p30 pro nje
Celulare Krahasime Lajmet e fundit

GALAXY S10 PLUS vs. HUAWEI P30 PRO: sfida e titanëve!

Këto dy celularë përfaqësojnë teknologjine maksimale “mobile” për Samsung dhe Huawei, respektivisht prodhuesi i parë dhe i dytë më i madh në botë i smartfonëve. Dy gjigandë të telefonisë celulare. Pra kush fiton ndermjet P30 Pro dhe Samsung Galaxy S10 Plus.

Galaxy S10 Plus dhe P30 Pro tani janë një realitet konkret dhe është koha t’i vendosim ato krah për krah në një vlerësim krahasues.

E vërteta është se këtë vit ne do të shohim një përplasje në nivele të shumëfishta ndërmjet tyre, sidomos përsa i përket produkteve të përthyeshme Galaxy Fold dhe Mate X, të gatshëm për të ndryshuar rregullat e lojës dhe për të hapur një garë krejtësisht të re. Ndërkohë është e arsyeshme të pyesim veten: cili nga dy Top Class-ët e mësipërm është më i miri? Le ta shohim së bashku duke analizuar të gjitha burimet, reviews dhe opinionet e forumeve botërore, edhe pa harruar që Shtëpia e Teknologjisë ka provuar “hands on” Galaxy S10 Plus.

 

 

Duke vendosur Galaxy S10 Plus dhe P30 Pro krah për krah shihet menjëherë një ngjashmëri e caktuar në përmasat e përgjithshme dhe në linjat e design. Përtej shijeve subjektive, të dyja shtëpitë kanë hequr dorë nga simetria e përsosur: Samsung prezanton një pjesë ovale me dy vrima të vendosura në ekran në të djathtën e sipërme, e cila nuk shqetëson apo ngacmon design-in e përgjithshëm; Ndërsa Huaëei ka përqëndruar modulin kompleks të kamerave në këndin e sipërm të majtë në kapakun e pasmë. Kjo zgjidhje e Huawei pëlqehet më pak sepse nëse vendoset celulari në dysheme atëherë ai lëviz goxha sapo të preket paksa, duke rritur mundësinë e gërvishtjeve.

Shtëpia Koreane është e vështirë për tu mundur në ndërtimin fizik të celularëve dhe ky raund duket sikur shënon këto pikë: S10 Plus ka shumë mundësi per aksesorë (duke përfshirë jack audio 3.5mm dhe altoparlant të dyfishtë), peshon vetëm 175g dhe është nën 8mm i hollë. Ndërsa P30 Pro nuk distancohet shumë në përmasat e tij, edhe nëse është pak më i rëndë në peshë (prek 192g), nuk ka një jack audio 3.5mm dhe as një altoparlant të dytë.

Le të mos harrojmë që të dyja janë të certifikuara IP68 dhe mund të zhyten në ujë deri në 1m thellësi për 30 minuta.

p30 pro dy

Diagonalja e ekranit është e ngjashme dhe me teknologji të ngjashme. Cilësia e paneleve për të dy është shumë e lartë mesatarisht dhe për të gjetur një ndryshim të vërtetë duhet të angazhohemi në detaje. Pra duke krijuar situatën më të keqe të mundshme – nën dritën e diellit – për të gjetur një ndryshim makroskopik vizual. Vetëm në këtë skenar, Shtëpia Koreane tregon superioritetin e saj në sensorët e lëvizjes dhe në një kulm më të lartë ndriçimi që aktivizohet vetëm kur dielli godet sensorin e dritës, i cili gjendet nën ekran.

 

Teknologjia e Ekranit: P30 Pro vs S10 Plus

Samsung zgjodhi një QHD + 6.4 inç (3040 x 1440 pixel) Super AMOLED “edge” ndërsa Huaëei zgjodhi një 6.47-inch FHD + OLED të lakuar (2340 x 1080 piksele) me nivel qendror Teardrop. Të dyja janë shumë të ndritshme, përtej matjeve laboratorike të ekspertëve të forumeve mund të themi se në këto modele janë integruar panelet e ekraneve më të mirë në treg, prandaj shfaqin shumë pak reflektime dhe lexueshmëri të shkëlqyeshme edhe nën dritën e diellit.

Me Galaxy S10 Plus që arrin të ketë ndriçim shtesë të cituar më sipër dhe shumë më tepër pixels që me siguri nuk prishin punë, përkundrazi i japin përparësi në krahasim me rivalin.

