celulari fiket
Guida Tutorial

Celulari fiket papritur vete ? Ja cilat mund te jene arsyet

Kur celulari fiket paptritur nuk ka asgje me te bezdisshme nga ato vonesa qe na detyrojne te bllokojme punen duke pritur rindezjen. Ne kete artikull do te analizojme shkaqet e mundshme te fikjes dhe rindezjes te papritur te pajisjes suaj dhe do t’ju tregojme zgjidhjet e mundshme per problemin.

Shkaqet qe mund te çojne ne fikjen ose rindezjen e pajisjes ndahen ne dy nenkategori:

  1. Problemet e softuerit, pra te sistemit operativ ose te programeve te ndryshme te instaluara,
  2. Problemet e harduerit, ato qe kane te bejne me pjese fizike te pajisjes.

Celulari fiket: Aplikacionet e papershtatshme ose malware ne pamje

Nese pajisja juaj fillon te fiket dhe te aktivizohet vete pasi te instaloni aplikacione te reja, ato mund te jene direkt shkaku e ketij keqfunksionimi. Nese aplikacionet vijne nga Play Store, problemet mund te lidhen me papajtueshmerine e aplikacionit me pajisjen tuaj, pranine e gabimeve ne vete programimin e aplikacionit ose konfliktin e mundshem me aplikacionet e instaluara paraprakisht ne pajisje.

SI TE KURSENI INTERNET 4G ? LEXO

Nese, nga ana tjeter, keni shkarkuar aplikacione nga burime jashte Play Store, siç mund te jene APK te ndryshme, ju mund te keni kapur malware. Ky i fundit eshte softuer me qellime te keqija dhe te paspecifikuara. Aktivitetet e Malware mund te jene pak a shume te avancuara dhe mund te shkaktojne lloje te ndryshme te problemeve ne pajisjen tuaj. Biles duhet te dini qe nese nje malware punon ne menyre te perkryer, ju nuk do te vereni asgje te çuditshme te punen e pajisjes tuaj.

Cila eshte zgjidhja ne kete rast ? Çinstaloni aplikacionet ne fjale dhe rinisni pajisjen. Nese ato nuk jane nga dyqani Play Store, shkarkoni nje aplikacion anti-malware dhe skanoni pajisjen.

Gabimet ne instalimin e perditesimit

Nese pas rifreskimit te pajisjes tuaj ne nje version te ri te Android fillon ajo te fiket spontanisht, problemi mund te jete tek gabimet e bera gjate instalimit te firmuerit ose ne konfliktet qe perditesimi mund te kete me te dhenat e versionit te meparshem.

Zgjidhja e ketij problemi eshte te kryesh nje ripristinim te plote te pajisjes. Per te shmangur humbjen e te dhenave te çmuara, beni nje kopje rezerve (backup) perpara se te ripristinoni pajisjen. Per te kryer ripristinim ne te dhenat e fabrikes, shkoni te Settings> Advanced> Backup and Reset> Restore factory data.

Nese per ndonje arsye nuk jeni ne gjendje te perdorni “settings”, rinisni pajisjen tuaj ne Recovery Mode dhe zgjidhni artikullin Wipe data/factory reset.

Nese edhe ripristinimi nuk funksionon, ajo qe duhet te beni eshte te perditesoni manualisht pajisjen tuaj ne versionin me te fundit te Android ne dispozicion. Per secilin prodhues ekziston nje program kompjuterik qe ju lejon te perditesoni pajisjen me ane te PC, por do t’ju takoje te gjeni dhe shkarkoni skedarin e duhur te firmuerit per tu instaluar.

Ndryshimet e programeve dhe operacionet e avancuara

Ne rast se keni vendosur te merrni lejet “ROOT“, shkaku i fikjes dhe ndezjes se papritur te celularit (REBOOT)mund t’i atribuohet procedures se ndjekur per t’i marre ato ose per çdo operacion te kryer me lejet rrenjesore. Disa procedura qe e bejne te mundur qe te beheni SuperUser, e bejne sistemin te paqendrueshem dhe te prirur ndaj bugs te llojeve te ndryshme.

