Hard disk SSD
Guida

Hard Disk SSD më i mirë në treg [MARS 2019]

Hard Disk SSD vs. HDD

Hard Disk SSD apo HDD? Ky i fundit eshte shkurtimi i “Hard Disk Drive”, pra disku i memories qe kompjuteri juaj ka ne kete moment. Ai perben nje nga parametrat kryesor te nje kompjuteri dhe ju vendoset cilin PC te blini edhe duke u bazuar ne kapacitetin e memories. HDD eshte disku i memories me i perdorur ne treg sepse ka kapacitet te larte memorie dhe nje kosto te ulet. Kjo eshte arsyeja qe kompjuteri juaj eshte prodhuar me nje HDD. Por a eshte HDD sistemi me i mire per memorien e PC tuaj ? Absolutisht Jo, dhe ja perse: Pergjigja eshte e thjeshte: nuk eshte me i miri sepse sot egziston mundesia e zevendesimit te HDD me nje SSD (Solid Disk Drive). 

Ky hardware mundeson nje memorie flash solide, pa patur nevojen e perdorimit te magneteve, disqeve apo motoreve te memories (si ne rastin e HDD). Mungesa totale e pjeseve mekanike qe mundesojne memorien ka nje sere vantazhesh qe do ti karakterizojme me poshte. Ne qofte se kompjuteri juaj eshte bere super i ngadalte, i vjeteruar, i rende, zhurmues dhe nxehet shpejt, atehere keni mundesi ta rivitalizoni duke instaluar nje SSD te ri. Kostoja e SSD tashme ka rene ne vlere rreth nga 40 € ne 500 € ne baze te kapaciteteve qe deshirohen. Por nje SSD i thjeshte per nje kompjuter personal mund te gjendet me çmim nga € 70 ne € 130.

Hard disk SSD : Samsung

hard disk-samsung 850 pro

Karakteristikat teknike:

  • Samsung 850 Pro – Shruajtja 550 MB/sek e 100.000 IOPS – Leximi 520 MB/sek e 90.000 IOPS (operacione në sek)
  • Samsung 850 Evo – Shruajtja 540 MB/sek e 98.000 IOPS – Leximi 520 MB/sek e 90.000 IOPS (operacione në sek)
Samsung 860 EVO 500GB SSD
Çmimi: 125€
Samsung 860 PRO 512GB SSD
Çmimi: 249€
Samsung 860 PRO 256GB SSD
Çmimi: 135€

Hard disk SSD: Kingston

hard disk-kingston Karakteristikat teknike:

  • Kingston HyperX  Savage SSD – Shruajtja 560 MB/sek e 22.000 IOPS – Leximi 530 MB/sek e 41.000 IOPS (operacione në sek)
  • Kingston HyperX  Fury SSD – Shruajtja 500 MB/sek e 22.000 IOPS – Leximi 500 MB/sek e 41.000 IOPS (operacione në sek)
  • Kingston HyperX  V300 SSD – Shruajtja 450 MB/sek e 85.000 IOPS – Leximi 450 MB/sek e 60.000 IOPS (operacione në sek)
Kingston A400 240GB SSD
Çmimi: 48€
Kingston A400 120GB SSD
Çmimi: 36€

Hard disk SSD: Crucial

Crucial MX500 250GB SSD
Çmimi: 80€
Crucial MX500 500GB SSD
Çmimi: 125€
Crucial MX500 1TB SSD
Çmimi: 195€

Ofertat me te mira per te gjithe Hard Disk-et SSD i gjeni vetem tek Gjergji Kompjuter. Mos harroni ti ndiqni neper social, ku mund te njoftoheni direkt mbi ofertat me te fundit.


hard disk-sandisk
Hard disk SSD: Sandisk

Karakteristikat teknike:

  • Sandisk Extreme Pro – Shruajtja 550 MB/sek e 100.000 IOPS – Leximi 520 MB/sek e 90.000 IOPS (operacione në sek)
  • Sandisk Ultra II – Shruajtja 540 MB/sek e 99.000 IOPS – Leximi 500 MB/sek e 90.000 IOPS (operacione në sek)
  • Sandisk SSD – Shruajtja475 MB/sek e 81.000 IOPS – Leximi 375 MB/sek e 54.000 IOPS (operacione në sek)
Emri Çmimi Zbritje Çmimi aktual
Sandisk Extreme Pro 960 GB 728,99€ 585,95€
Sandisk Extreme Pro 480 GB 432,99€ 37% 272,28€
Sandisk Extreme Pro 240 GB ——- ———-
Sandisk Ultra II 1 TB 317,99€ 317,99€
Sandisk Ultra II 480 GB 179,99€ 14% 153,99€
Sandisk Ultra II 240 GB 151,99€ 37% 95,99€

Vantazhet kryesore te instalimit te SSD ne kompjuterin tuaj te vjeter:

1. Koha e hapjes se programeve

Nje SSD ka nje kohe aksesi ne programe prej 35 – 100 mikro sekonda. Eshte nje kohe thuajse 100 here me e shpejte se sa ajo e nje HDD, te cilit i duhen 5.000 – 10.000 mikro sekonda. Kjo do te thote se shpejtesia e hapjes se nje programi rritet me 100 here dhe puna e tij shpejtohet 100 here me shume se sa ajo aktuale.

2. Besueshmeria

SSD nuk ka asnje pjese mekanike. Nuk ka disqe, magnete apo motorr. Perdor memorien flash, e cila eshte me performante dhe me e besueshme sesa memoria e nje HDD. Mendoni sa here eshte prishur nje HDD sepse digjet disku apo prishet motorri. Nje SSD eshte thuajse e pamundur te prishet nga aktiviteti normal apo i sforcuar. Te dhenat tuaja jane te sigurta.

3. Harxhimi i energjise

SSD perdor me pak energji sesa nje hard disk HDD standart. Kjo do te thote qe perdoruesi kursen ne fature energjie. Por mbi te gjitha do te thote qe kohezgjatja e baterise te pakten dyfishohet.

4. Zhurma

Duke mos patur asnje pjese mekanike. Asnje disk, magnet apo motorr, SSD ben shume pak zhurme. Funksion ne menyre fluide pa u sforcuar dhe nuk degjohet kur punon me kapacitet te plote ndryshe nga nje hard disk HDD.

5. Permasat

Ne pergjithesi permasat e nje SSD jane shume here me te vogla se ato te nje har disk HDD. Zakonisht ne treg gjehen SSD me permasa 2.5”, 1.8” ose 1.0”.

6. Nxehja

Mungesa e pjeseve mekanike, dhe per rrjedhoje pjeseve levizese mundeson mos nxehjen e SSD. Ajo gjeneron pak nxehtesi dhe ne kete menyre rrit jeten e kompjuterit dhe te “motherboard”. Kjo sepse temperaturat e ulta nuk lejojne shkrirjen apo demtimin e elementeve  kompjuterike.

7. Magnetizmi

SSD nuk ka pjese magnetike. Keshtu nuk mund te jete e influencuar nga fushat magnetike te Tokes. Gjithashtu nuk influencohet nga fusha magnetike artificiale, qe ne rastin e HDD zakonisht perdoren per te vjedhur te dhena. Per tu theksuar se keto avantazhe jane ato me kryesoret, sepse perdorimi i nje SSD ka shume avantazhe te tjera te kuptueshme per tekniket ose personat e mire informuar.

copyright © ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.