[GUIDA E PLOTË] Si të përdorim Bing për të shkarkuar imazhe me cilësi të plotë tani që Google nuk e mundëson më

0
223
views
Bing Image

Google ka hequr funksionalitetin e kërkimit me anë të imazhit në Google Web Search. Kjo për arsyen e padisë së ngritur nga Getty Images që kshte të bënte me mënyrën sesi motorrët e kërkimit trajtojnë kërkimet e imazheve në platformën e tyre. Duke qenë se Google po has probleme me kërkimin e imazheve (Image Search)  ka gjithmonë një alternativë dhe ajo është Bing nga Microsoft. Një platformë me të vërtetë e konsoliduar por edhe me shumë funksionalitete.

Duke lënë këtë mënjanë, rezultati përfundimtar është që përdoruesit e motorrit të kërkimit Google nuk do të kenë më mundësinë të gjejnë dhe të ruajnë imazhet shpejt dhe me cilësi të plotë. Megjithëse përdoruesit kanë mundësinë që ti ruajnë akoma imazhet nga menuja qe shfaqet kur klikon me butonin e djathtë të mouse-it fotoja me rezoluicion të plotë vështirë se mund të shkarkohet.

Fatmirësisht, Bing nga Microsoft e ka akoma këtë funksiOnalitet të paktën për tani dhe më poshtë do ju tregojmë si ta përdorni.

SI TË SHKARKOJMË IMAZHE NGA BING IMAGES

1. Hapni Bing Search në internet dhe kërkoni për një foto cfarëdo qoftë

2. Gjeni foton tuaj tek paneli i rezultateve 

Bing Image

3. Kliko mbi butonin (…) dhe zgjidh “View Source Image”.

Dhe tani ju do keni mundesinë që ta shikoni imazhin më madhësi të plotë. Edhe pse të gjithë do ta pozicionomin Google para Bing duhet përmendur fakti se platforma e Microsoft është me të vërtetë shumë spektakolare. Heqja e vecorise për te shkarkuar fotot me rezolucion te plotë i jep më shumë avantazh përdorimit te Bing përkundrejt Google.

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20