shkarko muzike falas
Guida Tutorial

Shkarko muzike falas direkt ne celular vetem me nje klik!

Ne kete artikull do t’ju tregojme menyren me te shpejte, me te sigurte, me te rehatshme per te mbushur direkt playlist-en tuaj te preferuar ne celular. Ideja eshte e thjeshte, shkarko muzike falas direkt ne celular duke perdorur dy aplikacione qe gjithesecili duhet ti kete te instaluara ne smartphone.

Dy aplikacione per muzike falas:

YouTube
YouTube
Developer: Google LLC
Price: Free
YouTube: Watch, Listen, Stream
YouTube: Watch, Listen, Stream
Developer: Google LLC
Price: Free+
Telegram
Telegram
Developer: Telegram FZ-LLC
Price: Free
Telegram Messenger
Telegram Messenger
Developer: Telegram LLC
Price: Free

 

Natyrisht nuk jane aplikacione qe duhet ti shkarkoni posaçerisht per te shkarkuar muzike ne mp3. Keto aplikacione duhet ti kete çdokush ne celular: YouTube dihet se per çfare, ndersa Telegram si app me i mire dhe i sigurte i mesazhistikes ne bote.

Pasi te jeni siguruar se keto dy aplikacione i keni te instaluara dhe te aktivizuara, atehere menyrat e shkarkimit te kengeve ne version mp3 direkt ne celular jane dy:

Shkarko muzike falas direkt nga Telegram:

Mjafton te hapni Telegram, te klikoni lupen “search” ne pjesen e siperme te djathte dhe te kerkoni @Zenplayerbot. Ky i fundit eshte nje dritare dialogu e automatizuar e quajtur Bot. Pasi te perzgjidhni @Zenplayerbot atehere klikoni ne butonin “start” ne fund te dritares bot. Pasi te aktivizohet Boti, atehere ju mjafton te shkruani ne chat kengetarin ose titullin e kenges qe doni te shkarkoni. Prisni pak sekonda, dhe automatikisht do t’ju shfaqen kenget e gjetura ne versionin Mp3 qe mund te shkarkoni direkt ne celularin tuaj.

 

 

Muzike falas direkt nga YouTube me ane te Telegram:

Ndersa per shkarkimin e kengeve nga YouTube ne version Mp3 me ane te Telegram duhet te kryeni veprimet qe ndjekin. Pasi te hapni Telegram klikoni ne lupen “search” ne pjesen e siperme te djathte dhe kerkoni @YTAudioBackupBot. Pasi ta keni gjetur dritaren chat te ketij boti, atehere ju mfjaton te hapni aplikacionin YouTube ne celularin tuaj, te kerkoni per kengen apo muziken qe doni te shkarkoni ne version Mp3, ti beni share ne Telegram ne dritaren chat te YTAudioBot Backup dhe automatikisht do te keni gati kengen per ta shkarkuar direkt ne celularin tuaj.

Perdorimi i Telegram ne shkarkimin dhe degjimin e kengeve eshte me te vertete fantastik. Kjo sepse Telegram nuk ngarkon memorien e celularit tuaj kur kerkon dhe gjen kenge te ndryshme, por funksionon me nje cloud te posatshem. Pra kenga, edhe pse gjehet dhe degjohet ne Telegram, shkarkohet ne celularin tuaj vetem nese ju i jepni “download” manualisht.

Nese keni pyetje mbi keto dy menyra te shkarkimit te muzikes ju lutem te na shkruani ne Facebook ose Telegram. Perndryshe jepi, shkarko muzike falas pa asnje limit dhe perditeso playlist-en tende te preferuar ne çdo moment.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.