App

Microsoft Launcher renditet ne 25 aplikacionet më të mira për 2017  

Microsoft ka lancuar Launcherin e tyre për Android gati 2 vjet më parë. Microsoft Launcher ne fillim ishte thjesht një një aplikacion bazik për pajisjet Android i krijuar nga një punonjës i Garage Team i Microsoft. Garage Team është programi eksperimental i cili inkurajon secilin punonjës të Microsoft të punojnë në projekte të cilët kanë dëshirë. Ky program eksperimental duket se po korr sukses me lancimin e Microsoft Launcher.

Në vitet e fundit shumica e këtyre projekteve kan qenë për iOS dhe Android. Për të qenë i sinqertë shumë nga aplikacionet nuk kanë pasur ndonjë impakt. Me Microsoft Launcher duket se skuadra ka një as nën mëngë.

Microsoft Launcher

Aplikacioni deri tani ka marrë thuajse mbi 50 milion shkarkime. Me një numër kaq të lartë Microsoft Launcher është në listën Trending në Play Store. Nga një renditje e bërë nga kompania prestigjoze Fast Company aplikaconi është mes 25 aplikacioneve më të mira të vitit 2017 dhe zë më krenari vendin e 8.

Një nga arsyet për suksesin e aplikacionit është se Launcheri është një nga aplikacionet më të rëndësishme të një smartphone. Duke qenë se ky aplikacion ofrohet nga një kompani multi-bilionere njerëzit shtyhen që ta provojnë pa hezituar.

Microsoft Launcher

Nëse nuk e keni provuar Microsoft Launcher atëherë ne ju rekomandjmë që ti hidhni një sy. Microsoft Launcher mund të lidhet direkt me laptopin . Në këtë mënyrë ju mund të dërgoni dosje dhe foto të ndryshme direkt nga smartphone në laptop duke përdorur “Continue on PC”. Përveç kësaj Microsoft Launcher ju jep mundësinë që të shkarkoni Wallpaper ditorë nga Bing kështu që do të shihni një foto të re sa herë që hapni telefonin cdo ditë. Microsoft Launcher mund të shkarkohet nga Google Play Store duke klikuar më poshtë.

Personalisht unë e kam të instaluar dhe akoma nuk kam gjetur një arsye për ta ç’instaluar aplikacionin. Nëse edhe ju e keni provuar mos hezitoni të na shkruani përshtpjet tuaja në komentet më poshtë.

 

Microsoft Launcher
Microsoft Launcher
Price: Free
Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.