bateria me e mire
Guida

Bateria me e mire: ja cilet jane smartfonet qe duhet te kerkoni!

Para se te fillojme duhet theksuar qe njesia “mAh” e ofruar nga baterite na lejon vetem te krijojme nje ide rreth potencialit te pajisjeve smartfon, por pastaj ka faktore te tjere te rendesishem qe hyjne ne loje dhe qe ndikojne ne performancen reale dhe ne pergjigjen e pyetjes se cila eshte bateria me e mire aktualisht per celularet.

Faktore te tille jane madhesia e ekranit dhe teknologjia qe shpalos, tipi i procesorit te integruar, versioni i softuerit dhe perdorimi i pajisjes ne jeten e perditshme.

SI TE KALIBRONI BATERINE E CELULARIT: LEXO

Kur ne testojme pajisjet smartfone si ne video ashtu edhe ne recensione te tjera, verifikojme te gjitha keto aspekte ne teste te veçanta referuese. Midis tyre eshte edhe testi i quajtur “PC Mark Battery” i cili, siç sugjeron emri, teston performancen e baterise.

Ne baze te verifikimeve dhe kerkimeve te kryera ne forumet me te mira te teknologjise boterore, po ju sjellim me posthe listen me smartfonet me te mire aktualisht persa i perket kapacitetit te baterise.

Bateria me e mire: Xiaomi Pocophone F1

Ne leter, bateria e Pocophone F1 eshte nje nga me te medhate ne nje smartfon. Rezerva e energjise eshte 4000mAh, pra shume e larte. Edhe ne kushte te veshtira te punes, vihet re qe Pocophone F1 nuk lodhet shume para se te pushojme gjate nates. Nen kushte normale pune, ky smartfone mund te arrije nje dite e gjysme kohezgjatje bateria

Me nje perdorim me pak intensiv se zakonisht, Pocophone F1 duhet te lidhet me ngarkuesin vetem çdo dy nete. Aspekt shume interesant ka te beje me shpejtesine e karikimit, e bazuar ne teknologjine “Quick Charge 4.0”, nder me te mirat ne treg aktualisht.

NESE BATERIA E CELULARIT SHKARKOHET SHPEJTE: LEXO

Bateria me e mire: Xiaomi Mi Max 2

Vini re: Mi Max 2 ofron nje bateri prej 5300 mAh. Ajo eshte e nevojshme per te ushqyer ekranin e madh te ketij smartofni dhe ja arrin me sukses. Por meritat  nuk shkojne te gjitha per baterine, por edhe ne optimizimin e softuerit dhe te konsumit te siguruar nga procesori Snapdragon 625.

Edhe me perdorimin intensiv te pajisjes, Mi Max 2 arrin ne fund te dites pa as me te voglin problem. Ndersa ne nje perdorim te normalizuar te celularit, bateria ka nje kohezgjatje deri ne dy dite e gjysme.

Bateria me e mire: Razer Phone 2

Razer Phone 2 trashegon te njejten bateri 4000 mAh nga paraardhesi i tij Razer Phone, qe do mundeson punen neper nje dite te perdorimit te rregullt me ​​sesione te ndryshme lojrash. Kohezgjatja mund te ndryshoje ne varesi te perdorimit. Bateria e ketij celulari ka nje kapacitet te kenaqshem pikerisht sepse ai eshte nje smartfon i dedikuar per lojra. Natyrisht softueri nuk eshte shume mire i optimizuar per perdorim normal, dhe paradoksalisht bateria zgjat me shume nese gjat dites celulari perdoret edhe per te luajtur.

Bateria me e mire: Sony Xperia XZ2

Smartfoni i famshem japonez ka nje bateri prej “vetem” 3180 mAh. Krahasuar me konkurrencen e Galaxy S9 Plus, Huawei P20 Pro ose Google Pixel 3 XL ne leter XZ2 nuk kane asnje shprese. Por duhet te dini dini qe, siç e thame edhe ne fillim, kapaciteti i baterise ne mAh nuk do te thote qe sa me i larte eshte aq me performante eshte bateria.

Sony Xperia XZ2 eshte ne fakt i afte per rezistence te pabesueshme fale funksioneve softuerike te kompanise lidhur me kursimin e energjise dhe ngarkimin inteligjent nepermjet USB Type C.

DUHET TE NDERROJ BATERINE E CELULARIT ? LEXO

Bateria me e mire: Huawei Mate 20 Pro

Huawei ka bere nje permiresim te ndjeshem te baterive edhe ne Mate 20 Pro. Tani ky smartfon ka nje bateri me kapacitet 4200 mAh, 5% me shume se Mate 10 Pro. Kjo duhet ti garantoje Mate 20 Pro nje jete mjaft te mire te baterise, me Kirin 980 qe paraqet dyshimin me te madh nga kendveshtrimi i perdorimit te energjise.

Mund te ringarkohet ose me ngarkuesin e ri te shpejte me nje fuqi maksimale prej 40 vat (30 minuta ngarkimi per te marre 70% te baterise) ose me vale wifi deri ne 15 watts. Gjithashtu Huawei ka certifikuar dhe mbrojtur baterine duke perdor teknologjine e tarifimit nga TÜV Rheinland.

A njihni smartfone te tjere qe mund te garantojne performancen me te mire te baterise?

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.