teknologjia gigabit 4.5g-vodafone-albania-foto
Editorial

Teknologjia Gigabit 4.5G e Vodafone Albania 🚀🚀

Kohët e fundit mund të shikoni reklamat e shumtë nga ana e Vodafone Albania për rrjetin e parë në Shqipëri Gigabit Net. Teknologjia Gigabit 4.5G është një ekskluzivitet i Vodafone Albania dhe premton shpejtësi deri më 900Mbps. Vodafone Albania, një nga pionierët në teknologjinë më të fundit, ka marrë se fundmi licensën e bandës 800MHz. Kjo frekuence, deri pak vite më parë e dedikuar sinjalit televiziv tani është pjesë e sinjalit celular.

Ky spektër i frekuencave rrit shpejtësinë nga 13% në 25%, si dhe një mbulim më të mirë brenda 4G. Me uljen e frekuencave rritet hapësira e shpërndarjes të sinjalit dhe njëkohësisht rritet edhe depërtimi nëpër ambienet e mbyllura, si shtëpi apo lokale, në mënyrë që mos të kemi asnjëherë shkëputje të sinjalit.

Por çfarë do të thotë termi “teknologjia 4.5G LTE Advanced” dhe a ekziston me të vërtetë apo është më shumë marketing.

Përgjigja
Mund të themi që nga ana teknologjike ky term nuk ekziston, mund të flitet për 2G (GSM), 3G (UMTS), 4G (LTE – Long Term Advanced) por nuk ka kuptim të flitet për 4.5G. Teknologjia që Vodafone Albania përmënd në reklamat e saj është një version i përmisuar i 4G-së që bazohet në dy pika kryesore.

Teknologjia 4.5G – Carrier Aggregation

Carrier Aggregation është ai funksion  ku pajisjet e rrjetit kombinojnë me më shumë frekuenca brenda një lidhjeje të njëjtë dhe lejojnë të ofrojnë shpejtësi më të lartë. Në këtë mënyrë mund të rritet shpejtësia e shkarkimit të një file të ndryshëm nga interneti deri në 1.5 herë.

Teknologjia 4.5G – Mimo

Mimo 4×4, nuk është sigla e makinave 🤣😂, por është metoda e transmetimit të sinjaleve nga rrjeti dhe marrjes nga terminalet me anë të 4 antenave, duke lejuar të dyfishojë aftësinë dhe shpejtësinë e transmetimit.

Teknologjia Gigabit Network

Por çfarë sjell tjetër kjo teknologji e re? A mund ti shohim me sy efektet e kësaj teknologjie? Vodafone flet per pikat e mëposhtme:

  • Dynamic Coverage – Me rrjetin e ri Vodafone, ju mund të ndani fotografi dhe video edhe në vendet më të mbushura me njerëz dhe të flisni dhe shfletoni me stabilitet maksimal edhe në lëvizje.
  • Power Voice – Falë teknologjisë VoLTE ju mund të telefononi dhe të shfletoni në të njëjtën kohë me shpejtësinë 4.5G. Zëri është i pastër dhe nuk do keni më zhurmë në sfond.
  • Giga Speed – Ngarkoni faqet dhe aplikacionet në çast dhe shikoni videot në cilësi të lartë falë teknologjisë MiMo 4×4 dhe Carrier Aggregation. Shpejtësia maksimale e arritur është rreth 900Mbps, por ka më shumë efekt nëse flitet për Gigabit, apo jo? Gjithsesi nuk do keni kurrë mundësinë të navigoni në internet me këtë shpejtësi sepse është arritur në laborator me kushte optimale.
  • Secure Control – Mbani të dhënat dhe pagesat tuaja personale të familjes më të sigurta falë Rrjetit më të Sigurtë.

Lista e celularëve me teknologji 4.5G

Smartphonet që mund të shfrytëzojnë potencialin e rrjetit 4.5G janë:

  • Samsung Galaxy S8
  • Samsung Galaxy S8 +
  • Samsung Galaxy Note 8
  • Samsung Galaxy Note 9
  • Samsung Galaxy S9  – e konfirmuar nga Vodafone Albania
  • Samsung Galaxy S9 +  – e konfirmuar nga Vodafone Albania
  • Samsung Galaxy S10  – e konfirmuar nga Vodafone Albania
  • Samsung Galaxy S10 +  – e konfirmuar nga Vodafone Albania
  • Samsung Galaxy S10e
  • LG V30
  • LG G7
  • Mate HUAWEI 10 Pro
  • HUAWEI P20
  • HUAWEI P20 Pro
  • HUAWEI Mate 20 Pro
  • HUAWEI P30
  • HUAWEI P30 Pro
  • ASUS Zenfone 4 Pro
  • Sony Xperia ™ XZ Premium
  • Asus ROG
  • iPhone Xr – e konfirmuar nga Vodafone Albania
  • iPhone Xs – e konfirmuar nga Vodafone Albania

Celularët e tjerë edhe pse nuk janë konfirmuar nga Vodafone Albania, duhet të funksionojnë me rrjetin më të shpejtë në Shqipëri.

Zonat e mbuluara nga teknologjia Gigabit

Nëse mendoni që mund të përdorni teknologjinë e fundit të Vodafone Albania në të gjithë Shqipërinë atëherë gaboheni. Më poshtë dhe lista e zonave ku kjo teknologji është e pranishme pë momentin:

  1. Teg – deri në 900Mbps
  2. Pazari i ri  – deri në 900Mbps
  3. 26 zona në Tiranë (nuk specifikohen) –  deri në 700Mbps
  4. Disa zona (të pa specifikuara edhe këto) në:
    • Durrës
    • Fier
    • Vlorë
    • Elbasan

Funksionon në të gjitha SIM Card?

Për të shfletuar internetin në 4.5G ju duhet të keni një pajisje të aktivizuar dhe një SIM card të paktën 128K, promovimin Speed 4.5G aktiv dhe të jeni patjetër nën mbulimin e rrjetit 4.5G. Për shkak se ikona e rrjetit 4.5G akoma nuk ofrohet, dhe nuk do ofrohet ndonjëherë sepse,  ju do shikoni akoma sikur jeni duke shfletur në 4G.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.