Si te fsheh te dhenat dhe aplikacionet: Le te fillojme me bazat
Per te siguruar me mire te dhenat tuaja te ndjeshme, mund te caktoni emra te ndryshem ne dosjet qe permbajne gjithçka qe deshironi te fshihni. Nese per shembull deshironi te fshini fotografi, hapni aplikacionin menaxher te “files”, zgjidhni dosjen me fotografi dhe imazhe dhe ndryshojini emrin. Ne kete menyre pamjet e kesaj dosjeje nuk do te shfaqen ne Galerine qe mbledh te gjitha fotografite.
Sigurisht qe ky veprim nuk fsheh e siguri te plote fotografite. Ato skedare nuk do te shfaqen me automatikisht ne galerine tuaj, por nese ndodh qe humbet celularin atehere kjo menyre humbet efikasitet.
Ne menyre te ngjashme, mund t’i fshehni te gjitha ato aplikacione te para-instaluara te merzitshme qe nuk mund t’i çinstaloni pa perdorur aplikacione te paleve te treta. Nese deshironi ti hiqni ato, te pakten nga vizioni, shkoni te Settings> App dhe zgjidhni aplikacionin per t’u fshehur. Nese nuk mund ta çinstaloni, atehere çaktivizoni ate. Nje gje e mrekullueshme, e mire dhe e drejte, eshte te mesosh si te bllokosh aplikacionet qe punojne ne sfond, ose “working in background”.
Si te fsheh te dhenat dhe folderat ne Android: ndihma e jashtme
Nese menyra e mesiperme nuk eshte e mjaftueshme per ju, me siguri jeni duke menduar se per te mbrojtur te gjitha te dhenat tuaj ju nevojitet diçka tjeter. Pra nje ndihme qe rrit eksponencialisht mbrojtjen totale te privatesise suaj . Ka disa aplikacione qe jane te mrekullueshme ne kete aspekt.
Nese vetem doni te fshihni aplikacionet tuaja pa bllokuar dhe koduar hapjen e tyre, nje nga gjerat me te lehta qe duhet te beni eshte qe te instaloni nje “Launcher” te ri. Nder shume prej atyre qe jane ne dispozicion ne Play Store, ne kemi zgjedhur “Nova Launcher“, aktualisht me i miri ne qarkullim.
Megjithese opsioni i fshehjes se aplikacioneve ofrohet ne versionin falas te Nova Launcher, do te ishte akoma me fantastike nese blini versionin Prime. Shkoni te Nova Launcher > Nova settings > App &Widget drawers dhe me pas zgjidhni Drawer groups > Hide app. .
Nje”launcher” tjeter popullor qe do t’ju lejoje te fshehni aplikacionet, pa pasur nevoje te shpenzoni nje lek, eshte “Apex Launcher“.
Shkoni te Settings > Drawer Settings > Hidden apps per te kontrolluar cilat aplikacione do te jene te dukshme dhe cilat do te jene te fshehura. Me te vertete nje opsion shume i nevojshem per privatesine.
Si te fsheh te dhenat: Mbani aplikacionet tuaja ne nje vend te sigurte
Nese edhe fshehja e aplikacioneve dhe folderave me menyrat e mesiperme nuk ju mjaftojne, atehere e merrni me mend qe siguria me e mire eshte ne nje bllokim me kod. Ka disa aplikacione te paleve te treta qe do t’ju ndihmojne ne kete perpjekje: provonjini dhe vendosni se cili i pershtatet me se miri nevojes tuaj.
Nje nga me populloret ne Play Store eshte “Smart AppLock“.
Ai eshte i dobishem si per videot dhe fotot. Perveç mbylljes se llojeve te folderave te ndryshem me çelesa, Smart AppLock ju lejon te parandaloni qe aplikacioni te çinstalohet pa lejen tuaj.
Nje version tjeter i kesaj aplikacioni qe quhet konsideruar eshte “Applock Fingerprint”
Ky app siguron veçori te tjera te tilla si aftesia per te marre nje selfie te çastit te kujtdo qe perpiqet te hyje ne telefonin tuaj pa leje, si dhe aftesine per te kyçur telefonin ne distance. Te dyja versionet ofrojne permiresime permes blerjeve te versioneve premium te aplikacionit.
Sapo te instalohen keto aplikacione, shkoni ne faqen qe permban listen e aplikacioneve dhe zgjidhni ato qe deshironi te mbroni me çeles. Çdo here qe hapni aplikacionet e zgjedhura, do t’ju kerkohet te shkruani fjalekalimin ose te perdorni lexuesin e gjurmeve te gishtave. Per te hequr qafe reklamat e merzitshme do te keni per te blere versionin premium.
Ne fund nuk mund te mos ju flasim per “App Hider”
App Hider perdor nje ikone qe duket si nje Aplikacion qe menaxhon audion e celularit ne menyre qe kur te hapet aplikacioni, duket sikur po rregullon tingullin. Duke shtypur per nje kohe te gjate ne ikonen e aplikacionit, do te keni mundesi te hyni ne seksionin e fshehte te telefonit ku do te gjeni sekretet tuaja: skedaret, aplikacionet dhe gjithçka qe doni te fshihni.
Si te fsheh te dhenat: keshilla e Shtepise se Teknologjise
Per te zgjedhur aplikacionin e duhur nga ato te mesipermet, se pari duhet te mendoni se cilat te dhena duhet te siguroni. Nese thjesht deshironi te fshihni folderat, mund ta beni pa pasur nevoje te instaloni ndonje gje, duke e ditur se nuk do te keni mbrojtje te plote te te dhenave tuaja te ndjeshme.
KLIKO KETU! Jeni duke kerkuar telefona ne shitje?
Ne Play Store ka shume aplikacione te tjera qe ju lejojne te fshehni te dhenat tuaja: a perdorni nje te tille qe nuk eshte perfshire ne kete liste? Ndani me ne ne nje koment!