lojrat per PC ne celular- lojra për pc
Guida

[GUIDA 🇦🇱 ] Luani lojrat per PC ne celular – Fantastike 😍

Valve shpalli javën e kaluar se së shpejti do të lejojë përdoruesit e Android dhe iOS që të lojrat per PC ne celular. Sigurisht, po flasim për Stream të lojërave nga PC/Mac tek telefoni, dhe jo hapjen e tyre direkte nga Android apo iOS.

 Kjo mund të arrihet nga sot duke shkarkuar programin beta të Steam, i cili është falas në Play Store. Në qoftë se ju keni një iPhone duhet të prisni dhe pak derisa të dali në App Store.

lojra për pc

Lojrat per PC ne celular – Steam: Si funksionon ?

Së pari duhet të shkarkoni programin nga Play Store nga linku më poshtë. Në qoftë se keni një levë nga Steam, mund ta lidhni me telefonin tuaj pa problem. Por dhe leva të tjera me Bluetooth punojnë me këtë program. Më pas duhet të lidhni tabletin apo telefonin tuaj Android me kompjuterin tuaj që ka Steam. Në mënyrë që të punojë pa probleme duhet të jeni të lidhur me Wi-fi 5Ghz ose me kabëll Etherneti.

Steam thotë se në lidhjet 5GHz do të mund të bëjnë Stream 1080p deri në 60fps, ndërsa ata me kompjuter të fuqishëm deri në 4K 60fps.

Është e mundur që anësoret e errëta të jenë të pranishme në çdo lojë për shkak të ekraneve të ndryshme. Por këto mund të shmangen duke zmadhuar lojën.

Steam Link (BETA)
Steam Link (BETA)
Price: Free
Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.