPhone XR i cili i ka mahnitur përdoruesit e tij me përformancën e baterisë.

Por në krahasim me linjën e re të Samsung janë shumë mbrapa. Linja e re S10 vje me minimumi një bateri  3100mAh e deri tek nje bateri masive 4100mAh e gjendur tek S10+. Edhe pse me një ekran gati dyfish më të dendur në Pixels dhe ekran më të madh S10+ përsëri menaxhon të ketë një përdorim ekrani prej 7 orësh totale. Përveç këtyre telefonat Samsung suportojnë karikim të shpejtë dhe vijnë me karikues 15W direkte në kuti. Gjithashtu janë të parët që suportojnë versionin 2 të karikimit të shpejtë wireless. Një nga risitë e reja është dhe mundësia për të karikuar telefona të tjerë.

Po Po e lexuat mirë një shok me Galaxy S10 mund tju karikojë telefonin/telefonin/kufjet  për aq kohë sa ato suportojnë karikimin wireless.

(Për më shumë shikoni testin tonë të baterisë me Galaxy S10+)

 

 

4.Tre super kamerat e Samsung

Prodhuesit e telefonave vitet e fundit po përdorin sisteme të ndryshme kamerash. Google Pixel 3 i cili mbahet si një nga telefonat me kameran më të mirë ka vetëm një lente. iPhone ka gati 3 vite që ofron sistem me dy kamera në telefonat e saj. Ndërsa tani Samsung po ofron një kamera të tretë.

Galaxy të reja S10 dhe S10+ vijnë me një sistem prej tre kamerash. Kamera kryesore 12mpx, kamera telefoto 12mpx si dhe kamera e re ultrawide 16mpx.  Kamera ultrawide është kamera me këndin më të gjerë në market. Për momentin është kamera më e pëlqyer nga të tre kamerat e sistemit.

Samsung ka bërë dhe zgjedhje shumë të mirë duke mos e hequr kameran Ultrawide tek Galaxy S10e por duke hequr vetëm kameran telefoto.  Një risi tjetër e kameras së Samsung është dhe Super steady mode.  Që do të thotë që ju mund të filmoni në rez. 1080p dhe videoja do të shfaqet pa asnjë dridhje apo lëkundje.

 

 

5.Çmimi

Të gjithë telefonat që përmenda më sipër janë nga telefonat më të shtrejtë të momentit . Por në këtë kategori po krahasoj dy modelet më të lira.

Të dyja kompanitë kanë versionet “e lira” të tyre iPhone XR dhe Galaxy S10e. Çmimi bazë që dolën në treg ishte 750 dollar. Me këtë çmim të iPhone XR Apple ka bërë shumë kompromise. Në anën tjetër Samsung duket sikur nuk ka bërë asnjë kompromis me S10e.

 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.