Ekrani FullVision OLED (LG) vs. Ekrani Super AMOLED (Samsung)

9
375
views
ekrani fullview oled

Ekrani FullVision OLED eshte nje nga karakteristikat kryesore te smartphonit LGV30. Ky i fundit do te hidhet ne treg se shpejti ne Korene e Jugut dhe me pas ne te gjithe boten.

Pretendimi i LG eshte qe FullVision OLED do te jete nje “grusht” i drejteperdrejte ne “mjekren” e Samsung. Kompania Samsung mbahet si prodhuesja dhe perdoruesja e ekraneve me te bukur dhe performant ne bote: Super AMOLED.

Gjithe kjo dinamike ngre nje pyetje te rendesishme per ata qe do te duhet te zgjedhin midis LGV30 dhe Samsung Note 9 (ose S9 dhe S9+):

Nga pikpamja teknike/shkencore, cilat jane ndryshimet kryesore nga Ekrani FullVision OLED me Ekranin Super AMOLED ?

Fakti i pare qe shumica e perdoruesve nuk e dine, eshte qe teknologjia Super AMOLED eshte emri i vetem nje implementimi specifik te teknologjise OLED. Ne fakt shkronjat “AM” perpara shkrimit OLED, i referohen termit “Active Matrix“.
Active Matrix do te thote qe çdo pixel aktivizohet individualisht kur ekranit i behet “refresh”. Pra pixel nuk aktivizohen me ne grup siç ndodhte me ekranin me primitiv “Passive Matrix“. Aktivizimi individual i pixel e kthen ekranin ne shume me te fuqishem dhe eficient ne konsumin e energjise.
Ndonjehere do te mund te lexoni per ekranet e smartphoneve LG dhe termin P-OLED (POLED), ndonese LG nuk preferon ta perdore shpesh. Ky term qendron per “Plastic OLED“, dhe i referohet nje substance me te cilen eshte i ndertuar ekrani. SI LG ashtu dhe Samsung perdorin kete substance plastike per ekranet e tyre. Eshte pikerishte Plastic OLED qe mundeson ekranet e harkuara dhe edge to edge.
ekran edge
Pra meqenese teknologjia Super AMOLED dhe FullView OLED jane thuajse te njejta, perse LG nuk i quan ekranet e saj Super AMOLED ⁉ Arsyeja kryesore qendron tek marketingu. Samsung i quan te gjithe ekranet e saj Super AMOLED. Ndersa LG duke qene nje konkurent i forte, nuk mundte ti quante ne te njejten menyre sikur te ishte kopje. Per me teper, konsumatoret do te lexonin termin AMOLED dhe do ta lidhnin menjehere me Samsung dhe jo me LG.
Natyrisht ekranet e V30 dhe Note 9 nuk jane absolutisht te njejte. Ato ndryshojne ne komponente te rendesishem si panelet RGB, ndriçimi dhe kontrastet. Ne kete aspekt do te kemi mundesi te hyme ne detajet e fitores se LG V30 😉

Po rendisim ndryshime kryesore te Super AMOLED nga ekrani FullVision OLED:

  1. FullVision OLED eshte me i holle, me i lehte dhe me fleksibel sesa paneli Super AMOLED
  2. Super AMOLED mund te perdoret ne shume dispozitive me permasa nga me te ndryshmet
  3. FullVision OLED prodhohet me lehte per ekrane te permasave te mesme dhe te medha
  4. Super AMOLED ka nje çmim prodhimi pak me te lire
  5. FullVision OLED ka mundeson nje hapesire shikimi me te gjere, rreth 170°
  6. Super AMOLED jep kontraste me te theksuara ne drithijen e ngjyres se zeze, e cila eshte me e bukur
  7. FullVision OLED jep kontraste me te theksuara ne ngjyrat e ndezura, ndersa e zeza eshte pak me e zbehte

copyright ©ose.al

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

9 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.