Spiunazh dhe Pergjim i telefonave iOS / Android: 10 hapa per tu mbrojtur

0
904
views
pergjim

Pergjim dhe spiunazh elektronik

Problemi i pergjim-it dhe i spiunazhit telefonik eshte me te vertete i madh kohet e fundit. Sidomos ne Shqiperi dihet qe shpesh mund te biesh pre e pergjimeve te pakontrolluara dhe sidomos jo ligjore. Shume persona mendojne se eshte e pamundur qe te pergjohen ose spiunohen pa asnje vendim gjykate. Ose me thjeshte akoma, nuk kane arsye se perse gjykata duhet te jape nje vendim per ti spiunuar dhe pergjuar telefonin.

Por duhet bere shume kujdes, me shume se 70% e pergjimeve telefonike nuk vijne nga i ashtuquajturi “Spiunazh i drejtperdrejte“.

Shpesh pergjimi ndodh ne kushtet e nje spiunazhi “te terthorte”. Pra ju beni nje thirrje ose shkembeni komunikime me nje person i cili eshte zyrtarisht i pergjuar me vendim gjykate. Atehere automatikisht perfundon i pergjuar dhe materiali qe ju dispononi. Le te shohim pra se cilat jane 10 hapat qe duhen nderrmare per tu mbrojtur nga pergjimet jo ligjore dhe te ashtuquajturat pergjime “te terthorta” ose indirekte te smartphonit.

SEGRETET E WHATSAPP-IT

1.  Pergjim dhe spiunazh elektronik – Impostimi i kodit PIN

Behet fjale per masen e sigurimit baze per nje smartphone. Ne fakt kodi PIN te mbron shume pak ose aspak nga sulmet pergjuese serioze, por perben nje barriere fillestare mbrojtjeje kunder “spiuneve te improvizuar”. Pra persona, mbase dhe ne te cilet nuk do te dyshonim kurre, qe kane akses fizik ne dispozitivin tuaj. Perveç faktit qe eshte nje “setting” bazë i te gjithe celulareve, egzistojne dhe disa aplikacione te cilet e fuqizojne PIN-in. Per shembull, aplikacioni “TimePIN” per Android mundeson ndryshimin e kodit te zhbllokimit çdo minute ne menyre automatike. Aplikacione te ngjashme ka dhe per iOS.

Screen Lock - Time Password
Screen Lock - Time Password

2. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Kriptografia

Te kriptosh nje smartphone do te thote me fjale te thjeshta te “maskosh” çdo permbajtje qe ai ka. Pra te besh te pa lexueshme ne syte e atyre qe nuk kane “çelsin” e kriptimit te dhenat kryesore qe permbahen ne smartphone. Dekodifikimi i te dhenave eshte i mundur vetem nepermjet “çelsit” qe e ka i zoti.

Te gjithe dispozitivet Android, duke filluar nga versioni 2.3.4 Gingerbread, integrojne ne sistem nje sherbim kriptografik te dedikuar.

Ata i japin mundesi perdoruesit te zgjedhin graden e mbrojtjes qe deshirojne. Perveç ketij sistemi, ne Play Store te Google ka shume aplikacione qe mund te ndihmojne ne kriptimin dhe kodifikimin e te dhenave. Per shembull “Redphone” per telefonatat, “Crypt My Sms” per mesazhet, “Droid Crypt” per te dhenat ose “SSE Universal Encryption App“) Sistemi iOS disponon me pak funksione kriptografike te pre-instaluara.

Funksioni me i rendesishem ne kete aspekt eshte krijimi i nje back-up ne iCloud dhe impostimi i nje fjalekalimi per te zhbllokuar te dhenat. Ketij aspekti i shtohet dhe nje seri e gjate aplikacionesh te dedikuara me te cilat mund te kriptohen te dhenat. Per shembull “Ostel” dhe “Groundwire” se bashku, ose “BlackSMS” per mesazhet, “ChatSecure” per mesazhistiken instantane, “iPGMail” per email, por edhe “Wabiz” per shume tipe te dhenash se bashku.

3. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Menaxhimi i Fjalekalimeve (Passwords)

Natyrisht ne ditet e sotme kemi ndeper mendje dhe duar shume fjalekalime per sherbime te ndryshme. Email, Social Network, PC, blloku shenive, Banka e shume te tjera. Android dhe iOS ofrojne disa aplikacione te dedikuara, qe bazohen ne okultimin e fjalekalimeve. Ne shume raste, keto aplikacione ofrojne dhe sherbime te kriptuara shume te avancuara qe rrjedhin nga ambjente militare. Shembujt me klasik ne kete pike jane “Keeper Password” per Android dhe “Safe Password” per iOS.

4. Pergjim dhe spiunazh elektronik – VPN – Virtual Private Network

Funkionin e VPN shume pak perdorues e njohin. Per te qene sa me te thjeshte, ky sistem i shkon per shtat shume shprehjes “te ngaterrosh pak letrat ne tavoline”. Pra objektivi i tij eshte te “fshehe” adresen IP te perdoruesit ne nje bashkesi perdoruesish privat. Pra rrjeti privat VPN, pasi eshte krijuar, kripton te gjithe trafikun e te dhenave online dhe offline drejt smartphonit tone dhe nga smartphoni yne drejt web-it. Kjo arrihet me ane te nje serveri ose “provider” VPN.

