si te mbrojme syte nga celulari
Guida

[GUIDA] Si te mbrojme syte nga celulari – 5 keshilla

Sa herë kemi degjuar fjalinë “Përdorimi për një kohë të gjatë i celularit vë shikimin në rrezik.” Shumë studime të ndryshme kan konfirmuar ne fakt që përdorimi masiv i “smartphone”-ve për të kontrolluar “e-mail”-n, qëndrimi për kohë të gjatë duke përdorur rrjete sociale, faqe webi, lojra etj dëmton shikimin.

Me kete artikull do perpiqemi te ju shpjegojme se si te mbrojme syte nga celulari.

Shpesh ekranet janë të vegjël (edhe pse kohet e fundit shikojme gjithmone celulare mbi 4.9 inch) dhe jo gjithmonë të pastruar. Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve nga “stili i konsumit” të celularit dhe gabimet e ndryshme.

1) Gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të celularit për të shmangur lodhjen e syve si dhe përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Mbani ndriçimin e celularit tuaj në varësi të dritës. Shumë celularë, për mos të thënë të gjithë, kanë tani opsionin e ndricimit ne baze te ores. Kjo ndihmon shume ne menyre qe te kemi ndricimin e duhur gjate 24 oreve.

 

3) Keni ⚠️ KUJDES ⚠️ mbi distancen. Sipas “American Academy of Optometry”, kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë. Si mendoni a eshte e vertete? Ju a e respektoni kete gje?

4) Shkëpusni shikimin herë pas here nga celulari juaj.

5) Vendosini një xham mbrojtës për të parandalur dëmtimin e syve.

Cfare mendoni? Keni ndonje ide tjeter se si te mbrojme syte nga celulari? Po ju a ndiqni keto hapa?

9 Rregullat për të mbrojtur sytë nga celulari

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.