app store lojra ios apple aplikacione
Guida

[Guida e plotë] Amerigo Turbo Browser: Si te shkarkojme video tek iPhone

Ja si te shkarkojme video tek iPhone… Një zgjidhje e shkëlqyer për të shkarkuar videot në iPhone është Amerigo Turbo Browser. Ky është një aplikacion që funksionon si një lloj shfletuesi web dhe ju lejon të shkarkoni filma në internet, si dhe shumë përmbajtje të tjera që mund të shfletoni në internet. Aplikacioni është në dispozicion në versionin falas (me disa kufizime) dhe për një pagesë, me një çmim prej 3.99 euro.

Si te shkarkojme video tek iPhone – Amerigo Turbo Browser – FALAS

‎Amerigo File Manager
‎Amerigo File Manager

Si te shkarkojme video tek iPhone – Amerigo Turbo Browser – ME PAGESE

‎Amerigo - File Manager
‎Amerigo - File Manager

Për të shkarkuar video në iPhone me Amerigo Turbo Download – gjëja e parë që duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin. Për ta shkarkuar shtypni një nga ikonat e mësipërme dhe shkarkoni aplikacionin tek celulari juaj.

Klikoni mbi aplikacionin e parë në listë për të shkarkuar versionin falas ose të dytë për të shkarkuar versionin me pagesë.

Pastaj prekni butonin në të djathtë të aplikacionit dhe më pas prisni disa momente për të nisur dhe përfunduar procedura e shkarkimit dhe instalimit. Tani ikona e Amerigo Turbo Browser  është shtuar në ekranin kryesor dhe mund të filloni të përdorni aplikacionin.

Siç e kemi përmendur më përpara, Amerigo funksionon si një shfletues standard Web duke pasur avantazhin e integrimit të karakteristika të veçanta për shkarkimin e videove në iPhone.

Duke përdorur shiritin e kërkimit të vendosur në krye mund të provoni dhe të gjeni filmin e interesit tuaj. Më pas fillon riprodhimi dhe mund të klikoni butonin që tregon një shigjetë poshtë që do të shfaqet në ekran. Direkt pastaj do filloj shkarkimi i videos. Kur të shkarkohet, mund të monitorosh progresin e tij duke klikuar në butonin që tregon tre linja horizontale të vendosura në pjesën e sipërme të majtë dhe pastaj duke shtypur butonin Shkarkimet. Pas procedurës përmes të cilit shkarkoni videot në iPhone tuaj ju mund të hyni, të menaxhoni dhe të luani filmin tuaj të shkarkuar.

FREE NEW APP – Shkarkoje falas

‎Any Downloader: Easy Download
‎Any Downloader: Easy Download

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.