telefona te perdorur-cover
Guida

Si të bleni telefona të përdorur? [GUIDA 2️⃣0️⃣1️⃣9️⃣]

Të bleni telefona te perdorur mund të ju kursej para, por sigurisht që ka dhe rreziqet e saja. Ja disa këshilla që ne kemi mësuar pasi kemi blerë telefona te perdorur.

Prodhuesit e telefonave lançojnë modele të reja çdo vit. E nga kjo shumë njerëz blejnë telefonat e fundit duke bërë kështu që telefonat e tyre të vjetër ti shesin me një çmim më të ulët.

Megjithatë, blerja e një telefoni të përdorur do të thotë që duhet ti keni kujdes disa gjëra. Për shembull së pari  është garancia e cila mund të mos ofrohet fare ose është e reduktuar. Së dyti, ju duhet të shikoni nëse gjithçka punon si çduhet. Dhe së fundmi, bazuar në këto gjëra ju duhet të merrni çmimin e duhur.

Telefona te perdorur: Kërkoni për çmimin e duhur

telefona të përdorur

Arsyeja kryesore për të blerë një telefon të përdorur është çmimi më i ulët. Për të arritur këtë gjë ju duhet të bëni një kërkim të vogël. Për të marrë ofertën më të mirë ju duhet të shikoni se sa përsona po e shesin një telefon të tillë dhe se me çfarë çmimi. Për ta bërë këtë mjafton të kontrolloni nëpër faqe të ndryshmesh dyqanesh në Instagram, Facebook apo online. Dhe në qoftë se doni të krahasoni dhe me sa shitet në vendet e tjera mjafton të kërkoni në eBay.

 

Ju do shikoni opsione të ndryshme por ja çfarë duhet të bëni kujdes kur te bleni telefona te perdorur:

  1. Sigurohuni që telefoni është i çbllokuar. Shumë telefona që vijnë për tu shitur në Shqipëri vijnë nga Amerika . Kryesisht këto janë modele të Samsung. Bëni kujdes kur bleni telefona të tillë për shkak se modelet Amerikane  përdorin valë të tjera nga ato Europianet. Duhet të siguroheni që telefoni është i çbllokuar nga kompanitë si Verizon, T-Mobile.
  2. Në qoftë se kontrolloni për çmimin në eBay, selektoni opsionin Buy It Now për të parë çmimin e vërtetë dhe jo ofertat e ofruara.
  3. Shikoni çmimin e telefonave të rinj me të njëjtat specifika. Në qoftë se ju bleni një telefon 1 vjeçar me të njëjtin çmim si ai një të riu me në njëjtat specifika, atëhere nuk ja vlen blerja e një telefoni të përdorur. (Shembull nqs. doni të blini një Galaxy S5 të përdorur, më mirë bleni një J5 të 2017)
  4. Sigurohuni që të gjithë aksesorët të jenë në rregull, apo dhe nqs. telefoni vjen apo nuk vjen me aksesorë.

Telefona te dores te dyte: Ku ta blini telefonin?

telefona të përdorur

Në ditët e sotme ofrohen shumë mundësi ku ju mund të bleni telefona të përdorur. Më poshtë do të listoj disa prej tyre:

  • Dyqanet Fizike dhe shumellojshmeria per telefona te perodrur

Mundësia e parë dhe më e sigurtë janë dyqanet Fizike. Në dyqan jo vetëm që do të keni mundësinë ta testoni telefonin, por dhe të negocioni çmimin apo dhe të merrni garanci.

  • Rrjetet sociale

Rrjetet sociale sot janë kthyer në portale me shumë funksione. Një ndër to është dhe rreklamimi dhe shitja e produkteve. Gjatë blerjes nga këto rrjete duhet të kërkoni gjithmonë të takoni përsonin që po shet telefonin.

  • Online 

Opsioni i tretë është blerja online. Këtu duhet të siguroheni që faqja është e besueshme. Gjithashtu duhet të shikoni nëse ofrojnë mundësi kthimi dhe pagesën e transportit. Shikoni dhe për opsinet e pagesës, opsioni më i mirë është pagesa me lek në dorë pasi ta keni marrë produktin.

 Telefona te dores te dyte: Negocimi i Çmimit

telefona të përdorur

Para se të shkoni për të blerë telefonin, mundohuni të negocioni për çmimin në bazë të kërkimit që keni bërë dhe përshkrimit të shitësit. Në këto raste pamja e jashtme luan një rrol të vogël në krahasim me funksionalitetin. “Gërvishtjet anësore” nuk do jua ulin shumë çmimin, por “gërvishtjet e ekranit” do ju japin një ulje më të madhe.

 

Gjithashtu thojini shitësit që do i bëni një kontroll të plotë telefonit. Kjo përfshin futjen e kartës tuaj, kontrollin e aksesorëve etj. Kjo është mënyra më e mirë për të dalluar një mashtures nga një shitës i sinqertë. Sa më shumë të kontrolloni aq më mirë. Në këtë pikë zakonisht mashtruesi tërhiqet, ndërsa i sinqerti është OK më gjithçka.

Në fund të negociatave, sigurohuni ti thoni shitësit çmimin që ju mendoni, i cili mund të ndryshojë gjatë kontrollit. Mos përdorni fjali si “dyqani tjetër i kishte më lirë”,”do shkoj e marr tek tjetri” , nuk ju ndihmojnë aspak.

 Telefona te blere: Si të kontrolloni telefonin

telefona te perdorur foto 1

Kur të jeni në dyqan ose të takoni shitësin duhet të merrni disa gjëra me vete:

  1. Karikuesin tuaj
  2. Një bateri të jashtme (Power Bank)
  3. Kartën tuaj të telefonit (Shikoni për llojin e kartës mund të jetë nano ose micro)
  4. Kufjet
  5. Kartë memorje (nqs. telefoni e suporton)

 Këto duhet ti keni parasysh më shumë kur e bleni nga një përson dhe jo dyqan.

telefona te perdorur

Pasi ju ti sillni këto aksesorë duhet të kryeni disa kontrolle:

  1. Kontrolli Fizik. Shikoni për gërvishtje tek trupi i telefonit si dhe dëmtimi nga uji. Shikoni me kujdes lentet e kamerave për gërvishtje pasi ato nuk duken mirë por sado e vogël të jetë shfaqet në foto.
  2. Shikoni baterinë. Shumica e telefonave sot vijnë me bateri që nuk ndërrohen. Kjo është një ndër problemet kryesore të telefonave të përdorur. Dhe për shumicën e telefonave nuk keni çfarë të bëni vetëm të besoni fjalët e shitësit. Por Apple pas skandalit të saj me bateritë nxorri një opsion ku ju mund të shikoni gjendjen e baterisë. Pra para se të bleni iPhone keni mundësinë të kontrolloni gjendjen e baterisë.
  3. Kontrolloni portat. Kontrolli i portave përfshin portën e kufjeve, karikimit dhe të kartës SIM. Për këtë kontroll do ju duhen mjetet që morrët me vete.
  4. Kontrolli i butonave dhe sensorit të shenjës së gishtit nqs. telefoni ka një të tillë.
  5. Testi i kodit të shërbimit. Ky është një ndër kontrollet më të rëndësishme. Çdo telefon ka një menu specifike për të parë nëse pjesë të telefonit punojnë siç duhen. Kërkojeni në Google me “Service Code” për telefonin që doni të blini. P.sh. tek Samsung nqs. shtypni *#0*# ju do të hapni këtë menu. Aty pastaj do kontrolloni nqs ekrani punon, ndriçimin, bokset, kameran dhe çdo sensor të telefonit.

 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.