Muajin e kaluar, Google filloi të zhvillonte aplikacionin e muzikës YouTube Music për të zëvendësuar YT Music, dhe gjithashtu zëvendësoi Red YouTube me Premium YouTube. Pak ditë më parë, YouTube Music u lançua zyrtarisht në SHBA, Australi, Zelandë të Re, Meksikë, Korenë e Jugut, Austri, Kanada, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Norvegji, Rusi, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar. Aplikacioni përmban video muzikore, single zyrtare, albume, remix dhe shfaqje të drejtpërdrejta.
Video publicitet YOUTUBE MUSIC:
Aplikacioni përfshin edhe rekomandime që bazohen jo vetëm në llojin e muzikës që keni preferuar dhe dëgjuar më parë, por gjithashtu bazohen në vendndodhjen tuaj gjeografike. Keni nevojë për tinguj për stërvitjen tuaj në palestër, apo melodi të buta për ditën tuaj në plazh? YouTube Music do të bëje një përzgjedhje me hitet më të mira. Gjithashtu opsioni Smart Search i aplikacionit do ju ndihmojë të gjeni këngët edhe nëse përdorni fjalëkalime të pasakta ose shprehje të paqarta.
Ndërsa versioni baze i Aplikacionit mbështetet në Ad dhe publicitet, ekziston një version Premium që siguron streaming pa reklama, duke u transmetuar në sfond (që do të thotë se kur hapni një tjetër aplikacion, transmetimi nuk do të ndalet). Përveç kësaj, versioni me pagesë i YouTube Music do të lejojë shkarkimin e këngeve për dëgjim offline. Kostoja e YouTube Premium është $ 9.99 në muaj ose $ 14.99 për një familje prej gjashtë personash.