App

VideoChat – Ja te rejat e WhatsApp-it! A jeni gati? 😍

Facebook sapo shpalli tek konferenca e programuesëve që WhatsApp do të marri dy risi të reja, Videochat në grup dhe Sticker. 

LEXO EDHE: Ja pse duhet te kalibroni baterine e celularit tuaj! KLIKO KETU!

Të dy këto risi nuk kanë nevojë për shumë shpjegim pasi mud të gjenden tek programe të tjera. Videochati i ri e sjell videochatin e vjetër në një level tjetër. Ai lejon deri në 4 përsona të flasin në të njëjtën kohë në Chat. Është e ngjashme me atë çfarë Snapchat solli (16 përsona njëkohësisht me kamera) dhe me atë çfarë mund të sjelli Instagram.

 Whatsapp

Përsa i përket Stickers, kjo ka qenë e parashikuar shumë kohë më përpara. Pothuajse të gjitha programet konkurrente i përdorin prej vitesh dhe tani vetëm WhatsApp pritej ti sillte. Përdoruesit tani do të përdorin Stickersa të WhatsApp apo dhe nga programe të tjera. Kjo do ta bëjë atë pak më të veçantë për 2018.

Përsa i përket datës së përditësimit Facebook nuk foli shumë, por mendohet të vijnë në muajt në vazhdim.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.