instagram ne shqiperi ose.al
App Lajmet e fundit

“Portrait mode” tani dhe në Instagram 😍 !

Instagram po prezanton risinë e saj më të re Portrait Mode tek Story. Instagram ka përditësuar në vazhdimësi sektorin e Story që prej datës së lançimit në Gusht të 2016. Përditësimi i fundit solli dhe  prezantimin e GIF nga GIPHY. Por tani si pjesë e një përditësimi komplet të ri, Instagram ka prezantuar mënyrën e re të fotografimit, e quajtur “Focus.”

focus mode instagram

Duke ndjekur trendin e fotove “bokeh”, mënyra Focus do ti lejojë përdoruesit për të mbuluar prapaskenën e fotove të tyre.

Megjithatë kjo risi është e limituar tek disa telefona. Ky efekt kryhet nga inteligjenca artificiale e cila do të punojë gjithë kohës për të gjetur fytyra në foto. Risia e re nuk do të jetë vetëm për kameran mbrapa por dhe atë të përparme. Gjithashtu videot do ta suportojnë këtë risi dhe do ju lejojnë të vendosni dhe filtrat apo efekte të tjera mbi të.

Por mënyra e re e fotografimit nuk është e vetmja risi. Tani përdoruesit do të kenë mundësi për të bërë tag shokët me anë të një Stikeri. Deri më tani tag është bërë në mënyrën e vjetër duke shkruajtur emrin e përdoruesit me shenjën “@” para. Tani do të mjaftojë të vendosni një Stiker me emrin e shokut/shoqes dhe do të jetë më i dukshëm se një tag normal.

 

 Portrait mode: Kur dhe për cilët telefona do të vijnë këto risi?

Të dy këto risi “Portrait mode” dhe “Mention sticker” do të publikohen sot si pjesë e versionit të 39 të Instagram. Mund ti shkarkoni këtu App Store për Apple dhe Google Play për Android. Përsa i përket suportimit, Instagram tha se të gjithë iPhone nga 6S e deri tek X do të suportohen. Përsa i përket Android u tha se një numër i caktuar do ta suportojë, por nuk u thanë specifikime se cilat modele.

Burimi : Phonearena

 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.