bateria e celularit
Guida Tutorial

Bateria e celularit mbaron shumë shpejt? Ja çfarë duhet të bëni…

Na ndodh shumë shpesh që kur celulari na nevojitet shikojmë që bateria e celularit po mbaron dhe direkt na fiket. Në atë moment është sikur humbasim një pjesë nga vetja jonë 😂. Historia përsëritet shumë shpesh edhe pse betohemi se nuk do futemi shumë nëpër social, etj.

Por cilat janë veprimet që harxhojnë më tepër bateri? Kush janë shkaqet kryesore që rëndojnë tek bateria e celularit?

Fakti që harxhon më tepër baterinë tonë është keqpërdorimi i telefonit. Fatmirësisht, kemi mundësi ta zgjasim jetëgjatësinë e baterisë përmes disa veprimeve të shkurtra.

Bateria dhe ndriçimi i ekranit

  • Duhet të ulim ndriçimin e ekranit deri në masën kur nuk na bezdis dhe nuk bëhet shumë e errët. Fatmirësisht shumica e celularëve të fundit në menunë e tyre kan opcionin e dritës 24 orë. Celulari ndryshon automatikisht ndriçimin e ekranit në bazë të orës.

Telefoni aktiv

  • Ndryshoni kohëzgjatjen e telefonit aktiv. Në mënyrë automatike është i vendosur tek 1 min, por ne këshillojmë maksimum 20 sekonda. Pas kalimit të kësaj kohe celulari bllokohet dhe ekrani fiket.

Lidhjet

  • Mbylleni Bluetooth-in dhe NFC. Ky veprim bën që bateria të zgjasë rreth një orë më tepër. Nëse këto funksione do jenë gjithmonë aktive celulari përpiqet në çdo moment të lidhet me një smatphone/dispozitiv elektronike tjetër. Duke i çaktivizuar ju do kurseni bateri.

Bateria dhe GPS

  • Çaktivizoni “check-ins” automatike nëpër rrjetet sociale. Ne shqiptaret vdesim per të treguar se ku jemi por duhet të kemi parasysh se çdo “check-in” aktivizon GPS-in dhe konsumon bateri.

Sfondi

  • Përdor imazhe të errta për sfond nëse keni celular AMOLED. 

Widget

  • Mos përdorni widget të kota në celular. Përveç se rëndojnë kot celularin me RAM ato harxhojnë edhe shumë bateri.

Aplikacione të kota

  • Evitoni programet e quajtura “task killers”, të cilat mbyllin me forcë aplikacionet që përdorni. Shumica e tyre harxhojnë më tepër bateri se sa e ruajnë atë.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “Bateria e celularit mbaron shumë shpejt? Ja çfarë duhet të bëni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.