Android Box TV-perfekt
Guida

[SHTATOR 2️⃣0️⃣1️⃣9️⃣] Smart TV? Jo ne preferojme Android Box TV

Tani ne jemi ne vitin 2019 dhe teknologjia dhe interneti ne vecanti ka hyre plotesisht ne jeten tone. Eshte e veshtire te mendojme sot per sot se si mund te ishte bota pa shpikjen e internetit. Ajo qe habit me shume eshte rritja eksponenciale e artikujve te lidhur online, dhe ketu flasim jo vetem per celularet por edhe per TV, frigorifere, lavatrice, android box tv etj. Te gjithe keto artikujt po lidhen pak e nga pak me njera tjetren per tu bashkuar perfundimisht te gjitha se bashku ne menyre qe ti kemi nen kontroll gjithmone nga nje dispozitiv elektronik i vetem. Sot do flasim per nje nga pyetjet e shumta qe fansat tone na kerkojne.

 

Ja vlen tani per tani te blejme nje Smart TV apo jo? Dhe kush mund te jete zgjidhja? Pergjigja qe japim gjithmone: Android Box TV!

Smart TV apo Android Box TV – ja motivet kryesore

Perse ne mendojme se zgjidhja perfundimtare eshte Android Box TV e shpegojme me poshte duke ju vendosur pikat me te dobta qe per momentin cdo Smart TV zoteron.

Shume pak perditesime – Per momentin shumica e produktoreve te Smart TV nuk perditesojne televizoret e tyre si dhe aplikacionet e installuara. Pas vetem nje viti do gjendeni me nje TV ku funsioni SMART do jete shume i prapambetur

Shume pak memorie/aplikacione – Hapesira eshte shume e vogel dhe aplikacionet jane te pakta. Do jeni gjithmone te limituar nese deshironi te installoni aplikacionet tuaja te preferuara

Jo nje sistem operativ i vetem – Edhe ky nuk e shte nje problem i vogel. Kohet e fundit Smart TV po installojne vetem Android TV por deri me 2017 nuk ishte e tille. Cdo produktor kishte sistemin operativ te tijin qe limitonte mirembajtjen dhe permisimin.

Cmimi – Nese shkoni dhe beni dallimin  e cmimit midis te njejtit televizor Smart TV dhe atij normal do shikoni qe cmimi do jete gati +150€. A ja vlen?

❌ E ardhmja – Ne te ardhmen televizori do jete vetem nje panel, ku do lidhen Android Box TV, Dekodera DVB-T2 ose S2, Blu-ray e sisteme te ndryshme audio.

Ja pse ne zgjedhim Android Box TV – Mini M8s Pro

Te gjitha pikat e dobta te Smart TV jane pikat e forta e nje Android Box. Ai ka memorie te madhe qe mund te zgjerohet akome me skeda micro SD ose USB. Perditesimet nuk mungojne dhe aplikacione jane te njejta me ato te Play Store Google. Sistemi operativ eshte Android dhe cmim eshte i vogel. Ja prova jone me Android Box TV – Mini M8s Pro.

Skeda Teknike e Mini M8s Pro

 DDR4 3GB RAM+ EMMC 32GB, 8 core.

 Android 7.1 ku mund te installojme te gjitha aplikacionet/lojrat tona.

 H.264 dhe H265 per video deri ne 4K

 WiFi 2.4GHz dhe 5GHz per nje shpejtesi marramendese

 

Brenda ne kuti do gjejme Android Box TV, nje telekomande, karikuesin dhe kabllin HDMI. Konfigurimi fillestar eshte mjaft i thjeshte dhe mjafton lidhja me rrjetin WiFi (nepermjet funksionit WPS eshte akoma me e shpejte) per te filluar te kenaqemi. Sistemi eshte shume i shpekte dhe nuk verejme asnje ngadalesim. I vetmi problem eshte telekomanda. Por duke e ditur bashke me Android TV Box shtuam edhe nje tastiere wireless perfekte per vetem €10 dhe tani limiti nuk ekziston me.

Si mund te shihni Android 7.1 lejon edhe veshtrimin e dy aplikacioneve ne te njejten kohe. Nderkohe qe degjoni muzike ne YouTube mund te lexoni edhe ndonje lajm sportiv :)!

 

Per me shume informacione na ndiqni serisht tek Shtepia e teknologjise! Faqja ne.1 ne Shqiperi mbi teknologjine 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.