Konkurs

Objektivi i konkurseve do te jete promovimi i vlerave teknike te dispozitiveve elektronik, promovimi i vlerave artistike te perdoruesve dhe miqve te faqes, dhe gjithashtu shperblimi sadopak i vogel per perdoruesit ne base te meritave dhe besimit tek projekti i ose.al. Konkurset do te zhvillohen ne transparence te plote, me perpikmeri, paanshmeri dhe dedikim. Cdo konkurs do te kete rregullat e tij, qe do te duhet te ndiqni me perpikmeri per te marre pjese dhe per te fituar cmimet e ndryshme. Ky eshte vetem fillimi, ndaj ju lutemi te mirekuptoni buxhetin e limituar te ose.al, ashtu si dhe çdo gabim te mundshem ne implementimin e konkurseve.

Titulli: Konkurs “SmARTfoto 2019”, konkursi i fotografise artistike me te bukur te realizuar me smartphonin tuaj.

Aparatet: te gjithe smartphonet e perdorimit te perditshem. Nuk lejohet perdorimi i aparateve profesionale, apo i llojeve te tjera te dispozitiveve fotografik.

Konkurentet: mund te konkurojne te gjithe personat qe disponojne nje smartphone dhe kane mbushur moshen 14 vjeç.

Copyright: Perdoruesi qe merr pjese ne kete konkurs, duke derguar foton e tij, i jep shprehimisht te drejten portalit www.ose.al dhe faqeve social media nen menaxhimin e ketij te fundit, per perdorimin e fotografise apo fotografive qe jane pjese e ketij konkursi.

Ky konkurs nuk sponsorizohet nga Facebook, Twitter apo Instagram.

Pjesëmarrja: 

Aksesi ne konkurs kryhet

  • me ane te pelqimit te faqes Facebook dhe Instagram

 

 

  • fotografia artistike duhet derguar ne inbox/email ne faqet social www.ose.al brenda 5 ditesh nga publikimi i konkursit.

Fotografia e derguar ne inbox/email ne faqet social (brenda 5 ditesh) duhet:

  • te jete emeruar me nje “titull”,
  • të shoqërohet nga emrin real te perdoruesit qe e ka kryer
  • të shkruani vendin se ku eshte kryer fotografia
  • të tregoni modeli i celularit të përdorur
KUJDES
Nuk lejohet kategorikisht kopjimi i fotografive te tjera, qe cenon te drejten e autorit. Te gjitha fotografite pjesmarrese do te kontrollohen nga stafi nese jane kopjuar nga faqe te tjera apo persona te tjere. Nuk do te pranohen fotografite ofensive, qe cenojne sensibilitetin, tallese, humori, apo te kopjuara. Pranohen te gjitha llojet e fotografive artistike te shkrepura dhe modifikuara me nje dispozitiv smartphone.

Stafi i ose.al do përzgjedhi 10 fotografitë, ku nr.2 do zgjidhen midis pjesetareve te grupit TELEGRAM, të bukura dhe do ti vendosi online në website dhe social network.

 

Fituesi do te percaktohet nga

  • numri i “like” (1 like = 1 pike)
  • numri i komenteve (1 koment = 2 pike)
  • numri i share (1 share – 3 pike) nga ana e perdoruesve te tjere
  • KUJDES: Nuk lejohet pelqimi dhe votimi i krijuesit te fotografise.
  • KUJDES: Komentet pa kuptim ose pa lidhje me postin nuk do te kalkulohen ne pike.
  • Piket e mbledhura nga Facebook dhe Instagram jane kumulative.

Nese perdoruesi deshiron, per te rritur mundesine e fitimit, mund te publikoje apo reklamoje fotografine e tij (duke i bere share fotografise te publikuar tek faqja e ose.al) ne faqet personale apo profilet personale.

Kohezgjatja e konkurist do te jete 5 dite nga momenti i publikimit.

Cmimi i fitores është GamePad MOCUTE me vlere 29,99€.

gamepad mocute

·