Eshtë e panevojshme të diskutohet se si funksionojnë aplikacionet dhe lojrat. Do të ishte humbje kohe sepse platforma e harduerit lë shumë pak dyshime në të dy smartphone. Në përdorim të përditshëm, egziston perceptimi se kemi të bëjmë me modele premium që kapërdijnë çdo detyrë, pa kufizime. Të dyja kanë mundësinë e shfrytëzimit të një ambienti të dedikuar desktop me DeX (Samsung) dhe madje pa kabull, por në këtë rast vetëm për Huaëei. Ndërmjet të dyve  preferohet DeX sepse është më i plotë në përmbajtje dhe funksionim, edhe pse të dyja janë tashmë mjaft të shpejta (përmes kabllit).

Shihet në përgjithësi me një interes më të madh nga ana e Samsung zhvillimi i ndërfaqes dhe optimizimi i aplikacioneve.

Video Samsung Galaxy S10

Kush fiton për autonominë e baterisë? P30 Pro vs S10 Plus

Sigurisht P30 Pro dhe biles pa u munduar fare. Jo aq shumë për meritat e pakta të konkurrentit të saj, se sa për meritat e veta me të cilat Huawei mund gjithë konkurrencën në treg. Pra, Huawei është në gjendje të përfitojë plotësisht nga proçesori Kirin 980 (7nm) dhe të garantojë të gjithë fuqinë e nevojshme pa konsum të tepërt, në një mënyrë që mundëson përfundimin e ditës plotësisht. Më i miri në botë në këtë drejtim. Gjithashtu shtëpia Kineze mburret edhe me Super Charge 40W e cila është e dyta në shpejtësi në botë pas Oppo’s SuperVoo.

Por gjithçka ndryshon në softwer. Le të themi se S10 Plus konsumon më shumë në kapacitetin e baterisë, por krenohet me animacione më të këndshme dhe një ndërfaqe më moderne. Interesante janë truket grafike që lehtësojnë përdorimin me një dorë, tranzicione të caktuara, animacionin që aktivizohet rreth vrimës së ekranit, qartësinë e disa aplikacioneve të preinstaluara siç është kamera. Samsung ka diçka shtesë në përdorimin praktik të terminalit.

Audio
Dy altoparlantë për S10 Plus kundër një altoparlanti për P30 Pro, por nuk është surprizë. Kështu Galaxy S10 Plus kontrollon më mirë profilin audio, dhe përdor altoparlantin e dytë duke aktivizuar efektin Stereo.

P30 Pro nuk ka aurikolar veshi. Ai është i pari që përdor panelin e përparmë për të riprodhuar tingujt në sajë të teknologjisë Acoustic Display, një gjë e mirë që hap një skenar të ri dhe ju lejon të dëgjoni duke e afruar veshin në çdo pjesë të ekranit. Dëgjimi i përsosur ndodh vetëm në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo teknologji është shumë kurioze dhe punon më shumë se mirë, megjithatë nuk është në gjendje të punojë së bashku me altoparlantin kryesor dhe të garantojë prodhimin audio stereo.

iPhone eshte shume mbrapa...
Dy nga smartphonët më të mirë janë ekuivalent të dy sistemeve më të mira fotografike sot për sot, pasi ky komponent është bërë më shumë se i rëndësishëm. Sensorët kryesorë jane prej 12 MP Dual Pixel OIS f1.8-2.4 për Galaxy S10 dhe 40 MP f1.6 OIS (RYB) për P30 Pro.

Dallimet e rendimentit janë të rëndësishme, me P30 Pro që tregon ndriçim të menjëhershëm të përgjithshëm gjatë ditës dhe shumë detaje të tjera. Samsung krenohet me kontraste më të theksuara dhe me ngjyra më intensive, të ndritshme, të cilat në shikim të parë e bëjnë fotografinë edhe më të këndshme. Nganjëherë ky aspekt është gjithashtu një çështje e shijes personale, por thuajse të gjithë ekspertët teknologjik të rrjetit bien darkort që në aspektin e kamerës P30 Pro është një hap përpara.

 

 

Për foto natën ose në errësirë Samsung nuk ka ndonjë software të dedikuar (ndoshta vjen së shpejti) duke patur gjithësesi rezultate që janë të kënaqshme, por që nuk mund të kalojnë kurrë P30 i cili është shumë më performant.

p30 pro

Këndi i gjerë i sensorëve të Samsung (16 MP f / 2.2) është pak më i dobët se ai i P30 Pro prej 20 MP f / 2.2. Me Galaxy S10 + mund të krijohet një fushë më e gjerë fotografie prej 123 °, por P30 Pro shkon pak më tej deri në rreth 140°. Ngjyrat gjithashtu ndryshojnë në fotot grandangolare ku ky i fundit krenohet me një gamë më dinamike dhe me ngjyra më të gjalla dhe më të ngrohta.

