Gënjeshtra BFF Facebook: fjala kthehet e gjelbër, për shkak se llogaria nuk është e mbrojtur
Skandali i Facebook-ut rritet dhe gënjeshtrat e vjetra kthehen pa asnjë bazë të vërtete, gjithnjë të pakuptimta. Dhe normalisht u rikthye sërisht gënjeshta e BFF Facebook në Shqipëri ku shumë portale të njohura e rikthyen lajmin vetëm për disa klikime 😡😡
Në një kohë kur flasim se siguria është e rëndësishme duhet ta prisnim. Gënjeshtra BFF në Facebook dhe fjala e famshme që duhet të jetë e gjelbër në komentet e kompanisë për të kontrolluar nëse llogaria juaj është e sigurtë.
Pas skandalit të dhënave të 87 milion profile në të gjithë botën të vjedhura nga Cambridge Analytica ky lajm bëri bujë edhe në Shqipëri.
Prandaj zinxhiri i ri është ushqyer përsëri nga kjo klimë e alarmizmit dhe gjithashtu e pakënaqësisë, pasi u shfaq herën e parë disa javë më parë.
KLIKONI: 10 hapa për tu mbrojtur nga përgjimi (ANDROID/iOS)
Gënjeshtra BFF Facebook është gjithmonë e njëjtë. Shumë shqiptarë e jo vetëm kanë filluar të shohin një mesazh “Facebook fton të gjithë për të verifikuar nëse llogaria është e sigurt” vetëm duke komentuar me BFF. Nëse kjo, sapo të publikohet, bëhet e gjelbër, do të keni siguri që llogaria juaj është e mbrojtur nga çdo rrezik.
A është vërtet e vërtetë kjo?
Natyrisht jo, ndryshimi i ngjyrës nuk është gjë tjetër veçse një efekt grafik/animuar i rrjetit shoqëror, pasi ka një mijë të tjerë.
BFF – Best Friend Forever
BFF është një akronim që qëndron për “Best Friend Forever” (për ata që nuk flasin mirë anglisht, shoku më i mirë përgjithmonë). Fjala zakonisht është e ndarë në vendet ku flitet anglisht për të identifikuar një person shumë të dashur dhe e kthen efektin animuar e duartrokitjes për të theksuar vlerën e termit.
“ose.al – Shtëpia e Teknologjisë” ju fton që të interesoheni/lexoni përpara se të bini pre e artikujve të rremë që kanë si objektiv vetëm klikimet dhe fitimin e sa më shumë lekëve.