instagram ose.al
App

Tre risi që Instagram mund të sjellë së shpejti

Instagram duket se ka hapur një fushatë përditësimesh këtë periudhë pasi në vetëm disa muaj programi ka shtuar risi pas risie. Kësaj rradhe  duket se do të sjellë këto risi:

Slow-mo tek kamera

 instagram

Risia e parë është Slow-mo tek kamera. Kjo do ti lejojë përdorusesit të filmojnë video të ngadalësuara edhe pse ndoshta telefoni i tyre mund të mos i suportojë.

 

Butoni “Mute” për profilet

 

Nuk doni ti shikoni postet e një përsoni dhe nuk doni ti bëni unfollow apo block? Butoni “Mute” do ju vijë në ndihmë. Ky funksion nuk do i lejojë fotot e përsonave që ju zgjidhni të shfaqen në faqen tuaj të parë. Gjëja më e mirë është se përsonat që ju zgjidhni nuk do jenë në dijeni.

 

Arkivi në formë kalendari për Storyt

 

instagram

 

Po të shikoni tani arkivin e Storyve, do shikoni që nuk është aq i lehtë për tu naviguar. Forma e kalendarit tani do ta bëjë më të lehtë të shikoni datën e postimit si dhe do i bëjë  fotot më të organizuara.

 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.