WhatsApp
Guida

Si të fshimë mesazhet në WhatsApp që janë dërguar deri në një javë më parë

WhatsApp kohët e fundit filloi të lanconte një veçori të re që lejon përdoruesve t’i bëjnë “unsend” mesazheve. Kjo do të thotë që tani mund të fshini një mesazh të cilin nuk do donit ta kishit derguar. Funksioni i kërkuar për një kohë të gjatë ka qenë në testime për disa kohë, por tani të gjithë me përditësimin e fundit mund të kursejnë skuqjet e tyre pas dërgimit të një mesazhi gabimisht.

Ideja:
Mund të fshish vetëm një mesazh të dërguar brenda 7 minutave të mëparshme. Nëse padashje dërgoni një mesazh kur ishit bërë xurxull, tetë minuta më pare atehere je një njeri i pafat.

Si të fshini mesazhet e javës së kaluar WhatsApp ?

1.          Së pari, do të duhet të çaktivizoni të Wi-Fi dhe Mobile Data. Për ta bërë këtë duhet të shkoni tek “Settings” të telefonit tuaj dhe të fikësh Wi-Fi dhe Mobile.

2.          Pastaj shkoni tek kategoria Apps qe do ta gjeni perseri tek Settings dhe ecni poshtë derisa të gjeni WhatsApp. Klikoni  mbi të dhe më pas “Force Stop”.

 – Në pajisjet iPhone mjafton ta mbyllni aplikacionin si normalisht.

3.          Pastaj shkoni tek “Data & Ora” dhe caktoni datën në mënyrë që të përputhet me ditën kur dërguat mesazhin që dëshironi të fshini. Telefoni juaj ka shumë gjasa të vendosi që të përdori automatikisht datën dhe orën e internetit, kështu që do ju duhet ta fikni këtë fillimisht.

4.          Rihapni WhatsApp dhe gjeni mesazhin. Klikoni mbi të dhe pastaj zgjidhni  Delete > Delete for Everyone (Fshij > Fshij për të gjithë).

5.          Tani ndizni Wi-Fi dhe Mobile Data përsëri, rivendosni datën dhe mesazhi juaj duhet të zëvendësohet me një mesazh që lexon: “Ky mesazh është fshirë.”

Ne e kemi provuar këtë teknike për mesazhe që i kemi dërguar disa ditë para dhe ka funksionuar me sukses, megjithatë ka disa raportime që nuk funksionon.

Në disa raste ekstreme ju do të jeni në gjendje të fshini mesazhet më të vjetra se një javë duke përdorur këtë metod. Por duke shkuar shumë mbrapa ne kohe WhatsApp do t’ju detyrojë të zgjidhni datën e saktë. Ky “trick” kërkon gjithashtu që dërguesi dhe marrësi të kenë versionin më të fundit të WhatsApp.

 WhatssApp

Sigurisht që ky bug nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Për momentin mund mund te ndihmojë këdo që papritur është bërë pishman për mesazhin e dërguar.

 Ju ftojme të komentoni nëse kjo teknikë ka funksionuar tek ju!

Tani dimë një mënyrë për të anashkaluar limitin e rreptë të fshirjes së mesazheve në aplikacionin WhatsApp duke përdorur një zgjidhje të fshehtë që ju lejon të fshini mesazhet që nuk janë vetëm më shumë se shtatë minuta të vjetra, por deri në shtatë ditë të vjetra ( dhe ndonjëherë më shumë se shtatë ditë të vjetra ).

 Qëndroni me ne për me shume lajme interesante si këto sepse ne jemi Shtëpia e Teknologjisë.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.