bateria e celularit
Guida Lajmet e fundit

#GUIDA 2️⃣0️⃣1️⃣9️⃣: si te kuptoj kur bateria e celularit duhet nderruar?

Nese kohet e fundit  keni hasur  probleme me smartfonin, dhe keni kuptuar se bateria e celularit shkarkohet me shpejt se sa zakonisht por nuk jeni te sigurt nese arsyeja qendron tek ndryshimi ne menyren e perdorimit te celularit ose ndodh per shkak te demtimit te mundshem te saj, ndiqni kete guide qe do t’ju ndihmoje.

Ne kete artikull do t’ju tregojme se si te kuptoni nese bateria e smartfonit do te duhet te ndryshohet per shkak te demtimit, duke shpjeguar perdorimin e disa aplikacioneve per Android dhe iOS ose, vetem ne rastin e iPhone, permes disa karakteristikave te veçanta.

Bateria e celularit: Njohja e gjendjes ne Android:

Ne Android, duke pasur parasysh se ne pergjithesi nuk ka nje funksionalitet standart per analizen e gjendjes se baterise, mund te perdorni vetem App te pales se trete. Ne Play Store, ka shume aplikacione qe kane kete qellim. Ai qe ne ju keshillojme te perdorni eshte AccuBattery, i cili integron disa funksione per te monitoruar gjendjen e baterise me keshilla te ndryshme per te permiresuar performancen dhe jetegjatesine e saj.


Accu​Battery - Batteria
Accu​Battery - Batteria
Developer: Digibites
Price: Free+

Pasi te shkarkoni dhe instaloni AccuBattery App, sigurohuni qe smartfoni te jete i lidhur ne karikim, dhe ndiqni hapat e kesaj guide.

Per te pare gjendjen e baterise  klikoni, beni Swipe disa here nga djathtas-majtas, dhe me pas shtypni butonin “Tick” ne pjesen e poshtme te ekranit. Duke klikuar me pas ne butonin “Health” do te mund te shihni grafiket me jetegjatesine e baterise dhe se si eshte konsumuar ne kohe. Kujdes, aplikacioni ka nevoje per disa cikle karikimi dhe shkarkimi qe te tregoje te dhena te sakta. Nese grafiku i perdorimit eshte normal, atehere po e menaxhoni mire baterine. Por nese shihni se grafiku tregon nje degjenerim te shpejte te saj, ne raport me momentin e blerjes se celularit atehere ka diçka qe nuk shkon me baterine. Ky aplikacion eshte edhe nje menyre e mire per te kuptuar nese celulari i blere i ri ne fakt ka qene perdorur me pare.

Bateria e celularit: Njohja e gjendjes ne iPhone:

Duke filluar nga iPhone 6, ne versionin e iOS 11.3 e tjeret pas tij, u perfshi nje funksion per analizimin e gjendjes se baterise. Per te pare kete funksionalitet, duhet te hyni ne aplikacionin “Settings” dhe duhet te shkoni ne ikonen “Battery”.

Mund te klikoni ikonen “Battery” per te hyre ne detajet e konsumit dhe ne gjendjen e saj. Me pas duke kilikuar ne ikonen  “Battery Usage”, do te shfaqet nje perqindje e vleres se kapacitetit maksimal te baterise ne krahasim me statusin e saj ne kohen e blerjes.

Perveç kesaj,  tek seksioni “Battery Status”, mund te shihni nje mesazh qe ju tregon  nese bateria eshte e shendetshme apo kerkon analize nga nje qender sherbimi te autorizuar Apple.

Nese iPhone juaj nuk mund te permiresohet ne iOS 11.3 dhe ose keni nje model qe eshte me i vjeter se iPhone 6, duhet te perdorni App. Ka disa aplikacione qe mund te shkarkoni nga iOS App Store, por ne ju sugjerojme qe te perdorni “Coconut Battery” per MacBook (!). Ne fillim ky aplikacion duhet te instalohet pra ne MacBook, dhe pasi te lidhni iPhone me te do te mund te analizoni gjendjen e baterise ashtu si ne iPhone-et me versioni OS 11.3 e me larte. 

Per ata qe nuk kane MacBook, aplikacioni me i mire per iOS eshte “Battery Life”. Funksionimi eshte shume i perafert me sistemin origjinal te Apple.


‎Battery Life - check runtimes
‎Battery Life - check runtimes

Nese keni pyetje, ju mirepresim ne faqen Facebook apo ne forumin tone OSE J

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.