Nëse bleni sot një router wireless të ri do të gjeni se ajo mbështet dy rrjete. I pari është në frekuencën 2.4 GHz dhe tjetri në atë 5 GHz. Ata që kanë pasur një router të mëparshëm janë mësuar vetëm në 2.4 GHz kështu që mund të mendojnë se rrjeti 5 GHz është më i fuqishëm, më i shpejtë ose përhap më mirë sinjalin. Në të vërtetë, kjo nuk është çështje shpejtësie, por ka të bëj më shumë me bandën e trasmetimit.
Lidhja Wi-Fi në 2.4 GHz është “më e ngushtë”, pra më shumë lidhje janë aktive (më shumë celular/tablet/PC janë të lidhur në rrjetin Wi-Fi), aq më shumë këto do të transmetojë në rrugët e afërta mes tyre dhe do ndikojnë negativisht tek njëra tjetra.
Lidhja Wi-Fi në 5 GHz është “më e gjerë” dhe lë hapësirë të mjaftueshme për çdo transmetim.
Pra, çfarë do të thotë kjo? Çfarë ndryshimesh dhe çfarë përfitime ka të përdorin bandën Wi-Fi 5 GHz ose atë 2.4 GHz në një router?
Bandën wireless 2.4 GHz duhet ta imagjinoni si një rrugë shumë të zënë (autostrada TR -DR), sepse përdoren pothuajse nga shumica e pajisjeve si laptopë, telefona dhe tableta. E njëjta bandë e trasmetimit përdoret edhe nga telefonat pa tela (cordless), nga garazhet hapës, monitorat e fëmijëve dhe nga shumë produkte të tjera.
Në anën tjetër, brezi 5GHz mund të transmetojë më shumë të dhëna dhe natyrisht është më pak i mbushur plot. Ky ndryshim shihet në sasinë e kanaleve në dispozicion në të cilat janë ndarë spektri i të dy grupeve.
Në thelb, në brezin 2.4 GHz, ka 13 kanale të cilat janë aq afër së bashku sa vetëm tre kanale nuk janë të mbivendosura, pikërisht: 1, 6 dhe 11. Në brezin 5 GHz ka 23 kanale që nuk ndërhyjnë me njëra-tjetrën.
Të zgjedhim bandën 5 GHz është pra zgjidhja për të eliminuar ndërhyrjen në rrjetet e afërta WiFi.
Pse atëherë nuk janë të gjitha router vetëm 5 GHz dhe pse vazhdojnë të shesin ato 2.4GHz?
Sepse është edhe ana tjetër e medaljes. Problemi i rrjetit 5GHz është se ajo është më pak në gjendje të depërtojë muret dhe objektet e forta. Sinjali është më i shkurtër dhe nuk mund të arrij jashtë apo në dhomat më të largëta.
Banda 5 GHz është e përdorura për lidhjet WiFi në hapësira të vogla apo vende të hapura. Gjithashtu merrni parasysh se kompjuteri juaj duhet të ketë një kartë wireless 802.11 A për të parë rrjetin 5GHz.
Pra, për të përmbledhur, brezi 2.4GHz, edhe pse shumë i mbushur plot dhe për këtë arsye ngadalëson transmetimin, është më e përshtatshme në qoftë se ju keni një shtëpi të madhe, ose në qoftë se ju keni një kopsht ose tarracë.
Në qoftë se ju mund të përdorni vetëm rrjetin 2.4GHz, duhet të zgjidhni kanalin më pak të mbushur që të keni një sinjal të fortë. Nëse jetoni në vend në një zonë të mbushur me njerëz, dhe shumë fqinj kanë gjithashtu një router wireless të tyre, ia vlen të blesh një router wifi me band të dyfishtë.
Në një router me dy banda ju mund të aktivizoni të dy rrjetet në të njëjtën kohë.
Gusht 2017 ©ose.al • Shtëpia e teknologjisë
sigurisht 5GHz
Julian, nëse i hedh një sy artikullit do shohësh që ka aspekte pozitive si routeri 2.4GHz si ai 5GHz. Varet nga situata ku jemi. Gjithsesi në përgjithësi është pak më i mirë 5GHz. Të ftojmë t’i bësh like faqes tonë 😉😉
Un e kam 2.4 e coj dot 5ghz? Faleminderit
Jo Marina. Nese routeri është 2.4GHz nuk mund t’a ndryshosh më.
Disa pajisje nuk punojne me frkuencen 5ghz, prandaj duhet te kesh kujdes nese e bene wirelesin me 5ghz
Ke te drejte Xhevdet! Edhe tek artikulli e shkruajtem qe shumica e PC nuk punojnë me 5GHz. Faleminderit për komentin dhe të ftojmë t’i bësh like faqes tonë 😉 😉
Vetem nese ja beje unlike dhe prap like sa per te mos ta kthyer ftesen 😂
Nuk na del prandaj 😉, na fal qe dyshuam tek ty 😂😂😂
Po anten qe thithin wifi keni ??
Genti, per fat te keq ose.al nuk ofron per momentin sherbime shit blerjeje dispositivesh. Shpresojme ne te ardhmen e afert te mund ti ofrojme dhe keto sherbime me çmime interesante. Po punojme edhe per ate obiektiv. nese deshiron informacione professionale mbi çdo dispozitiv elektronik 😊😊 Ne këtu jemi.