telegram 1
App Celulare Lajmet e fundit Tutorial

ZYRTARE: krijohet rrjeti i pare ne Shqiperi ne platformen TELEGRAM!

Te dashur miq te faqes ose.al, te apasionuar te teknologjise, perdorues te perditshem te smartphone / tablet / PC / PS4, fansa te sportit ne pergjithesi apo te futbollit ne veçanti. Prezantojme sot rrjetin “community” me te madh ne Shqiperi te zhvilluar nga ose.al ne platformen TELEGRAM, e cila po revolucionon boten e “social network & messaging” ne te gjithe globin.

Ne rrjetin Telegram “Shtepia e Teknologjise”, totalisht falas, do te mund te shihni ndeshjet e dites LIVE nga smarthpone, tablet, PC apo TV; do te mund te shkembeni, shisni apo blini pjese kembimi ose objekte, do te mund te parashtroni problematika apo difekte te ndryshme dhe te gjeni zgjidhjen me kontributin e njeri-tjetrit; do te mund te aplikoni per te fituar nje Fond Investimi prej minimalisht € 10.000,00; do te mund te shkarkoni muzike mp3 falas me vetem nje klikim direkt nga YouTube; do te mund te ndani mendime, opinione, debate mbi çdo teme duke u bere pjese e komunitetit me te madh teknologjik shqiptar!

Shkarkoni TELEGRAM ne Google Play Store dhe ne Apple Store:

Telegram
Telegram
Developer: Telegram FZ-LLC
Price: Free
‎Telegram Messenger
‎Telegram Messenger
Developer: Telegram LLC
Price: Free

Pasi te keni shkarkuar Telegram, rregjistrohuni duke hapur “account” dhe me pas klikoni ne linkun: t.me/osealbania ose kerkoni ne pjesen e siperme “Search” te aplikacionit grupin: Shtepia e teknologjise.

Rrjeti komunitar perbehet nga:

1) Shtepia e Teknologjise: per tu bashkuar kliko t.me/osealbania (@osealbania)

2) IT Developer Albania: grup privat per Developers IT ku mund te perfitohet nje fond investimi.

3) Ndeshje Live: grup ne te cilin mund te shikoni live dhe falas te gjitha ndeshjet e dites!

4) Shkembime dhe Shitblerje: grup qe lidh falas anetaret qe duan te shesin apo te shkembejne objekte

5) Samsung Fans: grup i dedikuar perdoruesve dhe fansave te Samsung Shqiperi

6) Apple Fans: grup i dedikuar perdoruesve dhe fansave te Apple Shqiperi

7) Smartphone Fans: grup i dedikuar perdoruesve dhe fansave te gjithe smartphoneve te tjere ne Shqiperi

8) PC & Tablet: grup i dedikuar perdoruesve te kategorise

9) PS4, Xbox, PC Gaming: grup i dedikuar “gamers” kampion shqiptar dhe te apasionuarve te lojrave.

10) Kinema & Seriale: grup i dedikuar per tema mbi filmat dhe serialet tuaja te preferuara

Mjafton pra te shkarkosh TELEGRAM, te rregjistrohesh, dhe te bashkohesh me grupin “Shtepia e Teknologjise” ne linkun t.me/osealbania.

Cfare eshte aplikacioni TELEGRAM ? Dhe perse quhet revolucionar ?

telegram

Telegram eshte nje aplikacion qe lind ne fushen e “Messaging Apps”, ashtu si WhatsApp, por qe ne vite ka pesuar nje zhvillim te pabesueshem duke krijuar nje miks me “Social Network”.

Telegram vs. WhatsApp: padyshim fiton i pari i cili ka nje seri avantazhesh mjaft interesante:

a) sistemi i memories Cloud: ne Telegram fotot, videot dhe media e publikuara neper chat nuk memorizohen ne celularin tuaj, i cili nuk ngadalsohet ose bllokohet nga to, dhe ju nuk do te duhet ti fshini here pas here.

b) shkembim file pa limit: ne Telegram nuk ka limit ne shkembimin e file, imazhe, video, dokumenta. Ne chat mund te dergoni jo vetem vokal, por edhe nje film te tere ose nje liber te plote.

c) mundesi chat sekret: bisedim ne chat ne anonimat total, pa emer, pa numer telefoni dhe pa rrezik pergjimi! Mesazhet e derguara pas nje kohe te caktuar fshihen totalisht nga serverat!

d) krijimi i supergrupeve me 100.000 anetare: te gjithe, pavaresisht nese kane apo jo kontaktin e nje personi, mund te ftohen te marin pjese ne supergrupet e Telegram

e) krijimi i kanaleve Telegram: behet fjale per forume te verteta me anetare te pakufizuar, ne to mund te marrin pjese miliona perdorues qe kane te njejtin interes!

f) bot dhe programimi html apo python: brenda Telegram, mund te krijohen mini aplikacione te verteta te quajtura “bot”, te cilet kryejne funksione te caktuara qe i nevojiten anetareve ne jeten e perditshme.

Natyrisht Telegram eshte nje bote ne zgjerim dhe te ciles nuk i dihet fundi. Ai perben platformen e perzgjedhur nga ose.al per te krijuar grupin me te madh te anetareve te nje forumi ne Rrepubliken e Shqiperise.

Miresetevini ne Telegram – Ose.al “Shtepia e Teknologjise! 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.