Te kapesh te dhenat e shkembyera me sistemin VPN eshte shume me e veshtire se sa ti spiunosh me shkembimin normal.

Ka disa aplikacione qe mundesojne aktivizimin e nje sistemi VPN, si per shembull “Hotspot Shield” dhe “VPN Express“. Duhet thene qe sherbimet me te sukseshme dhe serioze te nje sistemi VPN jane kundrejt nje pagese mujore ose vjeçare per “provider”-in e VPN.

5. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Navigimi anonim ne internet

Natyrisht eshte nje nder aspektet kryesore te sigurise ne web. Disa browser-a si per shembull TOR, Orbot ose Onion Browser garantojne nje anonimat absolut ne navigimin ne internet.

Ato mundesojne lidhjen e perdoruesit me web-in nepermjet nje sistemi “nyjesh” sinoptike te mbrojtura nga kriptografia.

Kjo veshtireson shume kapjen e identitetit kibernetik nga ana e spiuneve te rrjetit.

6. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Mbyllja e nderlidhjeve te kota

Sa here qe mundeni, fikni Wi-Fi, GPS, Bluetooth dhe lidhjen 3G ose 4G kur nuk ju duhet. Cdo nderlidhje aktive krijon nje kanal me dy drejtime. Nga njera ane na mundeson kontaktin me boten online, ndersa nga ana tjeter i mundeson “spiuneve” nje porte per hyrjen e forcuar ne smartphonin tone dhe pra ne te dhenat qe ruhen aty. Aktivizimi i cdo nderlidhjeje do te duhej te kryhej vetem ne momentet ne te cilat kemi nevoje per nje funksion te caktuar, nen masat mbrojtese te mesiperme dhe nen kujdesin e veçante te vemendjes tone.

7. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Kurre hyrje ne rrjete publike

Evitoni rrjetet Wi-Fi publike, ne vende publike te qytetit. Duhet te preferoni rrjetet Wi-Fi te njohura, nga burime te njohura dhe te mbrojtura me fjalekalime.

8. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Perdorni Modalitetin “Ne Fluturim” gjate lojrave (Airplane Mode)

Shpesh lojrat, sidomos ato falas, nuk kerkojne nje lidhje interneti per te funksionuar. Por ndonjehere eshte e nevojshme te jesh i lidhur ne internet per te luajtur disa lojra te preferuara. Publicitetet e sponsorizuara qe popullojne keto lojra, te menaxhuara nga shoqeri te treta, jane shume afer te dhenave tona personale dhe i mjafton vetem nje klik i pakujdesshem nga ana jone.

Aktivizimi i modalitetit “Ne Fluturim” gjate lojrave ne te cilat nuk sherben lidhja ne internet, mundeson mbrojtjen nga keto banera dhe nje loje me te shpejte.

9. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Disaktivizoni mikrofonin dhe fotokameren nese nuk nevojiten

Cdo smartphone apo dispozitiv elektronik qe ka nje mikrofon dhe nje kamer eshte praktikisht ne rrezik spiunimi te drejtperdrejte. Ato mund te kthehen ne nje “çimke” te shkelqyer per “spiunet”. Dhe ketu flasim per “spiunet e medhenj”. Pra agjensite te ashtuquajtura “ligjzbatuese” qe shpesh perdhosin privatesine e qytetareve. Me ane te makinerive dhe algoritmeve shume potente, keto subjekte mund te aktivizojne nga jasht mikrofonat dhe fotokamerat e dispozitiveve elektronik duke “pare ne shtepine tone”. Pra duke rregjistruar zerin tone nga mikrofoni i dispozitivit tone, dhe duke rregjistruar pamje nga fotokamera e dispozitivit tone. Keto “sy” mund te mbulohen me aplikacione si per shembull “Mic Block” ose “Camera Disable” per Android. Ndersa per iOS mund te bllokohen edhe nga “Settings“.

10. Pergjim dhe spiunazh elektronik – Vetem te dhena jo esenciale.

Nje nga keshillat kryesore eshte qe te dhenat esenciale, kryesore, shume te rendesishme ti ruani ne nje dispoztiv tjeter fizik qe nuk ka akeses ne rrjet. Ndersa ne smartphone te ruani te dhena jo dhe aq te rendesishme. Kjo sepse normalisht, ne mund te ndermarrim çdo mase per mbrojtjen nga pergjuesit dhe spiunet, por mbrojtja nuk eshte 100% e sigurte. Ndersa eshte 100% e sigurte qe ndjekja rigoroze e ketyre 10 hapave, smartphoni juaj dhe çdo dispozitiv elektronik qe perdorni do te kthehet ne nje bunker te verete. Per tu “thyer” do te duhen me te veretet e ekspertet me te mire te fushes😼😼😼😼

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.