Nese keni bere ndryshime softuerike, duke filluar nga Custom Kernel ne procedurat e Overclocking, se pari duhet te hyni ne Recovery Mode dhe te kryeni nje Wipe Cache (kjo procedure nuk fshin ndonje te dhene personale, keshtu qe nuk ka nevoje te beni backup).

Nese kjo fshirje nuk funksionon, vazhdoni me nje Wipe Data, por duke kryer me pare backup. Nese edhe kjo nuk eshte e mjaftueshme, largoni, nje nga nje, çdo ndryshim te bere dhe nese problemi vazhdon, hiqni lejet ROOT. Nje zgjidhje drastike por efektive eshte qe te instaloni manualisht versionin me te fundit te Android per pajisjen tuaj: kjo do te eliminoje çdo ndryshim dhe do te ndreqe problemin ne nje hap.

SI TE PERDITESOJ ME SHPEJT CELULARIN ? LEXO

Gabim i sistemit

Mundesia me e çuditshme eshte se problemi i REBOOT vjen nga vete Android. Çdo pajisje Android eshte unike dhe çdo version Android duhet te pershtatet me ate model te veçante.

Kjo mund te shkaktoje nje bug te sistemit te shfaqet ne mesin e mijera ndryshimeve, pershtatjeve dhe funksioneve. Per fat te keq ju nuk do te jeni ne gjendje te beni asgje, perveçse te prisni per ardhjen e nje versioni te ri firmware qe perfshin bugfixes te ndryshme (bug fixes). Kjo zgjidhje eshte totalisht ne doren e prodhuesit te pajisjes, siç mund te jete Samsung, Huawei, Xiaomi etj.

Celulari fiket: problemet e harduerit

Megjithese eshte me rralle, mund te jete nje problem hardware qe shkakton mbylljen e pajisjes suaj papritur. Nese jeni me fat problemi hardware mund te zgjidhet pa u perballur me nje shpenzim te madh.

Karta SD eshte demtuar

Duket e çuditshme qe nje komponent si karta SD mund te shkaktoje REBOOT te vazhdueshme qe demtojne pajisjen tuaj, por kjo nuk eshte nje situate e rralle. Ne disa raste nje karte SD e demtuar mund te shkaktoje probleme ne procesin e leximit / shkrimit ose identifikimit, duke shkaktuar probleme te zinxhirit qe shkaktojne REBOOT-in e pajisjes.

Situata behet e komplikuar nese keni levizur aplikacionet ne karten SD te demtuar. Per te verifikuar qe kjo eshte shkaku i te gjitha telasheve tuaja, provoni ta perdorni pajisjen pa nje karte SD per njefare kohe. Nese pajisja nuk peson REBOOT, duhet te blesh nje karte te re dhe te heqesh qafe ate te vjeter.

Bateria e demtuar

Edhe nese bateria eshte origjinale, per shkak te defekteve te prodhimit, mund te beje kontakte te rreme me kunjat e arta brenda smartfonit ose te demtohet duke mos ofruar energjine e nevojshme per funksionim. Nese keni akoma nje smartfon me nje baterish te levizshme, hiqeni ate dhe kontrollojeni siç duhet: nese gjeni nje pjese me ngjyre me te hapur ose nje enjtje te çdo lloji, nderroni menjehere baterine.

Megjithate, nese keni nje celular unibody , pra me bateri te palevizshme, do te duhet te trokisni ne deren e qendres se sherbimit ose te asistences se teknikut.

Per fat te keq, nese asnje nga keto nuk ka funksionuar dhe celulari fiket vazhdimisht, e vetmja gje qe ju mbetet eshte te kontaktoni nje teknik te specializuar.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.