Top Apps Qershor 2017
App

Top Apps Maj 2017 | aplikacionet e reja me interesante iOS & Android

(Pjesa 2) Top Apps Maj 2017 :

Ne rubriken e aplikacioneve,  ose.al perzgjedh per ju aplikacionet falas (me disa perjashtime) me interesante te muajit. Per ju me poshte Top Apps Maj 2017, hidhini nje sy, mund te kete aplikacione qe do t’ju duheshin gjate aktiviteteve te perditshme:

Best new Android and iPhone apps (early May, 2017)

Top Apps per iOS 

1 -Camera RX: Aplikacion i kendshem per iPhone, qe kane fotokamer shume te mire. Sistemi operativ iOS per fat te keq nuk te mundeson akses ne disa funksione mjaft interesante te kameras. Ky aplikacion arrin te ri-krijoje funksionet e kameras se iPhone duke ofruar disa opsione mjaft interesante per modifikim e fotove. Aplikacion i shkelqyer per filter dhe foto insta. | Shkrarko € 2.99.

2 – Melon: Eshte nje lloj chatroulette per celulare. Klikon ne butonin e kameres, dhe vihesh ne kontakt me persona me te cilet mund te chatosh. Kini kujdes vulgaritetet. | Shkarko Falas.

3 – Fourway: Aplikacioni te vendos ne kontakt me persona me te cilet mund te chatosh. Por me 4 persona njekohesisht! Pra nje video chat grupi. C’far mund te shkoje keq? | Shkarko Falas.

4 – Empower: Eshte nje aplikacion administrimi financash shume i avancuar. Mund te te jape keshilla inteligjente se ku, kur dhe si mund te kursesh! | Shkarko Falas.

5 – Truth or Dare: Loja klasike amerikane. Ofron nje mundesi te pafundme opsionesh apo “denimesh” per humbesin. Mund te zgjedhesh nga lloje te ndryshme kategorishe. | Shkarko Falas.

6 – Smoothie Recipes: Aplikacion i tipit “food”. Ka receta te pa fundme per frulato, mix lengjesh, mix vegjetalesh etj. Gjithcka te con drejt shijes me te mire, dhe dietes! | Shkarko € 1.99.

 

7 – Sleep Orbit: Nje koleksion audio, apo muzike, te kendshme, te lehte dhe shlodhese. Perfekt per pak meditim | Shkarko Falas.

 

Best new Android and iPhone apps (early May, 2017)

Top Apps per Android

1 – Convoe: Te krijon mundesine e chatit me njerez te zakonshem qe ndodhen afer vendit ku ndodhesh ti. | Shkarko Falas.

2 – GeoGebra Geometry: App qe lehteson zgjidhjen e problemeve gjeometrike. Bazohet ne nje sistem te dizenjuar apostafat per vizatime dhe kalkulime gjeometrike. | Shkarko Falas.

3 – Notes Nearby: Krijoni nje shenim virtual te publikuar ne ambjentin ku ndodheni. Lexoni shenimet e personave te tjere qe ju rrethojne. | Shkarko Falas.

4 – Quotis: Ne rast se kerkon nje thenie inspiruese ose te lezetshme rreth nje teme, per ta publikuar ne social, ky aplikacion do t’ju gjeje thenien e duhur. | Shkarko Falas.

5 – Feedster: App i tipis “Social Media”. Grupon te gjithe llogarite tuaja ne social networks, qe mund ti menaxhoni nga nje skermate e vetme. | Shkarko Falas.

6 – Movelt: Me ane te ketij aplikacioni mund te menaxhoni te dhenat e ruajtura ne dispozitivin tuaj Android. Kalon te dhena te medha nga memoria disk ne memorien SD dhe e kunderta. Mund te besh personalizime dhe ti kerkosh aplikacionit te levize te dhena ne menyre automatike nga nje memorie ne tjetren. Mjaft praktik. | Shkarko Falas.

7 – Attack of the icon packs: Ky app te jep nje mundesi te pafundme ikonash per te personalizuar nderfaqen e dispozitivit. Shume interesant | Shkarko € 1.49: Black Light, Flix, Unicorn Dark.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.