si ta bej celularin me te shpejte
Guida Lajmet e fundit Tutorial

Si ta bej celularin me te shpejte ?

Ne kete artikull do te mundohemi ti pergjigjemi nje pyetjeje qe na drejtohet shume shpesh: si ta bej celularin me te shpejte? Vini re, ky artikull vlen vetem per celularet me sistem operativ Android! Ai fsheh gjithmone disa surpriza nen nderfaqen e smartfonit qe po perdoret. Disa veçori qe mund ta kthejne smartfonin tuaj ne nje pajisje akoma me te fuqishme.

Do te flasim per karakteristika dhe opsione te vogla dhe gati te panjohura te Android per pjesen me te madhe te perdoruesve. Keto truke shume efektive qe do te permiresojne smartfonin tuaj ne shume menyra: siguria, grafika, lidhja me internetin dhe performanca e pergjithshme.

Si ta bej celularin me te shpejte: Permireso cilesine grafike

Karakteristikat teknike te smartfoneve vazhdojne te rriten. Kemi procesore multi-core me 64 bit, karta grafike te integruara te nivelit te larte, RAM te bollshme dhe shfaqje me rezolucion te larte. Prandaj eshte normale te gjesh ne  Play Store lojra me cilesi grafike te krahasueshme me ato te ofruara nga lojera konsol (PS4, XBox etj) dhe, ne disa raste, tituj qe nuk jane ne gjendje te shfrytezojne 100% hardwarein e pajisjes sone.

Nder funksionet e fshehura te Android do te gjeni nje me emrin e nderlkuar MSAA 4x qe do t’ju lejoje te permiresoni cilesine grafike te lojrave. Opsioni MSAA 4x nuk eshte asgje tjeter perveç filtrit anti-aliasing, nje proces qe permireson cilesine e imazheve duke i “zbutur” konturet. Ky opsion nuk funksionon ne te gjitha lojrat Android, por vetem ne ato qe perdorin API OpenGL ES 2.0.

Per te aktivizuar opsionin, duhet se pari te aktivizoni “Developer Options”, duke shtypur ne menyre te perseritur “Build Number” tek Settings. Pasi ta keni aktivizuar, duhet te shkoni ne Settings > Info > Active / Force MSAA 4x qe gjendet ne seksionin e Rendering Accelerato Hardware. Duke pasur parasysh perpjekjet shtese te perpunimit anti-aliasing, ndikimi ne performance do te jete me i madh: nese pajisja juaj nuk eshte mjaft e fuqishme ose aplikacioni nuk eshte i optimizuar mire, eshte me mire qe kete funksion ta çaktivizoni.

Si ta bej celularin me te shpejte: Permiresoni navigimin ne internet

Google Chrome eshte pothuajse me siguri browser juaj i besuar. Ndoshta sepse eshte i gatshem per perdorim te drejte qe nga fillimi i perdorimit. Per fat te mire, Chrome eshte nje nga browser me te perditesuar dhe me karakteristika te shumta, disa prej te cilave jane te fshehura shume mire. Fale nje opsioni, te arritshem vetem duke hyre ne Chrome: // flags ne hapsiren e kerkimit, do te jeni ne gjendje te shpejtoni browser-in dhe te fitoni disa sekonda sa here qe kerkoni permbajtje ne internet. Sekonda qe ne fund te dites, duke marre parasysh perdorimin e shumte te internetit ne smartfone, mund te kthehet ne ore.

Sapo faqja e Chrome: // flags te jete hapur, duhet te kerkoni artikullin Fast tab/Windows close:  Enable. Rinisni browser sipas nevojes dhe vazhdoni te shfletoni, do te vini re nje rrjedhshmeri me te madhe ne pervojen ne internet. Ky funksion lejon qe Chrome te mbylle dritaret qe nuk jane te lidhura me skriptet Java qe funksionojne ne sfond, duke shpejtuar shfletuesin.

Si ta bej celularin me te shpejte: Jepni sistemit android me shume rrjedhshmeri

Android eshte nje sistem plot me animacione qe e bejne kalimin nga nje aplikacion ne nje tjeter me te kendshem, pamjen e menute dhe navigacionin ne pergjithesi me te lezetshem. Por shpejtesia e animacioneve mund te ndikoje shume ne pervojen tone te perdorimit te softuerit.

Dy smartfone me te njejten performance mund te duken pak a shume te ngadalte ne varesi te shpejtesise me te cilen kryhen animacionet: Android gjithashtu ka menduar per kete aspekt, duke na lejuar te ndryshojme shpejtesine e animacioneve me nje funksion te fshehur te perfshire ne opsionet e zhvilluesit.

Sapo “Developer Options” te jene aktivizuar, duhet te modifikoni tre opsionet e dedikuara per animacione: Resize / Scale animation window, duke i vendosur shkallen ne 0.5x. Ne kete menyre shpejtesia e animacioneve do te dyfishohet dhe çdo gje do te jete me e rrjedhshme dhe me e shpejte, pavaresisht nga performanca e pajisjes suaj. Ju gjithashtu mund te zgjidhni qe ti çaktivizoni plotesisht animacionet, por eshte kjo levizje do te kthente perdorimin e softuarit ne diçka tejet te shemtuar.

Si ta bej celularin me te shpejte: Mbani te dhenat personale dhe jeten private te sigurt

Smartfonet jane kasaforta reale te informacioneve personale. Perveç fotografive, videove dhe regjistrimeve ato permbajne edhe te gjitha llogarite tona bankare ose PayPal.

Nese dikush do te ishte ne gjendje te forconte sigurine smartfonit tone, do ta kishin te lehte qasjen ne te dhenat e ndjeshme qe ruajme aty. Kodi i zhbllokimit me siguri paraqet nje pengese te pare per tu kapercyer, por nuk mjafton t’i mbash larg njerezit e keqinj.

Zgjidhja? Android ofron mundesine per te enkriptuar te gjithe kujtesen e Android, keshtu qe pa “fjalekalimin” e çdo te dhene te ruajtur ne smartphone do te jete i pamundur hackerimi edhe per perdoruesit me me pervoje. Per te aktivizuar opsionin duhet te shkoni te Settings> Security dhe ndiqni proceduren e udhezuar ne Device Encryption. Per fat te keq jo te gjitha pajisjet kane kete funksion. Perpara se ta aktivizoni kete funksion, sigurohuni qe te keni karikuesin e smartfonit Android ne dore, sepse do t’ju duhet ta ngarkoni per te kryer proceduren.ù

Duhet te siguroni te dhenat personale, aplikacionet, videot, fotot – kliko ketu!

Si ta bej celularin me te shpejte: Aplikacione me te mira, smartphone me i shpejte

Gjeja e pare qe duhet te beni per te permiresuar rrenjesisht reagimin e sistemit ndaj funksionimit te aplikacioneve eshte perdorimi atyre qe jane me te lehte dhe te pershtatshem per performancen e pajisjes suaj. Ne e dime mire se ky nuk eshte nje funksion i fshehur brenda Android tuaj dhe se ju te instaloni nje app “Launcher” te tipit Nova Launcher, por kjo levizje do t’ju mundesoje te rrisni ndjeshem efektin e shpejtesise ne perdorimin e celularit.

A njihni ndonje truk tjeter ose veçori te fshehura qe mund te permiresojne pajisjen tuaj Android?

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.