si te perditesoj celularin
Android Guida Lajmet e fundit

Si te perditesoj celularin Android sa me shpejte – shkarko update te ri!

Sa kohe duhet te prisni per te perditesuar pajisjen tuaj Android? Kur eshte fjala per Android, ne pergjithesi, koha e pritjes eshte gjithnje e paparashikueshme, sidomos kur behet fjale per perditesimet e softuerit. Per t’ju pergjigjur pyetjes se si te perditesoj celularin sa me shpejte, po rendisim disa truke qe do te mund t’ju ndihmojne ne kete aspekt.

Theksojme gjithesesi qe perditesimet e Android nuk varen vetem nga Google, por varen kryesisht nga shtepite prodhuese (Samsung, Huawei, Xiaomi, Sony, Nokia etj). Ato blejne sistemin operativ nga Google, dhe me pas zhvillojne personalizimet e tyre me kohe te ndryshme perditesimesh.

Si funksionojne perditesimet e Android?

Sigurisht nuk duam te ndalemi ketu per te shpjeguar ABC-ne e Android dhe boten e perditesimeve. Megjithate, eshte e rendesishme qe te keni nje ide se si funksionojne keto pune per te shmangur pakenaqesi te kota, apo dhe procedura te dyshimta qe nganjehere mund te demtojne pajisjen tuaj.

Mars 2019 – Lista e plote e celulareve me Android Pie 9.0 – Kliko Ketu

Nje aspekt interesant per shembull ka te beje me faktin qe kur Google lançon nje perditesim Android per celularet Pixel, zgjedh shpesh Rusine dhe Polonine si vende te para te lançimit. Ndoshta perditesimet preferojne temperatura te uleta! Pas 24-48 oreve te para ne keto dy shtete mezi arrihet perditesimi i 1% te pajisjeve. Imagjinoni, vetem 1%. Procesi pra eshte shume i ngadalte ne krahasim me Apple.

Arsyeja prapa kesaj ngadalesie nuk eshte nje problem menaxhimi, por eshte nje zgjedhje e ndergjegjshme e Google. Kjo ngadalesi mundeson nje lloj faze rregullimi gjate se ciles analizohen problemet e hasura perpara se te kalojne ne hapat e ardhshem te perditesimit ku arrihen perkatesisht 25%, 50% te pajisjeve, deri sa mbyllet me 100% te tyre.

Perparesia e ndjekur nga Google per perditesimet eshte: Google> Brand > Operatoret> Lançimi zyrtar

I gjithe procesi i mesiperm zgjat disa jave dhe, nese pajisja juaj nuk merr perditesimin gjate fazes se pare, e gjithe çka duhet te besh eshte te presesh me durim per fazen e dyte ose fazat e ardhshme.

Situata eshte paksa e ndryshme kur eshte fjala per markat e tjera ose pajisjet e markave te tjera (Samsung, Huawei, Xiaomi etj) sepse perditesimi duhet te kaloje modifikime dhe optimizime te metejshme, ne varesi te nderfaqes, aplikacioneve dhe veçorive qe kane keto kompani, para se te testohet, te lançohet per operatoret dhe pastaj te shperndahet tek publiku i gjere (duke perfshire edhe ju).

Android VS. Android One VS. Android Go: Ja ndryshmiet! – Kliko Ketu

Nje faktor tjeter qe ndikon ne kohen e perditesimit eshte dhe vendi ku ndodheni. Samsung, per shembull, ka tendencen te leshoje perditesimet e para ne vendet baltike. Shkurtimisht, ajo çka duhet te beni eshte te prisni momentin tuaj dhe mos harroni se kontrollimi ne menyre te perseritur i perditesimeve te disponueshme ne Android nuk eshte shume i dobishem, sepse pajisja kontrollon automatikisht pranine e tyre me cikel disa oresh, sipas fazave te shpjeguara me siper.

Kujdes mashtrimet dhe “mjeshtrat” qe ofrojne perditesime te shpejta!

Keni provuar ndonjehere te shpejtoni perditesimet duke perdorur sherbimin e Google Service Framework ? Beni kujdes! Per fat te keq kjo menyre eshte thjeshte nje mashtrim i padobishem. Mr. Dan Morrill, nje nga inxhinieret e mirenjohur te Google, e ka shpjeguer disa here arsyen. Fshirja e te dhenave nuk do t’ju lejoje te shkoni ne krye te listes se pajisjeve qe presin perditesimin, por, perkundrazi, mund te shkaktoje anomali ne sjelljen e disa aplikacioneve te nevojshme per perditesimin. Pra, lini gjerat ashtu siç jane dhe mos pastroni te dhenat e Google Service Framework, sepse mund ta ngadalesoni procesin pasi fshirja e te dhenave do t’ju caktoje nje ID te ri te Google duke rene ne fund te listes se pritjes!

Si te perditesoj celularin me shpejt: Mos ripristinoni pajisjen para se te merrni perditesimin

Mashtrimi i dyte qe xhiron ne rrjet dhe ne mendjet e disa teknikeve te improvizuar ka te beje me keshillen per ripristinimin e pajisjes si ne momentin e daljes nga fabrika. Por kujdes sepse duke kryer kete veprim do t’ju ricaktohet nje ID Google i ri dhe, perseri, do te ktheheni ne fund te listes se perditesimeve.

Si te perditesoj celularin Android me shpejt: gjeja me e mire per te bere eshte, ne te vertete, sa vijon:

  • Beni nje backup te te dhenave tuaja.
  • Prisni per njoftimin e perditesimit dhe instalojeni ate.
  • Ripristinoni pajisjen si ne momentin e daljes nga fabrika.
  • Kryeni nje rikthim te te dhenave nga backup i bere ne fillim.

Keto kater hapa do t’ju lejojne te merrni perditesime me te shpejta, duke shmangur gabimet e mundshme dhe ngadalesimet.

Nje tjeter keshille per tu marre parasysh per ata qe pyesin veten si te perditesoj celularin Android sa me shpejte te jete e mundur eshte ky:

Siç mund ta keni kuptuar tashme, duke pasur ne doren tuaj nje celular Google Pixel, edhe te brezit te pare ose te dyte, do  te merrni perditesime te softuerit Android direkt nga Google dhe prandaj pothuajse menjehere!

Me blerjen e nje pajisjeje te prodhuar nga Google, gjithashtu do te keni qasje ne versionet beta te sistemit operativ per te testuar te paret perditesimet e reja te sistemit Android.

Pra kur te investoni para per nje celular te ri, duhet te zgjidhni me kujdes se cilin te blini. Shpesh here investimi fillestar i nje shume me te madhe per te blere nje version Top Class, megjithese i shtrenjte, ju mundeson kursim parash per vitet ne vijim. Por edhe nese keni mundesi te shpenzoni shifra te tipit 800 € – 900 € per nje celular Android, atehere  a ju leverdis te blini nje Samsung apo nje Huawei ? Pergjigjia eshte padyshim: Jo.

Celulari Android i vertete per te cilin ka kuptin shpenzimi i ketyre shifrave quhet Google Pixel “ne te gjitha versionet e tij”. Ai eshte celulari zyrtar Android dhe do te kete perditesime gjithmone duke i shtuar jeten pajisjes dyfish ne krahasim me te gjithe rivalet!

Nese keni vendosur te blini nje celular te ri, apo te investoni para ne nje pajisje te re, Shtepia e Teknologjise mirepret çdo pyetje apo kerkese keshille per te bere blerjen me te mire te mundshme.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.