WhatsApp-android-apple-ios-shkarko
App

WhatsApp: trasferoni dokumentat tuaja dhe çdo gjë tjetër

Duke u bazuar edhe tek versioni web i platformës, WhatsApp ka filluar të mendojë edhe dërgesën e dokumentave të rëndësishme me aplikacionin e saj. Objektivi i saj është që të fitoj gjithmonë e më shumë posizionë kundrejt Telegram (e cila këtë funksion e ka të integruar kohë më parë). Rreth një viti më parë WhatsApp kishte futur mundësinë për të shkëmbyer dokumente nëpërmjet programit të saj. Formatet e mbështetur deri tani janë: CSV, doc, docx, pdf, ppt, .pptx, .rtf, txt, xls dhe .xlsx.

WhatsApp ka filluar shpërndarjen e një version të ri të aplikacionit të saj që ju lejon të dërgoni dhe të merrni çdo lloj file/dokument. Ju gjithashtu mund të transferoni foto dhe video pa aplikuar asnjë formë zvogëlimi. Do keni mundësinë për të dërguar file të çdo tipi në iOS, Android dhe në versionet desktop të aplikacionit. Me këtë risi, përdoruesit mund të shkëmbejnë çdo gjë direkt nga chati i WhatsApp.

Limiti në trasferimin e datave?

Kufiri maksimal në madhësinë e dokumentave të transferuara nëpërmjet WhatsApp është 128 MB në iOS, 100 MB në Android dhe 64 MB me versionin Web, por është shumë e mundshme që këto kufizime të hiqen.

Për momentin ky funksion është i pranishëm vetëm në versionin beta por mendojmë se do jetë i pranishëm në pëditësimin  e radhës.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.