Funksionet e WhatsApp-it.

0
93
views
funksionet e whatsapp top 20

E perdorim cdo dite por a e njohim aq mire? Njihuni me TOP 20 funksionet e WhatsApp qe duhet te dini patjeter!

Funksionet e WhatsApp: Back Up Chat

WhatsApp ju lejon të kryeni “back up” të bashkëbisedimeve chat, fotografive, mesazheve zanore apo dhe videove që keni shkëmbyer me miqtë. Ky funksion mund të aktivizohet automatikisht çdo ditë, çdo jave apo dhe çdo muaj.

Funksionin mund ta gjeni në “Settings > Chats > Chat Backup > Auto Backup”. Backup shkarkohet në iCloud për iOS dhe në Google Drive për Android.

Ky funksion ju mundëson te rishkarkoni historinë tuaj në WhatsApp pasi ndryshoni smartphone apo dispozitivin elektronik ku po e përdorni.

Funksionet e WhatsApp: Kush ka lexuar mesazhin tuaj?

Nëse doni të shikoni se cili ka lexuar mesazhin tuaj, mund ta zbuloni duke hapur panelin e informacionit të mesazhit të interesuar. Në iOS, këtë panel mund ta hapni duke bërë Swipe nga e djathta në të majtë ose duke mbajutr shtypur mesazhin dhe më pas te klikoni “Info”. Edhe në Android mund te mbani shtypur mesazhin e dërguar dhe më pas të klikoni në “Menu Button > Info”.

Funksionet e WhatsApp: Pastroni memorien

WhatsApp ju lejon të shihni se sa memorie jeni duke përdorur për çdo bashkëbisedim ose për çdo grup. Mjafton të klikoni tek “Settings > Data and Storage Usage > Storage Usage”. Nëse nuk keni shumë memorie të mbetur, rekomandojmë ti bëni backup mediave ne sistemet cloud dhe më pas të fshini memorien e WhatsApp.

Funksionet e WhatsApp: Personalizimi i njoftimeve

Mund të personalizoni tingullin e njoftimeve për çdo chat apo grup, në mënyre që të dalloni vetëm nga tingulli se në cilin chat apo grup po merrni mesazhe. Këtë funksion mund ta aktivizoni duke klikuar mbi emrin e chat apo grupit dhe më pas duke klikuar në “Custom Tone”.

Funksionet e WhatsApp: Pastrimi i listës pa dalë nga grupet

Në sistemin iOS mjafton ti bëni Swipe nga e djathta në të majtë mbi emrin e grupit, dhe do të dalë funksioni “Archive”. Për Android do të duhet te klikoni dhe mbani shtypur emrin e grupit dhe më pas të klikoni mbi “Archive”.

Funksionet e WhatsApp: Modifikimi i fotografive

Përpara se të dërgoni një foto, mund ta modifikoni atë duke klikuar në ikonat “Edit”. Mund ta ridimensioni, ti shtoni stickers, tekste, doodle etj.

Funksionet e WhatsApp: Eksportimi i Chat

Ky është një funksion shumë interesant, me anë të të cilit mund të dergoni një chat në email apo në kompjuter për ta ruajtur në një tjetër dispozitiv. Mjafton të klikoni “Group Info” ose “Contact Info” pasi të keni klikuar mbi emrin e grupit apo të chatit. Më pas do të klikoni mbi “Export Chat” dhe do të mund të zgjidhni nëse doni te eksportoni edhe mediat me anë të “Attach Media” ose mos ti eksportoni me anë të “Without Media”.

Funksionet e WhatsApp: Mesazhi i Preferuar

WhatsApp ju mundëson të klasifikoni disa mesazhe di të preferuarat për ju. Mund të klikoni mbi mesazhin që ju intereson dhe më pas të klikoni mbi yllin që e klasifikon si të preferuar. Më pas, duke klikuar tek “Group Info”, për shembull, mund të seleksiononi funksionin “Starred Messages” dhe do të shihni të gjithe mesazhet e preferuara per atë bashkëbisedim. Ky funksion rekomandohet për rastet kur keni një mesazh te preferuar nga e dashura, nga një mik, një urim i veçante, kur dëshironi të mbani mënd informacione të rëndesishme si adresa, numra telefoni etj.