P30 Pro ka software-in e dedikuar të natës dhe ka edhe fokus automatik, i cili mungon në Galaxy S10 Plus.

Për këtë arsye është e pamundur  të bëhen fotografi nga shumë afër me S10 Plus, ndërkohë që P20 Pro me teknologjinë Super Macro lejon të afrohesh vetëm disa centimetra nga objektivi.

 

 

Edhe përsa i përket zoom-it S10 Plus shfaq një zmadhim 2x ndërsa Huawei krenohet me një sistem periskopik që shkon deri në 5x optik. Avantazhi është i dukshëm, lentet e montuara në P30 Pro arrijnë të krijojnë nje imazh fantastik. Duhet të jetë kënaqësi përdorimi në hapësira të mëdha, në rrugë dhe kushte të mbushura me detaje.

Ndërsa të dy celularët janë të shkëlqyeshëm për modalitetin “Portrait. Avantazhin minimal e ka Huawei i cili me anë të sensorit të imazhit ToF për efektin bokeh është diçka më i bukur dhe pak më shumë profesional. Në ketë aspekt P30 Pro tregon një gjë të thjeshtë: vetëm një sensor i mirë është i mjaftueshëm për të marrë rezultatin më të mirë. Sensori 32 MP i montuar në P30 Pro është shumë më i detajuar se Dual-cam (10 + 8 MP) i Galaxy S10 +.

Nderfaqja
Nga ana e ndërfaqës P30 Pro do ti duhej më shumë punë, më pak kategori, një rifreskim në UI dhe më pak hapa të nevojshme për të përfituar nga sensori imazhit 40 MP. Në të kundërt, Samsung ka guxuar më pak, ka propozuar të zakonshmet dhe të besueshmet 12 MP dual-cam me kënd të gjerë.

Kush bën video më të mirë? P30 Pro vs S10 Plus

Në përgjithësi është një hap përpara shtëpia kineze me stabilizim më të mirë të imazhit dhe menaxhim të mirë të kanalit 5x. P30 Pro arrin të ofrojë një thellësi maksimale për një smartphone në tregun sot. Por përgjigja për pyetjen fillestare nuk është P30 Pro, por Samsung Galaxy S10 Plus. Po, sepse mund të regjistrojë në 4K në 60fps pa e fikur ose duke kufizuar stabilizimin, duke ofruar një gamë të gjerë dinamike dhe regjistrimin e audios me një mikrofon të jashtëm falë jack audio 3.5mm. Dhe jo vetëm për sensorin kryesor por edhe për sensorin me kënd të gjerë mundësohet një ekuilibër më i madh i përgjithshëm dhe në riprodhimin e ngjyrave dhe temperaturës.

Në përgjithësi është e vështirë të nxjerren përfundime. Sigurisht nuk ka smartphone perfekt për të gjitha, sepse – siç mundët ta shihni – çdo terminal i përgjigjet nevojave të ndryshme.

Për ata që fokusohen në autonomi baterie dhe fotokamera kryesisht nuk duhet të kenë dyshime që P30 Pro është zgjedhja më e mençur. Ndërsa ata që nuk pëlqejnë grafikën dhe ndërfaqen Huaëei do të gjejnë një ambient më të favorshëm me një UI të Galaxy S10 +. Është gjithashtu interessant fakti qe Samsung ka arritur të qëndrojë në peshën 175g dhe ky është një avantazh i mirë.

Perfundimi
Gara ndërmjet këtyre gjigantëve premium është më e hapur se kurrë. Nëse Samsung ka software dhe ekran të pakapshëm, Huawei ka hardware, kamera dhe bateri impresionuese. Vendimi është shumë i vështire. Shtëpia e Teknologjisë nuk ka patur mundësinë te përdore “hands on” një Huawei P30 Pro për momentin, ndërsa mund të themi me siguri që S10 Plus aktualisht nëse merren parasysh 360° të gjitha veçoritë e një smartphoni ne botën e sotme është padyshim n°1 në qarkullim, i ndjekur ngushtë nga gjigantët Huawei dhe Apple.
Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.