Google Play Store logo ose android
App

Play Store: MX Player Pro dhe Real Steel me vetem 10 cent, 02/05 – 07/05

Si çdo javë Google azhornon seksion e saj ne Play Store për aplikacionet android në ofertë. Për këtë javë mund të shkarkoni për vetëm 10 cent €, MX Player Pro dhe Real Steel.

MX Player Pro

MX Player Pro është një aplikacion i shkëlqyer i krijuar nga shtëpia informatike J2 Interactive. Kjo e fundit konsiderohet nga shumë persona si një një nga “software house” më të mirë për videot në Android. Disa karakteristika të saj e bëjnë praktikisht të domosdoshme në çdo pajisje. Ne ju sugjerojmë, duke përfituar nga oferta, për ta bërë atë tuajën përgjithmonë. Ndër karakteristikat më të veçanta mund të gjejmë mbështetjen për formate të ndryshme të titrave dhe tipare të ndryshme të dobishme.

• Ndryshoni zoom-in e videos duke prekur direkt ekranin

• Bllokim kundër fëmijëve → Lejoni fëmijët tuaj të shikojnë video pa patur merak që do hapin diçka tjetër

• Titrat → Ndryshoni ngjyrën dhe vëndin e tyre

• Dekodifikim multi-core → E para aplikacion që arrin të përshpetojë videot e rënda deri në 70%

Në ndryshim nga versioni falas, versioni Pro nuk ka reklama.

Real Steel

Ka dalur në Play Store në vitin 2011, Real Steel është një lojrat më të njohura për dyluftime në 3D në peizazhin Android. Ka tre mënyra loje (Turne, Mësimi, Praktika etj) dhe tre vështirësi: e lehtë, të mesme, e vështirë . Bazuar në filmin e DreamWorks, me Hugh Jackman (Wolverine), Real Steel është vendosur në një të ardhme jo shumë të largët.  Robotët lujtojne ndeshjet e tyre deri në vdekje. Në lojë do të jetë në dispozicion deri në 65 robota, duke përfshirë mostrat e filmit: Zeus dhe Atom!

Më poshtë një video prezantimi i kësaj loje në 3D.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.