televizor-pc-si ti lidhim bashke
Guida Tutorial

[GUIDA 2️⃣0️⃣1️⃣9️⃣] PC 🔁 Televizor: Si mund ti lidhim bashke

Si lidhet kompjuteri me televizorin? Si te trasmetojme fotot e laptop-it ne TV?

Pavarësisht ardhjes së Smart TV (“televizor te zgjuar”), pjesa më e madhe e informacioneve dhe programet më interesante janë ende të arritshme nëpërmjet PC. Shumë për këtë arsye preferojnë të përdorin PC fikse ose laptop për të gjetur përmbajtjen e filmave, etj. Televizori perdoret vetem për të shikuar në kohe reale programet e trasmetuara nga antenat tokësore ose nga sateliti. Gjithmonë e më shumë persona kërkojnë të shfrytezojnë televizorin edhe për të vështruar videot/fotot qe kemi ne PC. Në këtë udhëzues ne do të shpjegojmë hap pas hapi se si lidhet kompjuteri juaj në TV për të transmetuar filma, shfaqje televizive, etj.

Udhëzuesi do të tregojë metodat e mundura për të parë imazhet e pc-së tek televizori.

Lidhja me kabllo

Kabllo HDMI / Mini HDMI / Micro HDMI / Thunderbolt Mini HDMI

PC ⬅➡ Televizor normal

Nëse ju keni një kompjuter portativ mënyra më e shpejtë për të lidhur kompjuterin me televizorin është duke përdorur një kabllo HDMI. HDMI tani është i pranishëm në të gjitha TV modern dhe në shumë laptop për shitje. Pas lidhjes ju mund të përdorni Windows 10 për të projektuar përmbajtjen nëpërmjet kartës video ose nëpërmjet Qendrës tuaj të Njoftimit (përndryshe mund të përdorni WIN + P nga tastiera).

Kemi 3 opzione te mundshme:

  1. Të shohim të njëjtën gjë te PC dhe tek Televizor-i
  2. Të shohim vetem tek TV
  3. Të ndajmë ekranin midis Laptop-it dhe TV

Ne rast se kopjuteri juaj është një MAC, kablli që duhet të përdorni është Thunderbolt mini. Rruga që duhet të ndiqni është:

  1. Te shkoni tek parametrat e kompjuterit
  2. Te seleksiononi “Monitor”
  3. Dhe te zgjidhni, duplikimin e monitorit tek televizori.

VGA, DVI

PC ⬅➡ Televizor normal

Nese kompjuteri juaj është pak i vjetër me shumë mundësi nuk ka praninë e portës HDMI, por ato të VGA ose DVI. Në këtë rast, duhet të ndjekim të njëjtën rrugë që ndoqëm me kabllot HDMI, duke përdorur kabllo VGA ose DVI.

Lidhja me wireless

 Chromecast

PC ⬅➡ Televizor normal

E para gjë që duhet të bëni është që të lidhni si televizorin tuaj edhe PC në të njëjtin rrjet interneti. Por si mund të lidhim televizorin nëse ai nuk është Smart. Google ka realizuar Chromecast me anë të cilit çdo televizor mund te lidhet në internet. Pasi keni installuar Chromecast tek televizori juaj mjafton te shkarkoni plug-inin chromecast per Google Chrome dhe lidhja realizohet direkt.

Së shpejti do realizojmë një artikull të detajuar me foto që tregojnë të gjitha hapat që duhen ndejkur për të realizuar lidhjen.

Miracast e Widi (Windows)

PC ⬅➡ Smart TV

Kjo teknologji gjithashtu ju lejon për të lidhur kompjuterët në TV pa përdorimin e kabllove, por nëpërmjet wireless-it. Shumë TV, sidomos modelet më të shtrenjta, ju lejojnë të lidhni pajisjen nëpërmjet Miracast pa mbështetjen e aksesorëve të jashtme. Opsioni do të jetë i pranishëm në menunë e TV. Do ju duhet vetëm të bëni “pairing” (lidhjen) mes të dy pajisjeve. Miracast PC mund ta gjeni edhe nën një emër tjetër: Intel WiDi. Nëse kompjuteri juaj është i pajisur me procesorë Intel në bord, ka shumë të ngjarë që do të ketë të integruar mbështetjen për Widi. Kërkoni për aplikacionin Intel Widi tek kompjuteri juaj dhe më pas mund të lidheni direkt me ekranin e Televizorit Smart.

Airplay (Mac)

iMac  ⬅➡ Apple TV

Përdoruesit Apple do të duhen të mbështeten në standardin e zhvilluar nga vetë Apple për mirroring. Flasim për AirPlay, protokoll që është në çdo pajisje të ndërtuar në vitet e fundit dhe gjithashtu përfshihet në Mac OS X nga versioni Mountain Lion. Duhet të mbështetemi në një Apple TV, në gjendje për të riprodhuar përmbajtjen multimediale që gjënden në pajisjet tona. Apple TV është aktualisht në dispozicion në treg në gjeneratën e katërt, i cili gjithashtu përmban mbështetjen software dhe aplikacionet për lidhjen me kompjuterin.

©ose.al • Shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “[GUIDA 2️⃣0️⃣1️⃣9️⃣] PC 🔁 Televizor: Si mund ti lidhim bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.