Krahasime

5 gjëra që Bing i bën më mirë se Google

Si fillim dua të tregohem i sinqertë. Gjatë kohës që po mendoja të shkruaj këtë artikull, reagimi i parë ishte “Haha! Bing nuk bën asgjë më mirë sesa Google”   

Të them të drejtën unë jam një mbështëtës i madh i Microsoft dhe Bing gjithashtu por edhe unë si të gjithë të tjerët përdor Google si shoqëruesin tim gjatë gjithë ditës. Duke lënë më njëanë kompleksin e superioritetit të Google fillova të bëj një kërkim duke përballur Bing dhe Google në një betejë motorrash kërkimi këtu në ose.al

Le të fillojmë me market share midis dy rivalëve.

Në SHBA, Bing zë një të tretën e tregu. Kur e mendon 1/3 është me të vërtetë një shifër e lartë duke menduar që shprehja “Google it” përdoret nga masat dhe asnjë përvec fanatikëve të Microsoft nuk dëgjohet të përdorë shprehjen “Bing It”.

Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar Bing nuk është shumë mbrapa duke zënë 26% të tregut. Gjithsesi në tregun ndërkombëtar Bing nuk është asgjë përpara Google me vetëm 5% të shpërndarjes ndërsa rivali Google me 87%.

Duke lënë pas shifrat Bing vazhdon akoma të jetë një lojtar kyç në lojën e motorrëve të kërkimit dhe disa funksionalitete të dobishme. Le të kthehemi tek pyetja e fillimit. Çfarë bën më mirë Bing se Google ? Më poshtë do të gjeni të listuara 5 nga këto gjëra.

Kërkimi i imazheve ( Image Search )

Ndoshta avantazhi më i madh dhe më i mirënjohur i Bing është kërkimi i imazheve, duke ofruar imazhe me kualitet më të lartë më të qartë në listën e reultateve. Bing ka qenë i parë i cili prezantoi ‘infinite scroll’ ku pasi një imazh klikohen shfaqen imazhe te ngjashme pa qene nevoja të shkosh më poshtë në faqen e rezultateve. Megjithëse kjo fillimisht u nxorr nga Bing , Google e ka kopjuar këtë funsionalitet dhe tashme Bing nuk cilësohet për këtë.

Gjithsesi, Bing vazhdon të ruajë diferencën kur vjen puna tek filtrimi i imazheve. Ndryshe nga Google, Në Bing mund të kërkosh për forma të ndryshme të fotos – e gjatë , e shkurtër,  e gjerë, katrore. Edhe Google e përdor këtë funksionalitet por është pak më e lodhshme që të kërkosh. 

Një tjetër shembull i qartë është licensimi i infromacionit të imazheve – ku shumë prej nesh nuk e dinë që Google e ofron sepse filtirimi është paksa i fshehur. Në Bing kjo është shumë e qartë.

E vetmja anë negative e Bing Image Search është se akoma nuk suportohet kërkimi i imazheve GIF në faqen e rezultateve. Megjithëse kjo është një nga pikat e vetme ku Google fiton në përgjithësi Bing shpallet fitues në kërkimin e imazheve ( Image Search )         

bing image search

 

Kërkimi i Videove

Hhhh ! Me shumë mundësi e di se cfarë po mendoni. Google ka Youtube, kështu që Bing nuk ka shance që të jetë më superior në këtë fushë. Është shumë dukshëm e qartë por Bing në këtë fushë nuk lë vend për krahasime. Të shfaqura ni një mozaik i mirë organizuar thumbnail, përdoruesit mund ti shohin videot pa dalë nga faqja e rezultateve SERP (Search Engine Result Page).

Mjafton një kalim i mouse sipër thumbnail për një shikim të videos me të madhe dhe si tek fotot nuk është nevoja të lëvizësh në faqen e rezulateve për të gjetur video tjetër duke qene se video sugjerimet shfaqen anash videos që është duke u luajtur momentalisht. Le të jemi të sinqertë , cdo person është dembel kur vjen puna tek përdorimi i internetit dhe sa më shpjet të gjemë atë që kërkojmë aq më mirë është.

 bing search video

 

Gjëra falas

Po me të vërtetë, Bing ju shërblen vetëm nëse përdorni Bing. Ai ofron një skemë me pikë ku në bazë të kërkimin një përdorues fiton pikë.

Programi i quajtur Microsot Rewards në bazë të kërkimeve tuaja ju jep pikë në bazë të asaj që keni kërkuar dhe duke parë ëebsitet të cilat ju keni vizituar. Edhe pse ky program nuk është akoma për Shqipërinë dhe të jem i sinqertë nuk besoj që as në të ardhmen të funksionojë duhej përmendur fakti që Bing e bën këtë gjë për Amerikanët ndërsa Google jo. E ku ka më mirë sesa të fitosh duke kërkuar në internet.

Intergrimi i mediave Sociale

Kur vjen puna për integrimin e mediave sociale në SERP, Bing është dukshëm fitues i kësaj sfide. Kjo jo vetëm për arsyen se Microsoft ka marrëveshje me kompanitë si Tëitter dhe Facebook por edhe sepse kërkimi i Bing bazohet shumë në lajmet që postohen në Rrjetet Sociale dhe i shfaq ato në anë të faqes së rezulateve. 

Edhe pse Google po punon shumë në këtë pjesë duke integruar Tëitterin në SERP duhet ta pranojmë që Bing e ka implemetuar më bukur dhe më dukshëm këtë funksionalitet.

 bing search social

 

Pamja e përgjithshme

Nëse do kalojme tek look-u i websiteve në një mënyrë kjo është edhe cështje shijesh dhe preferencash. Duke qene se të dy motorrët e kërkimit në faqen e parë të kërkimeve kanë thuajse të njejtin design faqet e tjera janë më bukur të implemtuara në Bing. Pamjet më poshtë tregojnë qartë këtë.

Pjesërisht edhe nga integrimi i mediave sociale që përmeda më lart, rezultatet e Bing duken më kapëse nga syri dhe më të mirë organizuara. Mund të jetë me të vërtetë një detaj i vogël po gjithsesi pamja mbetet një faktor kyç në këtë luftë midis dy motorrëve të kërkimit.

 bing vs google

bing search look

 

NUK MUND TË VENDOSNI AKOMA?

Ndryshimi është me të vërtetë akoma më i vështirë sesa mendimi për ndryshim. Për të gjithë, Google mbetet akoma platfroma e parapëlqyer, por Bing sigurisht duhe të marrë meritat e tij. Nëse jeni nga ato persona që merren shumë me kërkimin e fotova dhe videove atëherë padyshim duhet të kaloni në Bing.

Nëse jeni në merak për kualitetin e rezultateve të kërkimit dhe doni të dini diferencën midis dy motorrëve mund të përdorni faqen BING IT ON . Kjo faqe është krijuar posacerisht për të parë diferencën midis dy motorrëve duke vendosuar atë që doni të kërkoni dhe rezulatet do ju shfaqen në dy panele.

Tani që edhe mund ti krahasoni të dy platformat dëgjoni zemrën përzgjidhni motorrin qe ju keni dëshirë.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.