Android Go-Android-Android One
Guida

Android vs Android One vs Android Go

Shumë nga lexuesit tanë pyesin se çfarë ndryshimesh ekzistojnë midis Android, Android One dhe Android Go. Nëse do të blejmë një produkt me këto platforma kush janë ndryshimet nga një smartphone normal me sisteminoperativ të androidit sipër? Edhe pse nga ana e përdoruesit të treja versionet mund të duken të duken të njëjta, kjo gjë nuk vlend absolutisht nga ana e prodhuesve të celularëve. Më poshtë, Shtëpia e teknologjisë, do ju paraqesi karakteristikat kryesore të çdo lloj sistemi operativ.

Android

Android është ekosistemi themelor i shumicës së telefonave që gjenden sot në treg. Versioni i tij i pastër quhet AOSP (Android-Open-Source-Project) dhe përmban të gjithë kodin e shkruajtur, por nuk ka ndonjë personalizim të Google dhe madje as aplikacionet klasikë të Google (Gmail, Youtube, Play Store, etj). Androidi, siç e dinë shumica e përdoruesve, është ai i Google, që është brënda në Nexus dhe Pixels dhe përmban të gjitha GApps, personalizimet e Google dhe karakteristikat e sistemit operativ të avancuar pa ndryshuar pjesën grafike UI. android oreo Android, si në versionin AOSP dhe në versionin “Google”, mund të personalizohet plotësisht nga partnerët që mund të modifikojnë ndërfaqen, grafikën, aplikacionet dhe shumë pjesë të tjera të kodit për të optimizuar ekosistemin për një produkt, kategori të veçantë tregu ose nevojat e tyre.

Android AOSP nuk ka nevojë për certifikim të vërtetë nga Google, ndërsa nëse doni të shfrytëzoni pakon e GApps, ju duhet të kaloni përmes miratimit të Google, pavarësisht nga përshtatja e aplikuar.

Shtojmë gjithsesi se Android “Google” që është i pranishëm në Pixel nuk mund të zbatohet identikisht nga partnerë të tjerë, pasi Google mban ekskluzivitetin e disa veçorive si: Pixel Launcher dhe qasja anësore e Google Now (shembuj që mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe me lëshime të reja).

Android One

Kjo është një platformë e sistemit Android që, ndryshe nga i pari, nuk mund të personalizohet nga partnerët. Ndërfaqja, veçoritë dhe karakteristikat aktualisht zhvillohen direkt nga Google në bazë të pajisjeve të zgjedhura për të hyrë zyrtarisht në paketën Android One. Prodhuesit dhe partnerët mund të instalojnë disa aplikacione por që mund të çinstalohen dhe përditësohen përmes Play Store pa asnjë problem nga ana e përdoruesve. Kjo është për shkak se të gjitha pajisjet Android One janë ndjekur direkt nga Google, i cili i përditëson ato, lëshon shpërndarje të reja dhe i konsideron ato shumë afër eksperiencës së Nexus për mbështetje dhe shpejtësi të azhornimit.

Android One lindi me qëllimin e sjelljes së përvojës Android në tregjet në zhvillim dhe rritjen e përhapjes së ekosistemit.

Qëllimi kryesor u transformua me kalimin e kohës sepse celularët me Android One janë me cilësi të madhe dhe të disponueshme në shumë tregje.

Android Go

Ky është një versioni i vërtetë i Android Oreo Lite. Bazuar në lirimin e fundit të ekosistemit Google, Android Go, do të arrijë në 2018 dhe do të përpiqet të bëjë atë që nuk ka arritur të sjellë Android One në tregjet në zhvillim. Ndryshe nga Android One, versioni Go është thellësisht i ndryshëm sepse:

  • Mund të instalohet në pajisje me 1GB RAM ose më pak (512 MB)
  • ka një grup tjetër të aplikacioneve të Google që janë optimizuar:
    • për të konsumuar më pak të dhëna nga interneti
    • për të zënë më pak RAM
    • për të marrë më pak memorie të brendshme
  • përdor të gjitha aplikacionet Lite që zhvilluesit kanë ndërtuar në Play Store (sugjerohet instalimi i këtij lloji të aplikacionit, por potencialisht ju gjithashtu mund të instaloni versionin normal me kusht që të keni memorie në dispozicion)
  • do të përdorë Youtube Go dhe optimizime të tjera nga Google
  • do të lejojë integrimin e planeve të operatorit dhe klientëve në tërë ekosistemin

Përveç kësaj, Android Go do të marrë nga Android One të njëjtin lloj mbështetjeje me përditësime mujore dhe shpërndarje të ndjekura direkt nga Google. Ashtu si për Android One, Android Go gjithashtu nuk do të jetë i mundur të personalizohet në nivelin e sistemit dhe ndërfaqes nga partnerët.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

6 thoughts on “Android vs Android One vs Android Go

    1. Sokol mund te jete nga trafiku i internet ne linjen tende ne keto momente, sepse aktualisht parametrat e website jane te mira. Gjithesesi do mundohemi te pershpejtojme procesin. Atehere persa i perket Android 6.0.1 ai hyn ne versionin e pare te klasifikimit tek artikulli, sepse eshte Androidi zyrtar mbi te cilin jane bazuar personalizimet e sistemeve operative te kompanive nenkontraktore (Samsung, Xiaomi, Huawei ecc). Aktualisht nje celular mjaft interesant me Android O eshte Xiaomi Mi A1 qe publikuam para pak ditesh 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.