Funksionet e WhatsApp: Formatimi i mesazheve

Mund të formatoni tekstet duke klikuar mbi mesazhin dhe duke zgjedhur opsionet “Bold”, “Italics”, “Strikethrough” etj.

Funksionet e WhatsApp: Dergimi i mesazheve Forward

Mjafton klikoni mbi mesazhin apo median e dëshiruar dhe më pas të klikoni në ikonën “Forward” per t’ja dërguar dikujt tjetër. Funksion mjaft i thjeshtë që njihet tashmë nga thuajse të gjithe.

Funksionet e WhatsApp: Zhdukni sinjalet e mesazhit të lexuar

Mjafton të klikoni në “Settings > Account > Privacy > Read Receipts”, në këtë mënyrë mund të vendosni nëse doni që të kuptohet nëse ju lexoni mesazhet apo jo. ⚠️ Kujdes, nëse e ç’aktivizoni atëherë ju nuk mund të shihni nëse të tjerët lexojnë apo jo mesazhet tuaja.⚠️

Funksionet e WhatsApp: Limit mbi përdorimin e 4G

Funksioni aktivizohet duke shkuar në “Settings > Data Storage and Storage Usage”. Në këtë mënyre do të mund te vendosni se si dhe kur do të shkarkohet media nga chat-et.

Funksionet e WhatsApp: Shpërndarja e vendndodhjes

WhatsApp ju lejon të bëni të ditur për përdoruesit e tjerë vendodhjen tuaj në çdo moment ose dhe ta dërgoni atë me anë të mesazheve. Këto janë funksionet “Current Location” që mund ta dërgoni me mesazh, dhe “Live Location” me anë të të cilit do të jeni i dukshem se ku ndodheni për një kohë të caktuar gjatë nje ditë.

Funksionet e WhatsApp: Të bëni Audio Call dhe Video Call

Nuk zgjatemi në këtë aspekt tashmë të njohur për të gjithë.

Funksionet e WhatsApp: Sinjalizimi i një chat si i palexuar

Të sinjalizoni një chat si të palexuar do t’ju mundesojë të kujtoheni më pas që do të duhet të përgjigjeni. Mjafton të klikoni dhe të mbani shtypur emrin e chat-it të interesuar dhe më pas të klikoni në “Mark as Unread”. Në iOS do të duhet ti bëni Swipe nga e majta në të djathte chat-it dhe të klikoni mbi Unread.

Funksionet e WhatsApp: Bllokimi i njoftimeve “Mute”

Duke klikuar mbi “Group Info” ose “Contact Info” dhe më pas në butonin “Mute” do të mund të bllokoni marrjen e njoftimeve për nje chat të caktuar.

Funksionet e WhatsApp: Ndalimi i shkarkimit te fotove ne memorie

Fillimisht WhatsApp shkarkon automatikisht fotografite në memorien e telefonit. Mund të ndryshohet ky funksion duke ndaluar shkarkimin e mediave tek “Settings > Chats > Save to Camera Roll” për versionin iOS ose “Settings > Chat settings > Media auto-download” për versionet Android.

Funksionet e WhatsApp: Gjetja e link në chat

Nëse kërkon një link të dërguar në chat por historiku i bisedimit është shumë i madh, atëhere mjafton të seleksionosh vetëm linket duke shkuar tek “Group Info” ose “Contact Info” dhe zgjedh një nga opsionet që të interesojnë ndër Media, Links, Docs.

Funksionet e WhatsApp: Heqja e mesazheve Preview

Mund të hiqen preview të mesazheve dhe njoftimeve duke klikuar ne “Settings > Notifications > Show Preview”. Në ketë mënrye mesazhet nuk do të shfaqen kur smartphone është në modalitet stand by.

Funksionet e WhatsApp: Verifikimi “Two-step”

Ky funksion mundëson një verfikim sigurie të dyfishtë për WhatsApp, duke krijuar një kod PIN me 6 shifra në mënyre që, kur të ndërroni celular, ose kur të bëni login në një tjetër dispozitiv, të mos rrezikoni qe dikush tjetër të përdorë llogarine tuaj. Bëni shumë kujdes sepse humbja e kodit PIN e kthen në të parekuperueshme llogarinë tuaj të WhatsApp. Për të vendosur kontrollin e dyfishtë mund të shkoni në “Settings > Account > Two-Step Verification > Enable”.

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20