Android App Guida Lajmet e fundit Tutorial

GUIDE ANDROID: si të gjejmë celularin e vjedhur apo të humbur ?

Nëse telefoni juaj Android humbet ose e vjedhin, mos u frikësoni. Mund ta gjurmoni atë dhe mund të dërgoni komanda nga distanca për ta mbrojtur me fjalëkalime ose alarme. Në rastin më të keq, të dhënat gjithashtu mund të fshihen nga distanca. E gjithë kjo mund të bëhet përmes aplikacionit “Android Device Manager“.

Telefoni celular është një pajisje që mund të transportohet lehtësisht kudo, gjë që do të thotë se ekziston një shans më i madh që mund të humbasë apo të vidhet. Në rastin e keq që smartphone është harruar diku apo është vjedhur, mund të gjurmohet përsëri vendndodhja e tij dhe gjithashtu të dërgojhen komanda të largëta për ta mbrojtur atë me fjalëkalime ose alarme.

Mund ta bësh gjithë këtë me “Android Device Manager“, i cili mund të shkarkohet falas në Google Play Store. Ne do të zbulojmë, nëpërmjet këtij udhëzuesi, se si të mund të rimarrim telefonin ose të paktën të ruajmë informacionet personale të pranishme në të.

Shkarko Android Device Manager APK.

Kërkesat për funksionimin e kësaj mënyre për gjetjen e celularit të vjedhur janë si më poshtë:

  • Telefoni juaj Android duhet të lidhet me një llogari Google (Google Account)
  • Lokalizimi i Google duhet të aktivizohet (opsioni i Gjeolokalizimit duhet të jetë aktiv)
  • Aplikacioni Android Device Manager i Android duhet të instalohet dhe aktivizohet
  • Telefoni duhet të lidhet me një rrjet interneti Wi-Fi ose Mobile
  • Telefoni duhet të aktivizohet dhe të jetë i dukshëm në Google Play

Në shumicën e rasteve, funksionet e kërkuara më sipër janë tashmë të aktivizuara (përveç nëse vetë përdoruesi i ka ndryshuar ato). Në këtë mënyrë, bllokimi ose gjetja e telefonit tuaj celular nuk duhet të jetë problem. Duhet gjithashtu të theksohet se në qoftë se telefoni ështe vjedhur, hajduti mund të çaktivizojë këto karakteristika të paracaktuara për të ndaluar gjetjen e celularit.

celularin e vjedhur

PËRDORIMI I PAJISJEVE ANDROIDIT PËR MONITORIMIN E SMARTPHONE

Hyni në Android Device Manager me llogarinë Google që është lidhur me telefonin Android (mund të përdorni kompjuterin tuaj dhe një tjetër telefon Android për t’u identifikuar).

Sapo të hyni ne aplikacion, do të jeni në gjendje të shihni të gjitha pajisjet Android që janë të lidhura me llogarinë tuaj. Zgjidhni pajisjen që dëshironi të mbani nën kontroll dhe do të shfaqet vendndodhja e saj si dhe opsionet e kontrollit në distancë. Ju do të jeni në gjendje të shihni vendndodhjen në një hartë me informacione të tilla si koha e fundit e pozicionimit, emri i zonës dhe kur ishte hera e fundit që pajisja juaj është lidhur me internetin.

Ekzistojnë gjithsej tre opsione që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni telefonin në distancë: “Alarm“, “Lock” dhe “Reset“.

  • Opsioni 1 – Alarmi

Kur jepni komandën, telefoni do të fillojë një alarm në volum të lartë për 5 minuta (edhe nëse është në “modalitet të heshtur”). Ky opsion është shumë i dobishëm nëse e keni humbur telefonin në shtëpi dhe thjesht dëshironi të rikuperoni atë duke ndjekur alarmin.
Klikoni në komanën e alarmit, telefoni do të aktivizojë zilen alarm kudo që të jetë (nëse janë plotësuar të gjitha kushtet e shpjeguara më sipër). Kur e gjeni telefonin klikoni butonin on/off për ta bërë alamin të ndalet.

  • Opsioni 2 – Lock

Nëse ky funksion aktivizohet, funksionimi i telefonit ndalet menjëherë duke u bllokuar, dhe do të mund të hapet vetëm me PIN, sekuencën tuaj ose fjalëkalimin e vendosur nga përdoruesi. Kliko në “Lock” dhe, në dritaren tjetër rregjistroni bllokimin që dëshironi. Gjithashtu mund të shtoni një mesazh për cilindo që ka telefonin dhe të shtoni një numër që personi mund të telefonojë për t’ju kontaktuar, edhe nëse telefoni është i mbrojtur me fjalëkalim.
Shënim: funksioni i sigurisë së fjalëkalimit do të aktivizohet me këtë proces. Kjo do të thotë që ju do të duhet të jepni një fjalëkalim / PIN / sekuence çdo herë që duhet të hapni ekranin e kyçjes derisa të jetë i çaktivizuar.

  • Opsioni 3 – Reset

Funksionimi i këtij opsioni është mjaft i thjeshtë. Duke klikuar në Reset, çdo informacion personal, foto, video mesazhe etj do të fshihen automatikisht nga celulari juaj. Në këtë mënyre nëse telefoni ju është vjedhur dhe nuk arrini ta gjeni, apo ju ka humbur diku dhe dikush tjeter mund ta gjejë, të paktën do të mund të ruani privatësine.

Nëse keni pyetje apo kërkoni këshilla të tjera në lidhje me guidën e sipër përmendur, kontaknoi redaksine e ose.al për më shumë informacione.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.